• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aleat hajdut

by Edison Ypi
03/02/2025 15:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edison Ypi

I vajtën Hajdutit në arratì. E gjetën te zgavra ku ishte fshehur. E morën, e lanë e shpëlanë. Ja hoqën morrat, e krehën, e ujdisën. E nxorrën në televizor. I thanë të thotë çfarë u leverdiste për të fituar Noc Rrokun në zgjedhjet e ardhëshme. Pra i vajtën të vdekurit te varri. Ja mblodhën dhe ja ngjitën kockat. E ngritën, ja hoqën baltat, e veshën, e mbathën, e parfumosën, e pispillosën. E nxorën para kamerave. I thanë të flasi për kodrat e Saukut pas Malit të Dajtit. Foli aleati hajdut. U ngërdhesh, u zgërdhesh me zë të dridhur, i djersitur nga ankthi, paniku. Asgjë su muar vesh çfarë tha i vdekuri i pakallur që po e kërkojnë policitë e krejt botës.

Zgjedhja për aleat e Hajdutit për të dëshmuar hajdutllëkun të lë pa mënt. Nuk duket si e këtushme. Duket si e tejbotëshme. Si e ndodhur tjetërkund. Vite drite Larg. Në një planet ku gravitacion nuk ka, koha ka ndalur, Jeta e saponisur është në epokën e shpellave të populluara nga pitekantropët që jetojnë në kopè, dhe ushqehen me njëritjetrin.

Mes shumllojshmërisë së pafundme të tipave, karaktereve, huqeve, veseve, vështirë të gjesh një aleat për së mbari. Që ta kesh për ditë të zezë. Të rrijë besnik si qeni. Të mos tradhëtojë si Beqir Balluku. Të mos të spiunojë si Kadri Hazbiu.

Ndoshta e gjen një aleat që të duhet, ta zemë, për shkencëtar, i cili, mes tjerash, ka dhe ndonjë cilësi negative. Për shembull, është llapaqen, zevzek, frikacak, thashethemexhi, intrigant, ose të gjitha bashkë këto. S’ke gabuar. Zgjedhja do funksionojë. Shkencëtari i ardhshëm, pavarsisht se llapaqen apo imoral, do kryejë punën. Nuk e zgjodhe për aleat në politikë. E zgjodhe për shkencëtar në biznes.

Por ta zgjedhësh për aleat në politikë me koshiencë të plotë një hajdut, është krejt tjetër gjë. Është më terr e më tmerr se një oqean i derdhur, një planet i përmbysur, një qiell i grisur.

Nga pafundësia e cilësive të njerëzve të vlefshëm për t’i patur aleat në politikë, për më tepër në prag zgjedhjesh parlamentare, ndër cilësitë karakteriale, e vetmja absolutisht e papranueshme është 1 dhe vetëm 1, të qënët hajdut.

Po qe hajdut, je të gjitha të zezat: tradhëtar, i pabesë, spiun, ngatërrestar, i pabindur, i padisiplinuar, i pa edukuar, i pa qytetëruar, dhe të gjitha tmerret e tjera që ka jeta dhe bota.

Aleat dhe hajdut, duket si Kalë Troje në folenë e vet, në vatrën e vet, në shtëpinë e vet, që vjen si dhuratë ditën, hap barkun natën, dalin djemtë e katundit, therin vëllezërit e vet.

Turpi i madh i aleatit hajdut është i thurur me mentalitet të qartë spiunllëku diktatorial prej Sigurimi, të cilin e thirri Partia, i tha: Dëgjo këtu shoku spiun. Atdhjeu në rrezik. Vodhe-çvodhe, të harruara. Na duhesh. Dil e bërtit me sa të kesh në kokë dhe gishta në vesh, për të mirat që na vijnë nga shartimi i thikës prapa shpinës me helmin në filxhanin e kafes. More vesh ? Mora, thuaj.

Ta bësh, ta shpallësh, të shpenzosh, të mburresh, se ke bërë aleat një hajdut, kjo, mor ta marrsha, s’ka asnjë bythë ku të rrijë, asnjë logjikë ta pranojë, veshë ta dëgjojë, sy ta shohi, gjumë ta ëndërrojë, çmenduri ta fantazojë.
Megjithatë po ndodh. Pa u ndalur për asnjë çast. Ditën për diell. Natën për hënë. Rrotull mangallit. Mbi oturakun. Në mes të banakut.

I lumtë zagarit që ja vuri syrin aleatit hajdut, duhet dekoruar. Të shpërblehet banditi që e gjeti monstrën me shumë kokë. Vetëm njërën e ka të hajdutit. I falet. Hajduti e fal hajdutin. Të tjerat i ka si ato që na duhen. Si të Churchillit, De Golit, Makiavelit, Stalinit, Fidel Kastros, Kurvit, Mao Ce Dunit, Ajatollahut, Trumpit.
Hajduti aleat në fjalë s’është ndonjë shkencëtar me nam në fushën e viruseve që prodhohen në laborator, vaksinave, apo mbjelljes së jetës në plantin Mars, që të thuash se ja vlente edhe nëse jo fort i përshtatshëm. Një gagaç i djersitur ështe. Asgjë tjetër.

