• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aleatët, Berisha e Topalli, braktisin qokën e Bashës për bllokimin e rrugëve

by Java News
24/04/2017 14:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E deklamuar si protestë e opozitës, bllokimi i pesë akseve kombëtare sot në mesaditë përfundoi vetëm si një protestë e vetë Bashës, e organizuar nga një pjesë e grupit parlamentarë të PD-së. Duke parë protagonistët e kësaj proteste, ajo që e vu re, ishte jo vetëm mungesa e krerëve të koalicionit opozitarë, por edhe e disa figurave qëndrore të PD-së, si Berisha, Topalli, Ruli etj. Përpjekjet për ta kthyer protestën e opozitës nga një lëvizje politike në një lëvizje me pasoja konfrontimesh civile, duket se nuk merr mbështetje të duhur nga palët e përfshira në këtë protestë. Natyrisht që përtej objektivit që ka çadra për qeveri teknike, secila nga palët ka edhe objektivat e veta që lidhen sa me interesa elektorale aq edhe me interesa më pragmatiste në kuadër të Reformës në Drejtësi, e posaçërisht të vetting-ut.

Është e kuptueshme se Basha po përpiqet ta profilizojë veten si nismëtar i një ‘Republike të Re’. E në këtë kuadër ai po bën përpjekje që të lerë në hijë mjaft prej aleatëve të tij, si dhe disa deputetë të PD-së, që janë ‘jetë e mot’ në politikë e janë arkitektë e përfitues të drejtpërdrejtë nga “Republika e Vjetër”.  Natyrisht edhe vetë Basha është produkt i kësaj Republike. Ajo që është lehtësisht e kuptueshme ka të bëjë me faktin se republikat nuk ndryshojnë siç ndryshon moda dhe aq më tepër me një fjalë goje. Kjo bën të qartë se palët mund të bashkohen brenda çadrës për qeverinë teknike, por kur vjen puna te ‘Republika e Re’, secila palë ka të tjera gjëra në mendje nga ato që deklamon Basha. Në këtë kuadër janë të natyrshme edhe dritë- hijet në marrdhëniet mes vetë Bashës me aleatët. Natyrisht që edhe rrugët që ndiqen për të shtrënguar me zor qeverinë që të japë dorëheqje janë të diskutueshme edhe brenda koalicionit opozitar. Kjo bëri që dhe protesta e sotme nga një protestë e opozitës të shkojë në hullitë e një proteste 100% e PD-së.

Mungesa e Berishës, Topallit e figurave të tjera të PD-së në bllokimin e rrugëve nuk është se i bën ata që të mendojnë ndryshe nga Basha, por vetëm sa shpalos se jo të gjitha palët kanë qëllime të njëjta. Përfaqësimi me ndonjë flamur aty këtu e ndonjë partie në koalicion me PD nuk është se zgjeron shumë spektrin e përfaqësimit politik. Mungesa e liderëve të koalicionit opozitar që kanë edhe mandate deputetësh është thjeshtë kuptimplote, pasi për ta egzistopn rreziku që të përballen me proces gjyqësorë, pasi haptazi kanë shkelur ligjet me protestën për të bllokuar rrugët e Shqipërisë. Kjo do ta bënte të pamundur përfshirjen e tyre në listat e kandidatëve për deputet në bazë të ligjit për dekriminalizimin. Rreth kësaj pasigurie vërtiten edhe boshllëqet e theksuara në përfaqësim në aksionin e PD-së për të bllokuar rrugët. Ndaj protesta përfundoi thjeshtë në një qokë të Bashës për të mbajtur me gajret militantët e pakët të PD-së që morën pjesë në këtë protestë.

Armando Meta

Next Post
Tregtari: Ja si më grabitën në banesë 100 mln lekë nga biznesi dhe 60 mijë paund të djalit

Tiranë/ 60-vjeçari përleshet me grabitësit brenda në banesë, plagoset rëndë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

August 23, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Për gjithë të alarmuarit nga borderot e protestës

August 23, 2026
Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com