• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aleksandër Vuçiç është një serb i mirë

by Lorenc Vangjeli
08/05/2019 23:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Të thuhet se presidenti Aleksandër Vuçiç është serb i mire, është një blasfemi e frikshme në Tiranë.

E njëjta dalldi në Beograd, e konsideron mëkat të rëndë edhe pohimin simetrik: “Kryeministri Edi Rama është shqiptar i mirë!”.

Pohuesi i parë do të quhej pamëdyshje tradhëtar në Tiranë, kurse pohuesi i dytë do të ishte minimalisht provokator në Beograd.

Ballkani ka një traditë të jashtëzakonshme në dyzimin e qëndrimeve për të njëjtin individ, ide apo parim. Çfarë është e mirë për një palë, është e keqe për palën tjetër dhe si rregull, heronjtë e njërës anë, janë tradhëtarët dhe të këqinjtë e anës tjetër. Përjashtim bëjnë vetëm ato raste kur të dy palët e shndërrojnë historinë në një grua që i qesh shumë më shumë se një burri në të njëjtën kohë.

Kjo është dhe një nga arsyet më kryesore dhe të dukshme se pse Ballkani, që e ëndërron Evropën si biletë hyrjeje për në një klub të pasur, por jo për të ndarë të njëjtat standarte, është ende shumë larg Evropës si mënyrë të menduari, të sjelluri, qeverisjeje apo të qeverisuri. Kjo është edhe një mënyrë për të shpjeguar sesa pak Evropë reale, me paqe të ardhur mbas luftës, ka në viset më të vjetra të vetë Evropës.

Qoftë në Tiranë, qoftë në Beograd, gjykimi për drejtuesit e rradhës së pushtetit bëhet me të njëjtat syze të një patriotizmi folklorik dhe foshnjarak. I mirë për mua, është ai që është i keq për tjetrin.

Në fakt, në gjykimin për Vuçiçin, do të ishte e habitshme e kundërta. Pra që ai të fliste për një çështje shqiptare në rajon, për padrejtësi të hershme dhe të reja historike ndaj kombit shqiptar dhe për nevojën e zgjidhjes së tyre. Po kështu do të ishte shpresë e kotë që ai të gjykonte mbi rolin e Serbisë në shpërbërjen e frankenshtajnit jugosllav, të dënonte kriminelët serbë të luftës që derdhën gjak në Kroaci, Bosnjë-Hercegovinë dhe mbi të gjitha në Kosovë. Eshtë e pamundur për momentin që kjo kthjelltësi minimale, e nevojshme për t’u ndarë nga një e shkuar dramatike, t’i kërkohet një presidenti serb, sa kohë që shumica e vetë serbëve të mesëm, qoftë ata që dinin të prodhonin Zastava, qoftë ata që kanë udhëtuar me Yugo, nuk mendojnë ende kështu.

Eshtë e pabesueshme që serbi Vuçiç të mund të përkujtojë viktimat e luftës dhjetëvjeçare në ish-Jugosllavi apo të vejë një buqetë me lule në Drenicë, mbi varret që hapën po breshëritë serbe. Një ditë, dikush si president serb, do ta bëjë patjetër, por kjo do të jetë dita kur shumica e serbëve do të kuptojnë se Drenica martire, dhembja e Sarajevës, tragjedia e Srebenicës apo dhe delikatesa në gur e det e Dubrovnikut, në të vërtetë, çliruan dhe vetë Serbinë nga Serbia.

Cilido që do ta bëjë një gjë të tillë, do të jetë një qytetar evropian dhe vetë Serbia do të jetë bërë Evropë.

E njëjta histori vlen dhe për Shqipërinë sepse sa më shumë ndryshon, aq më shumë është e njëjta gjë. Sa kohë që në Tiranë, është patriotikisht korrekte të flitet me një lehtësi të frikshme për serbin, grekun, turkun, malazezin apo maqedonasin e keq, edhe vetë Shqipëria do të vazhdojë të jetë larg Evropës.