Rrahin ta paraqesin aleatin hajdut si denoncues, si dëshmitar. Pika që s’u bie. Turku ndalonte me ligj daljen dëshmirë të mësuesave, pa le të hajdutave.

Të shpresosh të fitosh zgjedhjet me ndihmën e një aleati hajdut – më kollaj pushton Parisin me një çetë halabakësh me në krye Haxhi Qamilin.

Ta bësh hajdutin star televiziv – krejt njëlloj sikur ta çosh Mandin e Nishtullës në Eurovizion.
Të vish në pushtet me hajdutin aleat – më kollaj ngre nga varri gjith të vdekurit e Sharrës.

Mund të fitosh me burra trima, idealista, patriotë. Ndonjëherë edhe me langaraqë dhe frikacakë. Por kurrën e kurrës me hajduta. Më kollaj e bën gjelin të pjelli vazë dhe e ndal rrotullimin e tokës, se të fitosh me hajduta.
Të bësh aleatë dhe ti ngresh në piedestal hajdutat, është hiç më pak se hedhja në plehra, flakja në kosh, shkelja me këmbë, braktisja përgjithmonë, përdhosja, varrosja përfundimisht e parimeve më elementare të ekzistencës.
Me kushte të caktuara, hajduti bëhet aleat i Drejtësisë. Por kurrë i Politikës apo Medias. Nëse ndodh, kot llafosemi, lëshoi pè balonës, sa kohë globi do rrotullohet, hajdutat do vjedhin.

Next Post
“SPAK të shkëpusë rrënjët e krimit”, Duka flet për largimin e aleatëve të PD: Si do të minimizojmë dëmin!

“SPAK të shkëpusë rrënjët e krimit”, Duka flet për largimin e aleatëve të PD: Si do të minimizojmë dëmin!

Comments 1

  1. Roku i Ndocajve says:
    11 months ago

    I bukur ky shkrim, mbas atijë për Erlën të cilin e kishe dhjerë, dhe me këtë shkrim, duket sikur do të lashë mutin e Erlës me shurrë të maskuar me emra ish byroistësh të xhaxhit që ti edhe kur i shikoje foton rrije gatitu duke thënë me zë të lartë PARTI ENVER JEMI GATI KURDOHERË që ta dëgjonte komshiu që kishte veshin tek bira e çelesit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Në Himarë, Babagjyshi zbret nga qielli me parashutë

VIDEO / Në Himarë, Babagjyshi zbret nga qielli me parashutë

December 25, 2025
Mesazhi “Urbi et Orbi”, Papa thirrje Kievit e Moskës të ulen në bisedime, mesazh edhe për Gazën

Mesazhi “Urbi et Orbi”, Papa thirrje Kievit e Moskës të ulen në bisedime, mesazh edhe për Gazën

December 25, 2025
Ari në rekord historik, tejkalon vlerën prej 4,500 dollarë për ons

Ari në rekord historik, tejkalon vlerën prej 4,500 dollarë për ons

December 25, 2025
Avokati i Popullit/ Ndregjoni i zhgënjyer nga Berisha: I shkova çdo ditë poshtë ballkonit…

“Avokati i Popullit që e kthen në vitin 1994”/ Besim Ndregjoni: Çorba e marrëveshjeve që e mbyti PD-në

December 25, 2025
Arrestohet zjarrfikësi, e kishte kthyer lokalin në bazë droge

Arrestohet zjarrfikësi, e kishte kthyer lokalin në bazë droge

December 25, 2025
Trump “shpërthen” edhe për Krishtlindje: Gëzuar edhe fundërrinës së të majtës radikale

Trump “shpërthen” edhe për Krishtlindje: Gëzuar edhe fundërrinës së të majtës radikale

December 25, 2025
Nga Pogradeci te Kukësi, strategjia kombëtare për vlerësimin e burimeve minerale kritike

Nga Pogradeci te Kukësi, strategjia kombëtare për vlerësimin e burimeve minerale kritike

December 25, 2025
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 26 dhjetor 2025

December 25, 2025
Krishtlindjet, Begaj nga Katedralja Ngjallja e Krishtit: Kjo ditë duhet të na bëjë të duam më shumë njëri-tjetrin! Të ndihmojmë më të dobëtit!

Krishtlindjet, Begaj nga Katedralja Ngjallja e Krishtit: Kjo ditë duhet të na bëjë të duam më shumë njëri-tjetrin! Të ndihmojmë më të dobëtit!

December 25, 2025
Emigrantët kthehen për festat e fundvitit, rritet fluksi në Kakavijë! Pala greke punon me numër të reduktuar sportelesh

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit, rritet fluksi në Kakavijë! Pala greke punon me numër të reduktuar sportelesh

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com