• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aleancë me Bashën? Deputeti demokrat kërkon unifikimin e PD me lider të ri: Ndryshe, koalicioni zgjidhja më e mirë

by Java News
27/01/2024 15:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak ditë më parë deputeti demokrat, Xhelal Mziu, deklaroi se nëse nuk do të ketë ndryshim të qasjes së grupit demokrat do të braktiste mbledhjet. Por sot në studion e Ditarit të Fundjavës nga Erion Dushi, ai foli për unifikim të demokratëve dhe përshkallëzim të aksionit opozitar deri në ngujim dhe grevë urie.

“Ne do ta ndjekim këtë lloj strategjie për të mos lejuar funksionimin normal dhe do të agravojmë më tej duke shkuar drejt ngujimit dhe një greve urie për ta imponuar dhe treguar mazhorancës që të jetë koshient me zbatimin e rregullores së parlamentit e kushtetutës. Së dyti kjo betejë nuk është e mjaftueshme por shohim për diversitet, të mos ngelemi në kauzën e betejës në parlament apo unifikimit të grupit parlamentar, por të shkojë dhe përtej kësaj për të kërkuar edhe grupin e vogël për t’u bashkuar dhe për t’i bashkangjitur opozitës dhe faktorë të tjerë që janë të gatshëm për t’u përballur me këtë regjim”.

Ai tha se shpreson në një unifikim të plotë të PD-së, por në të kundërt zgjidhja do të ishte edhe koalicioni

“Do shpresoja të kishte unifikim të plotë, ka edhe zgjidhje, janë koalicionet një zgjidhje e mundshme. Përtej koalicionit duhet që mazhoranca e PD-së të maksimizojë diversitetin e lëvizjeve për të krijuar nukël shpresëdhënëse për qytetarët”.

Për komisionin e reformës zgjedhore, Mziu thekson që nëse nuk arrihet unifikimi i i PD, ka zgjidhje që i ka parashikuar ligji.

“Mazhoranca po favorizon një grup të vogël deputetësh që nuk përfaqësojnë PD apo opozitën e bashkuar. Nuk dua të shpall armik asnjë nga ata kolegë që sot nuk janë rreshtuar. Nëse nuk gjendet gjuhë e përbashkët për të unifikuar PD-në, ka zgjidhje që i ka parashikuar ligji; është mazhoranca e grupit parlamentar ajo që merr kryesimin dhe ka mazhorancën në çdo komision që organizohet. Kam kërkuar unifikim nuk kemi luksin për të përjashtuar asnjë person dhe nuk u gjet zgjidhje. Unë jam me shumicën e qytetarëve”.

I rreshtuar më parë me Bashën dhe tashmë në krah të Rithemelimit, Mziu flet edhe për një alternativë të re të PD-së, që mund të jetë një emër i ri.

“Kam thënë që në situatën ku ndodhet PD mund të ishte një alternativë e re e një personi i ri që mund t’i jepte zgjidhje, por edhe nëse nuk shkojmë drejt asaj të kemi kompozimit të personave të tjerë se vetë PD është e pamundur për të qenë fituese. Ka nevojë për hapje e qasje ndryshe. Duhet ta transmetosh në bazë dhe nëse nuk krijon bazë solide nuk mund të përballesh në ditët. në vijim do kemi tjetër qasje dhe do arrijmë të sensibilizojmë demokratët dhe socialistët”./m.j

Next Post
Shkodër/ Spahia hodhi akuza, reagon Beci: Ato s’janë më “arat e babës”! Kemi parë e dëgjuar nga brenda gjëra që të vjen turp t’i thuash

Shkodër/ Spahia hodhi akuza, reagon Beci: Ato s'janë më “arat e babës”! Kemi parë e dëgjuar nga brenda gjëra që të vjen turp t’i thuash

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In