• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Aleatët janë ndihmë, jo përcaktues”/ Gjekmarkaj: Berisha kaloi vijën e zjarrit, mund t’i bashkohet LSI-së. Ne kemi vetëm një plan A

by Java News
27/01/2022 19:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas nënkryetarit të Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj, kandidatët e Sali Berishës mund të regjistrohen në zgjedhje vetëm në siglën e LSI. I ftuar në Radarin Informativ me gazetaren Fabiola Hoxha ai u shpreh se ka vetëm një Parti Demokratike ndërsa pjesa tjetër janë një grup njerëzish që mund të jenë duke ideuar një parti të re politike.

Ai u shpreh se janë në një proces seleksionimi sa i takon kandidaturave për kryetarë bashkie në 6 bashkitë pa kryetarë ndërsa negociatat me aleatët vazhdojnë. Lidhur me këta të fundit, Gjekmarkaj është i sigurt se do të mbështesin PD-në zyrtare.

“Ka vetëm një PD. Deri kohë më përpara mund të luhej me këto nuanca. PD ka marrë disa vendime duke përjashtuar disa anëtarë dhe duke pezulluar disa të tjerë. Mund të krijojnë një parti dhe ndoshta janë rrugës për të bërë këtë gjë, por nuk mund të flasin për këtë.

Ata kanë të drejtë t’i bashkohen LSI-së dhe me siguri drejt asaj po shkojnë. Aleatët e tjerë nuk i janë përgjigjur thirrjes së Foltores. Janë aty. Aleatët janë ndihmë por nuk janë ata që përcaktojnë fuqinë e PD. Po bisedohet me aleatët. Marrëveshjet në Shqipëri arrihen në momentin e fundit. Por ata do jenë në çdo rast në krahun tonë.

Jemi në një proces seleksionimi. Kandidaturat janë shumë. Duke qenë shumë është edhe dilemma për të përzgjedhur sepse duam të çojmë kudo kandidatë me prestigj. Baza e PD në përgjithësi në shumicën e saj mbështet PD e cila është një edhe e vetme dhe në bazë nuk ekzistojnë përçarjet që artikulohen në studiot e Tiranës. PD axhendën e saj të përballjes e ka me Edi Ramën.

Nuk kemi kundërshtar tjetër për të mundur në Shqipëri. Është absurd që Shqipëria pas 8 viteve të rrijë në këtë gjendje. Vendi ka mundësi të ndryshojë. Grupi i Foltores nuk e di ku do i regjistrojë kandidatët e vet. Atashimi i tyre me LSI është një histori tjetër. Është e drejta e tyre. Për momentin PD ka vetëm një plan A që është ai i fitores”, tha Gjekmarkaj.

Marrjen e dy posteve të rëndësishme në PD në një kohë të vështirë për partinë, Gjekmarkaj nuk e quan privilegj por përgjegjësi për të dhënë një kontribut sado modest. Ai deklaroi se Berisha dhe mbështetësit e tij kaluan vijën e zjarrit në protestën e 8 Janarit. Gjekmarkaj është optimist se PD po ringrihet dhe këtë sipas tij e tregon edhe mbështetja e demokratëve gjatë takimeve të Bashës nëpër rrethe.

“Të marrësh post në këtë situatë dhe këtë periudhë të pazakontë të PD nuk është për t’u mburrur dhe as për të shiut mend. Unë këtë post e shoh vetëm si përgjegjësi për të dhënë një kontribut modest aq sa mundemi.  Gjërat po marrin rrugën e tyre të natyrshme sado që ka qenë një proces i dhimbshëm që na ka çuar drejt përfundimeve logjike. Kishim një vijë zjarri sepse një grup personash të udhëhequr nga Sali Berisha tentuan të futen në seli në datë 8 Janar.

PD do të dalë nga kjo situatë me mbështetjen e demokratëve që do të kuptojnë se je i detyruar të bësh një zgjedhje. Nëse duhet të zgjedhësh mes të shkuarës dhe të ardhmes, duhet të shkosh në të ardhmen. Kriza po tejkalohet dhe PD po ringrihet dhe kjo duket nga mbështetja që po i jepet zotit Basha gjatë takimeve nëpër qytete të ndryshme.

PD hyn në këto zgjedhje për t’i fituar këto qytete. Ishte e drejta e presidentit i cili po e vononte shpalljen e datës së zgjedhjeve. Përsëri është në të drejtën e tij kushtetuese dhe PD do i përgjigjet kësaj thirrje për të marrë pjesë. Ne po shqyrtojmë emrat për kandidaturat në 6 qarqet, dhe kam bindjen që PD do dijë ta kthejë në një moment kthese dhe suksesi”, deklaroi ai. /m.j

Next Post
edmond-spaho-abc-compressor-590×354

Spaho: S’na pengon askush të bëjmë fushatë me logot e PD, ja 3 bashkitë që do fitojmë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In