• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Aleati i Merkelit: Viza pune për Shqiptarët, jo azil

by
06/08/2015 17:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aleati i Merkelit: Viza pune për Shqiptarët, jo azil

Partia Socialdemokrate e Gjermanisë (SPD) po përpiqet që për refugjatët nga shtetet e Ballkanit Perëndimor të krijohet mundësia e fitimit të një vize pune. Kjo do t`u mundësonte shtetasve të vendeve të këtij regjioni që të shkojnë në Gjermani përmes një rruge tjetër, jo përmes azilit.

Sipas këtij propozimi, shtetasit e Shqipërisë, Serbisë apo Kosovës do të fitonin një vizë pune në rast se ata sigurojnë paraprakisht një kontratë pune në Gjermani me të ardhura që e kalojnë pagën minimale prej 1460 euro bruto në muaj, shkruan finanz.net.

Këtë propozim e ka bërë publik sot në një konferencë telefonike me kryeministrat e landeve që vijnë nga partia e tij, kryetari i SPD-së, Sigmar Gabriel.

Sa u përket vizave të punës, ato duhet të jepen në numra të kufizuar. Për të realizuar këtë synim të SPD-së nuk nevojitet ndryshim i ligjit, thonë në këtë parti.

Ndërsa, vënia në jetë e propozimit të përmendur mund të bëhet në çdo kohë përmes udhëzimit nga Agjencia Federale për Ndërmjetësim të Punës (BA).

Në këtë kontekst, SPD angazhohet po ashtu edhe për zgjerimin e grupit të shteteve të sigurta në Ballkanin perëndimor duke futur aty, veç tjerash, edhe Kosovën. Kjo gjë, sipas saj do të ndihmonte në shpejtimin e procedurave të azilit.

Në gjashtë muajt e parë të vitit, vetëm nga Kosova, Shqipëria dhe Serbia në Gjermani ka pasur 67.400 kërkesa azili. Gjasat për njohje të azilit për ta janë afër zeros.

Next Post

Mbathje me “pixel” për të pasionuarat e kompjuterëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com