• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aleatët e Bashës, të ndarë për hyrjen në zgjedhjet lokale

by A R
17/09/2018 16:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Është vetëvrasje për opozitën nëse shkon në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër”.

Ndonëse Lulzim Basha nuk e ka thënë ende fjalën e fundit pas kësaj këshille të dhënë nga ish-kryeministri Berisha, aleatët e opozitës janë të ndarë në qëndrime.

“Ne do respektojmë rregullat e demokracisë, të cilat thonë vetëm me zgjedhje shkëmbehen pushtetet. S’ka rrugë tjetër. Koncepti që nuk shkojmë në zgjedhje është i dëmshëm për demokracinë”, thotë Dashamir Shehi, Kryetar i LZHK-Së

Ndërsa Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, thotë se “ky moment do shqyrtuar nga opozita, do shkojmë ne zgjedhje si akt formal apo për interesat tona kombëtare që faktorë të tillë si Rama mos ketë gjë në dorë të manipuloje zgjedhjet… jemi ne një grusht shteti, ku nuk funksionon Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë dhe gjithë ky pushtet është nën pushtetin e Ramës. Edhe Kolegji Zgjedhor do kontrollohet prej tij. Sido që të ndodhin zgjedhjet do kontrollohet…”

“Do jetë një aventurë që ne t’i besojmë këtij kryeministri që të hyjmë në zgjedhje me të njëjtat disavantazhe”, thotë Nard Ndoka, kryetar i PDK-së.

Të ndarë janë edhe kur bëhet fjalë për bojkotin e parlamentit apo dhe idenë e djegies se mandateve.

“Kësaj maxhorance ne duhet t’i themi se shkojmë edhe drejt bojkotit të parlamentit, në qoftë se do ishte me e vlefshme të mos kemi mandat, le të ikë edhe mandati”, paralajmëron Shehi.

Por, Mediu thotë se “parlamenti nuk është pronë e Ramës, por pronë dhe zë i qytetarëve dhe opozita duhet të jetë në parlament. A duhet t’i djegim këto mandate? Kundërshtarin se zgjedhim dot. Mandatet s’na i ka dhënë Rama, por qytetarët. Ne atë parlament duhet të përfaqësojmë qytetaret”.

Ndërsa Ndoka thotë se “mandatet tona në këto kushte s’kanë asnjë lloj vlere. Këtij kryeministri vesin s’ia heqim dot, por do heqim atë nga kryesimi i vendit.”

Prej tre javësh opozita ka bojkotuar komisionet parlamentare dhe seancat plenare duke i mbledhur deputetët e saj në qytete që simbolizojnë lidhjet e qeverisë me krimin.

KLAN / b.d

Next Post
Korrigjimi i kufijve me Serbinë, Thaçi drejt SHBA-së, takim me Trump

Korrigjimi i kufijve me Serbinë, Thaçi drejt SHBA-së, takim me Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In