Trajneri i ekipit të përfaqësueses serbe të basketbollit Aleksandar Xhorxheviç është trajneri i ri i Bayern Munich, me të cilën nënshkroi një kontratë dy-vjeçare, njoftoi klubi gjerman, referuar nga BETA.
“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e organizimit të Bayern.
Unë e di sesa serioz është projekti në Mynih,” tha Xhorxheviç për faqen zyrtare të klubit.
Ai në stol të Bayern-it zëvendëson bashkatdhetarin Svetisllav Peshiç.
Ish-organizatori i përfaqësueses serbe tha se ai e pëlqen ekipin që ka gjetur dhe se ata kishin nevojë edhe për dy nënshkrime më shumë që ekipi të plotësohej. (b.an)