Një shembull i ndryshëm për të shpjeguar distancën mes gadishullit kapriçioz dhe kontinentit: Gjermani i mesëm, në shumicë dërmuese duartroket në heshtje kancelaren Merkel kur e sheh të përgjunjur në Yad Vashem, Muzeun e Holokaustit në Jeruzalem. Inxhineri i BENZ-it apo piloti i Lufthansa-s, e konsideron të drejtë përgjegjësinë gjermane për të kujtuar krimet e luftës së përbotshme dhe detyrë historike që të luftojë kundër antisemitizmit. Qoftë dhe vetëm kjo diferencë në qëndrime mes një shqiptari, serbi dhe gjermani ndaj tjetrit, të ndryshëm me veten, dëshmon distancën e jashtëzakonshme mes dy vendeve të Ballkanit dhe vendit të madh të Evropës, Gjermanisë.

Politika nuk është dashuri. Bashkëjetesa, sidomos mes fqinjëve, nuk është zgjedhje. Eshtë fakt . Eshtë çështje fati dhe marrëdhënie interesi reciprok. Kush e mendon ndryshe, është naiv.

Marrëdhëniet mes vendeve, mund të shpjegonte në një rast të tillë një gjerman, nuk ngjajnë me marrëdhëniet mes njerëzve. Mes njerëzve edhe ndodh që është gabim të mos e duash dikë, por është edhe më e gabuar ta duash atë. Për këtë shkak, të gjithë ata që në emër të patriotizmit duan të hedhin vezë dhe protestë mbi serbin Vuçiç në Tiranë apo dhe atë tipin tjetër të folklorit ballkanik, Milorad Dodik, në fakt nxjerrin dhe hedhin gurë nga mentaliteti i përbashkët ballkanik që e sheh fqinjin vetëm si rrezik që duhet luftuar dhe armik që duhet mundur.

Next Post

Shtypi i Ditës, 9 Maj 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fushatë e nxehtë në Kosovë! Akuza, ofendime e dhunë në prag të 7 qershorit

Fushatë e nxehtë në Kosovë! Akuza, ofendime e dhunë në prag të 7 qershorit

May 21, 2026
Airbus dhe Air France shpallen fajtore, Gjykata në Paris i dënon për tragjedinë me 228 viktima

Airbus dhe Air France shpallen fajtore, Gjykata në Paris i dënon për tragjedinë me 228 viktima

May 21, 2026
Hiqej si punonjëse tatimesh, merr 14 mijë euro për shtëpi të bllokuar në bankë!

Hiqej si punonjëse tatimesh, merr 14 mijë euro për shtëpi të bllokuar në bankë!

May 21, 2026
Aktivistët e ndaluar nga Izraeli, DASH: Të trajtohen njerëzisht dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar

Aktivistët e ndaluar nga Izraeli, DASH: Të trajtohen njerëzisht dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar

May 21, 2026
Dhunohet me sende të forta kreu i AKU në Shkodër, Policia jep detajet e para

Dhunohet me sende të forta kreu i AKU në Shkodër, Policia jep detajet e para

May 21, 2026
“Ç’do bësh në PD, do të thekesh në diell?”, Sela: Unë e mund Berishën, por Salianji më mund mua!

“Ç’do bësh në PD, do të thekesh në diell?”, Sela: Unë e mund Berishën, por Salianji më mund mua!

May 21, 2026
“S’ka më seanca pas orës 22:00”. PS-PD bashkojnë votat, miratohet Rregullorja e re e Kuvendit

“S’ka më seanca pas orës 22:00”. PS-PD bashkojnë votat, miratohet Rregullorja e re e Kuvendit

May 21, 2026
Vdes duke pritur drejtësinë për certifikatën e martesës! Gruaja mbetet pa trashëgimi…

Vdes duke pritur drejtësinë për certifikatën e martesës! Gruaja mbetet pa trashëgimi…

May 21, 2026
GJKKO e shpalli fajtor me kërkesë të SPAK, Gjykata e Lartë prish vendimin për Ardian Hajdarin

GJKKO e shpalli fajtor me kërkesë të SPAK, Gjykata e Lartë prish vendimin për Ardian Hajdarin

May 21, 2026
“Respekti për të vdekurit, pikë e programit tim!”, Sela sqaron deklaratën që bëri bujë

“Respekti për të vdekurit, pikë e programit tim!”, Sela sqaron deklaratën që bëri bujë

May 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In