• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Aleatët e Trumpit të bindur: Regjimi i Iranit do të rrëzohet

by Java News
01/07/2018 18:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aleatë të ngushtë të presidentit amerikan, Donald Trump, gjatë një proteste në Paris, të titulluar “Irani i Lirë”, u kanë thënë protestuesve se fundi i regjimit iranian është afër dhe se sanksionet kundër shtetit do të jenë “më të mëdha”.

“Ne tani realisht jemi në gjendje të shohim fundin e regjimit në Iran”, tha këshilltari ligjor i Trumpit, Rudy Giuliani gjatë protestës e cila është organizuar nga kundërshtarët e Qeverisë në Teheran, që gjenden në ekzil, transmeton REL.

Giuliani vuri në dukje protestat e organizuara kohëve të fundit në Iran, për shkak të vështirësive të vazhdueshme me të cilat po përballet Teherani zyrtar, pas tërheqjes së Trumpit nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 dhe rivendosjes së sanksioneve mbi Republikën Islamike.

“Kur fuqia më e madhe ekonomike ndalon së bëri bizsnes me ju, atëherë ju kolapsoni… dhe sanksionet do të bëhen më të mëdha, më të mëdha, më të mëdha”, u shpreh Giuliani.

Giuliani tha se ai nuk mbështetë armatosjen e opozitës iraniane, duke shtuar se presidenti Trump do të vendosë më shumë sanksione mbi Teheranin për të ngufatur “ajatollahët diktatorialë” të Iranit.“Kushdo që mendon se ajatollahët janë njerëz të ndershëm, është budalla. Ata janë mashtrues..”, tha ai, duke thënë se aleatët e SHBA-së që po vazhdojnë bashkëpunimin me Iranin, do të “turpërohen”.Mbështetësi i fuqishëm i Trumpit në po të njëjtin tubim tha se “mënyra e vetme për siguri në rajon është zëvendësimi i diktaturës me demokraci dhe ky ka qenë qëllimi ynë”.Giuliani dhe politikanë të tjerë të linjës së ashpër, në vitet e fundit, janë paguar që të flasin nëpër tubime, që zyrtarisht sposorizohen nga Këshilli Nacional për Rezistencë i Iranit (NCRI), organizatë me bazë në Paris, që shërben si ombrellë për kundërshtarët në ekzil të Qeverisë në Teheran.Maryam Rajavi, lider i Organizatës së Njerëzve Mujahid të Iranit, u tha gazetarëve se “ndryshimi i regjimit në Iran është më afër se kurrë më parë. Një e ardhme e ndritur pa ekzekutime, torturë, diskriminim dhe shtypje”.

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka lëshuar një deklaratë ku tha se Trump do të dështojë që të kthejë kundër Qeverisë iranianët.“Ata sjellin presion ekonomik për të ndarë kombin nga sistemi… por, gjashtë presidentë para tij, kanë tentuar dhe kanë hequr dorë”, tha Khamenei.

Në Iran janë mbajtur protesta pas vështirësive ekonomike, pasi Uashingtoni u tërhoq nga marrëveshja bërthamore dhe tërhoqi dhe detyrojë kompanitë që operojnë në Iran të tërhiqen, pas kërcënimit nga sanksionet amerikane.Marrëveshja bërthamore e arritur më 2015 i mundëson Teheranit lehtësim të sanksioneve, në këmbim të frenimit të programit bërthamor. (b.an)

Next Post
VIDEO/ “Jo alkool nëse jeni në timon”, fushata e veçantë e policisë

VIDEO/ "T’ju jap noj kafe të mirë”, por përfundon 't'u pi kafe vetë' në qeli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Opozita braktis sallën, dështon mbledhja për “Zgjedhoren”, s’ka paqe mes PD dhe PS! Demokratët kërkojnë plotësimin e kushteve

Opozita braktis sallën, dështon mbledhja për “Zgjedhoren”, s’ka paqe mes PD dhe PS! Demokratët kërkojnë plotësimin e kushteve

November 9, 2026
U arrestua se plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, Gjykata e Fierit lë në “arrest me burg” dajën e deputetes Zegjine Çaushi

Plagosi me drapër babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg 52-vjeçarin!

November 9, 2026
Urrejtja si produkt i injorancës dhe i mosrealizimit të vetvetes

Shteti nuk mund të tërhiqet përpara dhunës – protesta nuk është pushtet mbi ligjin

November 9, 2026
“Alimehmeti kandidaturë e shkëlqyer për Tiranën, por…”- Bardhi për zgjedhjet dhe protestën: Deputetët e PD s’janë refuzuar nga studentët!

“Alimehmeti kandidaturë e shkëlqyer për Tiranën, por…”- Bardhi për zgjedhjet dhe protestën: Deputetët e PD s’janë refuzuar nga studentët!

November 9, 2026
“Nuk jam në pritje të ëmbël, por…”- Me çorape fëmijësh në duar, ministrja Ismaili prezanton skemën e re për “Bonusin e bebeve”: Mbështetje për 5 vite!

“Nuk jam në pritje të ëmbël, por…”- Me çorape fëmijësh në duar, ministrja Ismaili prezanton skemën e re për “Bonusin e bebeve”: Mbështetje për 5 vite!

November 9, 2026
Protesta e dhunshme dhe bllokimi i rrugës dje në bulevard, Policia gjobit 21 persona! Ja shuma që do paguajnë

Protesta e dhunshme dhe bllokimi i rrugës dje në bulevard, Policia gjobit 21 persona! Ja shuma që do paguajnë

November 9, 2026
OKB paralajmëron për një epokë të re të fenomeneve ekstreme të motit: Toka po akumulon nxehtësi me ritme të përshpejtuara!

OKB paralajmëron për një epokë të re të fenomeneve ekstreme të motit: Toka po akumulon nxehtësi me ritme të përshpejtuara!

November 9, 2026
Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

“I përcolla shqetësimet e Turqisë për Iranin”- Erdogan konfirmon bisedën telefonike me presidentin Trump: Zgjidhja përmes dialogut!

November 9, 2026
Liga e Kombeve/ Ndeshjet deçizive me Finlandën dhe Bjellorusinë, Berisha dhe Shehu: Çdo ndeshje ka vështirësi, duam mbështetjen e tifozëve!

Liga e Kombeve/ Ndeshjet deçizive me Finlandën dhe Bjellorusinë, Berisha dhe Shehu: Çdo ndeshje ka vështirësi, duam mbështetjen e tifozëve!

November 9, 2026
Helmimi i fëmijëve në kopshtin publik, Ujësjellësi i Vlorës: Rezultatet e analizave të ujit dolën brenda normave, nga verifikimet…

Helmimi i fëmijëve në kopshtin publik, Ujësjellësi i Vlorës: Rezultatet e analizave të ujit dolën brenda normave, nga verifikimet…

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In