• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aleatët e PD-së shpikin ‘armikun e jashtëm”, sulmojnë OSBE: Zgjedhjet puna jonë

by Java News
23/01/2017 08:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka, e sheh absurd dhe të papranueshëm qëndrimin e mbajtur nga ambasadori i OSBE-së në lidhje me votimin elektronik në Shqipëri. Ndoka, i cili është edhe një nga krerët e partive që firmosën memorandumin për zgjedhje të lira dhe të ndershme në vend, thekson se vullneti politik është më i rëndësishëm në procesin e Reformës Zgjedhore.

Në një intervistë për “Report Tv”, Ndoka paralajmëron një skenar si ai në Maqedoni, nëse në Shqipëri nuk do të ketë një Reformë të thellë Zgjedhore. “Qëndrimi i OSBE është absurd, i papranueshëm dhe i papërgjegjshëm, për faktin se gjithmonë kur ka një vullnet politik, ka kohë. Duke e konsumuar mandatin kushtetues kjo maxhorancë, mund të na presë një variant maqedonas, duke i organizuar zgjedhjet me një qeveri tjetër tranzitore me një kohë dhe një afat të përshtatshëm për t’i realizuar këto standarde”, deklaroi Ndoka.

Edhe për kreun e LZHK-së, Dashamir Shehi, vullneti i partive politike është më i rëndësishëm në Reformën Zgjedhore sesa qëndrimet e OSBE-së. Sipas Shehit, gjithmonë ky institucion ka folur për zgjedhje që po vijnë drejt përmirësimit, por hapin final duhet ta hedhin partitë politike.

“U bë vite që OSBE thotë se në këto zgjedhje u bë një hap përpara. Se ku është ky hapi përpara…? Unë s’mbaj mend të ketë thënë ndonjëherë OSBE se këto zgjedhje nuk hyjnë në punë. OSBE këtë punë thotë, prandaj me OSBE ose pa OSBE, kjo është puna jonë dhe gjykoj se këtu s’ka asgjë për t’u paragjykuar”, theksoi Shehi.

Dy aleatët e opozitës paralajmërojnë se nëse maxhoranca nuk do të reflektojë për kërkesat e tyre në lidhje me Reformën Zgjedhore, atëherë do të ndiqen të gjitha rrugët demokratike për t’ia imponuar asaj këto kërkesa. Bojkoti i Kuvendit, protestat dhe deri te shtyrja e datës së zgjedhjeve janë disa nga hapat që opozita pritet të ndjekë nëse maxhoranca nuk do të pranojë votim dhe numërim elektronik në zgjedhjet e 18 qershorit.

ma.me

Next Post
Tragjedia në Itali, shpëtoi disa nxënës mes flakëve, por jo 2 fëmijët e tij

Tragjedia në Itali, shpëtoi disa nxënës mes flakëve, por jo 2 fëmijët e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Behlul Jashari, kronisti i qëndresës që u harrua nga Kosova e Shqipëria

Behlul Jashari, kronisti i qëndresës që u harrua nga Kosova e Shqipëria

July 21, 2026
Protesta dhe kërkesat/ Preç Zogaj: Sinjal për reflektim! Prekin probleme thelbësore të demokracisë dhe qeverisjes

Protesta dhe kërkesat/ Preç Zogaj: Sinjal për reflektim! Prekin probleme thelbësore të demokracisë dhe qeverisjes

July 21, 2026
“Do jeni bashkëfajtorë”/ Irani paralajmëron Bullgarinë që të mos i lejojë SHBA-të të përdorin bazat e tyre

“Do jeni bashkëfajtorë”/ Irani paralajmëron Bullgarinë që të mos i lejojë SHBA-të të përdorin bazat e tyre

July 21, 2026
Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë! Si paraqitet situata në vend

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë! Si paraqitet situata në vend

July 21, 2026
“Vendimet për Aeroportin e Vlorës dhe Zvërnecin i firmosi Sali Berisha”, Balla publikon dokumentin (VIDEO)

Paketa e Maleve, Rama publikon mesazhet e qytetarëve: 90% janë profile fallco. Pas tyre janë sorrat e opozitës

July 21, 2026
“Vendimet për Aeroportin e Vlorës dhe Zvërnecin i firmosi Sali Berisha”, Balla publikon dokumentin (VIDEO)

“Vendimet për Aeroportin e Vlorës dhe Zvërnecin i firmosi Sali Berisha”, Balla publikon dokumentin (VIDEO)

July 21, 2026
Ndryshon moti në vend! Pas vapës përvëluese, rikthehen reshjet e shiut

Ndryshon moti në vend! Pas vapës përvëluese, rikthehen reshjet e shiut

July 21, 2026
“Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen”, Lamallari: Nuk ju bëjnë të padukshëm, rregullat njësoj për të gjithë

“Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen”, Lamallari: Nuk ju bëjnë të padukshëm, rregullat njësoj për të gjithë

July 21, 2026
Era e fortë përfshin Vlorën, priten reshje intensive shiu

Era e fortë përfshin Vlorën, priten reshje intensive shiu

July 21, 2026
Revolta e 52-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Revolta e 52-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

July 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In