• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aleati i Bashës: Dalim vetëm në zgjedhje, pastaj vendosim për koalicionet

by Java News
21/05/2017 12:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu tha në studion e lajmeve të Ora News, se forca që ai drejton do të regjistrohet subjekt më vetë në zgjedhjet e 25 qershorit, por më pas do të shikohen mënyrat e bashkëpunimit për të maksimalizuar votën tek ajo sigël që do të jetë fituese.

“PR do të regjistrohet si subjekt më vetë dhe pastaj do të shikojmë kush janë mënyrat e bashkëpunimit për të maksimalizuar votën pikërisht tek ajo sigël e cila duhet të jetë sigël fituese.

Nuk do ti them të gjitha tani se do ketë edhe më prapa. Ne kemi një histori marrëdhënieje me PD shumë më ndryshe se subjektet e tjera, të hershme, historike dhe qëllimi ynë i përbashkët ka qenë si në opozitë dhe qeveri të garantojmë standarde për zgjedhe dhe pastaj nëse kemi qenë në qeverisje për të garantuar qeverisje normale ose në opozitë, një opozitë sa më solide, deklaroi kreu republikan.

Mediu shpjegoi se nëse të gjitha partitë e vogla bëhen bashkë mund të marrin 20 deputetë, duke theksuar se kjo duhet parë me vëmendje pasi nuk mund të neglizhohet ajo pjesë e shoqërisë që nuk voton as PD dhe as PS.

“Kërkesat për ndryshimin e kodit kanë qenë të herë pas hershme. Dua të kujtoj që ne kemi pasur një komision ad hoc që nuk vendosi asgjë.

Për fatin e keq PS refuzoi të merrte në konsideratë kërkesat dhe një pjesë e partive si PR apo LSI kishin propozuar dhe ndryshime të tilla në Kodin Zgjedhor ku gjithësecili subjekt vlerësohej mbi potencialin e vet dhe jo të shtrëngohej në koalicione që ishin ndonjëherë të padëshirueshme ose kontrollonin procesin zgjedhor.

Kemi thënë për lista preferenciale, kemi thënë për ndryshim të sistemit zgjedhor, për propocionalin kombëtar. Pra ka një seri masash që arrin ta maksimalizojë votën e çdo subjekti.

Të them më thjeshtë, pak a shumë një mandate deputeti është i barabartë me 10 mijë vota. Të gjitha këto parti kanë rreth 200 mijë vota, atëherë i bie që rreth 20 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë janë produkt i këtyre partive politike të cilat ndonjëherë për shkak të ligjit kthehen në deputetë, por për shkak të ligjit edhe nuk kthehen në deputëtë.

Pyetja shtrohet: Gjithë kjo pjesë e shoqërisë që nuk ka votuar as për PS as për PD do të jetë një pjesë që duhet të neglizhohet apo duhet të vlerësohet?!

Dmth duhet ta lëmë që politika e dy partive mos reagojë  në raport me këtë pjesëmarrje që janë 200 mijë, që i bie afërsisht 18% e votuesve.

Pra është një lloj marrëdhënie që duhet parë me vëmendje. Unë jam dakord që duhet të kemi një kod elektoral i cili mund ti shtyjë partitë në dy blloqe që funksionojnë në bazë të ideologjisë dhe programit”, tha Mediu./a.ç

Next Post
FOTO/Poza nudo e Kylie Jenner çmend rrjetin, merr 2 milionë “LIKE” e 400 mijë komente

FOTO/Poza nudo e Kylie Jenner çmend rrjetin, merr 2 milionë “LIKE” e 400 mijë komente

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tronditëse në Athinë, foshnja e pajetë gjendet brenda valixhes në apartamentin me qira

Tronditëse në Athinë, foshnja e pajetë gjendet brenda valixhes në apartamentin me qira

August 30, 2026
Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

August 30, 2026
VIDEO/ Fluksi i pushuesve paralizon rrugët e Lezhës, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

VIDEO/ Fluksi i pushuesve paralizon rrugët e Lezhës, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

August 30, 2026
7 vatra zjarri ende aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: Dibra përballet me situatën më të rënduar

7 vatra zjarri ende aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: Dibra përballet me situatën më të rënduar

August 30, 2026
Mesazhi i Khameneit trazon Gjirin! Lideri suprem i Iranit u bën thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit

Mesazhi i Khameneit trazon Gjirin! Lideri suprem i Iranit u bën thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit

August 30, 2026
20 vizita në ditë për infeksione të veshit, mjekët paralajmërojnë: Tek fëmijët rrezikohet edhe dëgjimi

20 vizita në ditë për infeksione të veshit, mjekët paralajmërojnë: Tek fëmijët rrezikohet edhe dëgjimi

August 30, 2026
Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros, arrestohen kapiteni dhe 8 anëtarë të ekuipazhit! 20 persona ende në kërkim

Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros, arrestohen kapiteni dhe 8 anëtarë të ekuipazhit! 20 persona ende në kërkim

August 30, 2026
“Price Watch Albania” nuk mjafton për uljen e çmimeve, eksperti: Transparenca sinjalizon abuzimet, qeveria duhet të marrë masa

“Price Watch Albania” nuk mjafton për uljen e çmimeve, eksperti: Transparenca sinjalizon abuzimet, qeveria duhet të marrë masa

August 30, 2026
Takimi Trump-Putin-Zelensky në pikëpyetje, Moska vendos kushtin për negociatat, paralajmëron përshkallëzim me “sulme masive”

Takimi Trump-Putin-Zelensky në pikëpyetje, Moska vendos kushtin për negociatat, paralajmëron përshkallëzim me “sulme masive”

August 30, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Përpjekje për të gjetur alibi për lirimin e mundshëm të Veliajt

August 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com