• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aleatët kushte Bashës: Në tryezë të mos flitet vetëm për kërkesat e PD

by A R
16/04/2017 11:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa pritet një tryezë dialogu ndërmjet palëve opozitë-mazhorancë për zgjidhjen e ngërçin politik që është krijuar, aleatët e opozitës kërkojnë me çdo kusht që të përfshihen në dialogun ndërmjet kreut të opozitës Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama.

Protesta e opozitës është në ditën e 59 të saj ndërsa zgjedhjet e qershorit janë më afër se kurrë. Opozita vazhdon protestën e saj para kryeministrisë duke kërkuar me ngul qeveri teknike dhe largimin e Ramës nga kryeministria. Por cila është kërkesa e aleatëve të opozitës në rast se do të ketë një dialog?

Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT” aleatët e Bashës si Fatmir Mediu, Nard Ndoka dhe Agron Duka kanë dhënë idetë e tyre të qarta. Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu deklaroi se e rëndësishme është që takimi të ketë një produktivitet dhe të qartësohen kërkesat e opozitës.

Ai theksoi se nuk ka rëndësi se kush do të marrë pjesë në takim por e mirë do të ishte që e gjithë opozita të përfaqësohej. “E rëndësishme për ne është produktiviteti i dialogut ndërmjet opozitës edhe mazhorancës. Për sa i përket pyetjes nëse kreu i Partisë Demokratike Basha vendos me Ramën një takim dypalësh?

Ne jemi të vendosur në kushtet tona dhe me rëndësi do të ishte një takim me pjesëmarrje të gjerë si nga opozita ashtu edhe nga mazhoranca siç kanë deklaruar edhe aleatët e Partisë Socialiste”, është shprehur kryerepublikani Fatmir Mediu.

Të pyetur për sa i përket takimit të mundshëm Rama-Basha aleatët e Partisë Demokratike Agron Duka kreu i Partisë Agrare Ambientaliste dhe Nard Ndoka kreu i Partisë Demokristiane janë shprehur se nuk do e kishin problem që të bëhej një takim dypalësh ndërmjet Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, por me kushtin e vetëm që Basha të mos fliste vetëm për kërkesat e PD por të të gjithë opozitës së bashkuar.

“Pa dyshim që në dialog duhet të marrim pjesë edhe ne, sepse kauza e opozitës dhe kërkesat e saj janë të shumta. Dhe takimi duhet të jetë në nivel koalicioni opozitar. Por nëse në vendosim që të na përfaqësojë Lulzim Basha atëherë do të jemi të qartë që ai mos të flasë vetëm në emër të Partisë Demokratike por të parashtrojë të gjitha kërkesat e diskutuara të opozitës së bashkuar”, është shprehur kryedemokristiani Nard Ndoka.

Ndërsa Agron duka ka qenë i prerë në përgjigjen e tij, ku theksoi se për atë ka rëndësi produkti i dialogut dhe jo kush do të marri pjesë në takim. “ po do të pranoja që takimi të bëhej dypalësh Rama-Basha. Rëndësi për ne ka produkti i dialogut”, është shprehur Agron Duka.

Edhe një herë tjetër, opozita e ka bërë të qartë qëndrimin e saj se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje dhe rrjedhimisht, nuk do të regjistrohej në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Pak ditë më parë në deklaratë të përbashkët Partia Demokratike dhe aleatët vendosën mospjesëmarrjen në zgjedhje.

“Koalicioni opozitar i mbledhur konfirmon qëndrimin për mosregjistrimin në KQZ deri në arritjen e një pakti politik për krijimin e qeverisë teknike që do sigurojë zgjedhje të lira, dhe koalicioni opozitar vendosi mbajtjen e një proteste të madhe kombëtare më 7 maj në Kavajë”, bëhet me dije në deklaratën e lëshuar pas mbledhjes së PD me aleatët.

Next Post
Plagosje me thikë në Elbasan, arrestohet autori

Plagosje me thikë në Elbasan, arrestohet autori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rregulla të ashpëra për maturën 2020, nga 1 vit ”stazh” në ndjekje penale për kopjacët

Rihapen aplikimet për formularët A1 dhe A1Z, procesi online më 6 Gusht

August 5, 2026
Haradinaj: 5, 12 dhe 19 prilli, datat e mundshme për zgjedhjet e reja

LDK do Presidencën, jo Kryeministrinë, Hardinaj kundër Kurtit: E do pushtetin të gjithin për vete

August 5, 2026
Kreu i një kompanie ruse të dronëve plagoset rëndë në atentat me bombë në makinë

Kreu i një kompanie ruse të dronëve plagoset rëndë në atentat me bombë në makinë

August 5, 2026
Festat e fundvitit, mbi 6300 qytetarë kanë hyrë nga Kapshtica në vendin tonë

Shtohet qarkullimi me vendet fqinje, Kapshtica dhe Qafë Thana përballojnë rritjen e lëvizjeve

August 5, 2026
Fitorja e kandidatit Abdul El-Sayed në Michigan rihap debatin për ndikimin e lobit pro-izraelit në SHBA

Fitorja e kandidatit Abdul El-Sayed në Michigan rihap debatin për ndikimin e lobit pro-izraelit në SHBA

August 5, 2026
Marrëveshja Shqipëri-Zvicër detyron palët të negociojnë! U firmos në 1992 për zgjidhjen e…

Marrëveshja Shqipëri-Zvicër detyron palët të negociojnë! U firmos në 1992 për zgjidhjen e…

August 5, 2026
Mungesa e likuiditetit alarmon bankat ruse, ekonomia e luftës vë nën presion financat e Moskës

Mungesa e likuiditetit alarmon bankat ruse, ekonomia e luftës vë nën presion financat e Moskës

August 5, 2026
Marrin 1% të GDP, bashkitë kërkojnë më shumë fonde. Mazniku premton rritjen e transfertës

Kundërshtitë për ndarjen territoriale, Mazniku: Debati në Kuvend, jo me protesta dhe referendum

August 5, 2026
Nën kërcënimin e kallashnikovëve, grabitet argjendaria në Paskuqan, ja detajet e para

Nën kërcënimin e kallashnikovëve, grabitet argjendaria në Paskuqan, ja detajet e para

August 5, 2026
Alarm në Gjermani! Avioni i DHL përplaset në ajër me një objekt, pak më vonë policia gjen në aeroport një dron

Alarm në Gjermani! Avioni i DHL përplaset në ajër me një objekt, pak më vonë policia gjen në aeroport një dron

August 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com