• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

“Aleancat” e dështuara kundër Tiranës

by Fatos Tarifa
11/05/2024 13:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Fatos TARIFA

 

Stadiumi

Na ishte një herë, aty nga fundi i vitit 2015, një  “aleancë” për mbrojtjen e stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”. Ata që e formuan atë “aleancë” (edhe pse nuk ishin një  grup i strukturuar e i organizuar), ishin kundër prishjes së atij stadiumi dhe ndërtimit në vend të tij të një stadiumi të ri, modern, si “Air Albania” që kemi sot.

Si individë, apo në emër të  “shoqërisë civile” (cilës shoqëri civile?!), ata u përpoqën të sensibilizonin opinionin publik e të pengonin realizimin e atij projekti urbanistik zhvillimor. Ishin fare ata njerëz që flisnin në emër të publikut kryeqytetas kundër ngritjes së statiumit të ri mbi rrënojat e të vjetrit.

Ky, për ta do të ishte një akt i paprecedent në histori, kur vetëm dhjetë vite më parë, më 2007, në Londër, stadium i ri “Wembley” u ndërtua pikërisht në të njëjtin vend ku, qysh prej vitit 1923, kishte qenë “Wembley” legjendar, stadiumi ndoshta më i famshëm në historinë e futbollit botëror.

Pati edhe disa, ndër ta edhe ndonjë piktor apo filozof, që stadiumi i ri sugjeruan të ngrihej jashtë Tiranës, me argumentin se “kështu ndodh kudo”.

Kudo?! Cilët janë ata që i dinë vendndodhjet e të gjithë stadiumeve të futbollit në Europë apo në botë e që u japin mend qytetarëve të Tiranës? “Santiago Bernabeu” nuk është jashtë Madridit, por brenda atij kryeqyteti. “Camp Nou” është vetëm 5 km larg qendrës së Barcelonës, këtij qyteti metropolitan me më shumë se 5.6 milionë banorë. Në Liverpool, një qytet me një popullsi të përafërt në numër me Tiranën e sotme, dy stadiumet e tij të famshëm, “Anfield” dhe “Goodison Park”, janë vetëm 3 km larg qendrës së qytetit dhe më pak se 1 km larg njëri-tjetrit.

Fati i asaj “aleance” dhe i “kauzës” së saj? Si njëra dhe tjetra dështuan. Tirana ka sot jo vetëm një stadium modern, të denjë për një futboll të madh, por edhe një objekt arkitekturor që e hijeshon kryeqytetin, nuk e shëmton atë.

Parku i Madh

Na ishte një herë, gjithashtu, në pranverë të vitit 2016, “Aleanca për mbrotjen e parkut” në kodrat e liqenit artificial të Tiranës. Ata që e formuan atë “aleancë” (disa e quanin “grup”) dhe luftuan për atë kauzë u përpoqën ta pengonin projektin e bashkisë së Tiranës, duke kundërshtuar sidomos ndërtimin e këndit të lojrave për fëmijë.

“Aleanca” pretendonte se përfaqësonte “shoqërinë civile”! Cilën shoqëri civile?! Në mbështetje të asaj “aleance”, që projektin për transformimin e parkut të kryeqytetit e konsideronte jo vetëm “betonizim të parkut”, por edhe “betonizim të lirisë”, doli edhe vetë presidenti i republikës në atë kohë, Bujar Nishani, i cili, në prill të atij viti, i “inspektoi” personalisht punimet për ndërtimin e këndit të lodrave në atë park dhe e siguroi atë  “aleancë” se kishte kërkuar “një hetim të pavarur ndërkombëtar për parkun e Liqenit artificial të Tiranës”.

Fati i asaj “aleance”? Dështoi, madje, për shumë njerëz nuk do të mbetet as si një footnote në historinë e trasformimeve të mëdha të kryeqytetit tonë.

Fati i parkut të madh të Tiranës? Një ndër mjediset natyrorë më të bukur e më rekreativë të kryeqytetit për banorët e tij të të gjitha moshave dhe për këdo që e do natyrën dhe e viziton Tiranën tonë.

Teatri

Na ishte një herë, në pranverë të vitit 2020, “Aleanca për mbrotjen e Teatrit”. Kjo “aleancë” ishte më e gjerë në pjesëmarrje—relativisht më e gjerë sesa “aleancat e tjera—por kauza e saj, si edhe kauzat e “aleancave” para saj, nuk shkonte përtej një horizonti të ngushtë kulturor, artistik, urbanistik e shoqëror civilizues. Kam shkruar e jam shprehur publikisht mëse një herë për godinën e vjetër të teatrit që u prish në favor të ngritjes së një ndërtese të re moderne për teatrin kombëtar, duke e mbështetur projektin e ri me entusiazëm.

Ajo çka e dallon “aleancën për teatrin” nga të tjerat është se kjo e fundit vazhdon të ekzistojë, me po atë emër, edhe pas një kauze të humbur, tashmë si një formacion parapolitik, militant e i dhunshëm, që s’e lidh asgjë me publikun e vërtetë artdashës të kryeqytetit, as me nevojat për një jetë kulturore më të pasur në Tiranë, as me të sotmen, as me të ardhmen. Sot kjo “aleancë për teatrin”, e shkartisur me eksponentë të partive opozitare, mbështetës të Partisë së Lirisë dhe pjesëtarë të familjes Berisha, sulmojnë dhunshëm ndërtesën monumentale të bashkisë së kryeqytetit.

Kauza, sigurisht, nuk është më mbrojtja e teatrit. Teatrin që ishte as ditën ta mbronin, as mundeshin dot ta mbronin, sepse godina e rraskapitur e atij teatri nuk mund të justifikohej e të mbrohej përballë një vizioni dhe një projekti të ri modern, edhe pse “gavroshja” e asaj aleance, Kryemadhi, ishte betuar se teatri do të shembej “vetëm nëse fadroma kalonte mbi trupin e saj”!

Astiri

Na ishte pastaj edhe një “aleancë pë Astirin”, edhe pse nuk u quajt kështu. Ajo ishte aleanca e disa dhjetra familjeve të ngujuara në tokën e tjetërkujt në periferi të kryeqytetit, që protestonin pse do dëmshpërbleheshin nga bashkia e Tiranës për prona që nuk ishin të tyret e do të zhvendoseshin diku tjetër në Tiranë, për t’i hapur rrugë realizimit të projektit më të madh infrastrukturor në historinë njëshekullore të kryeqytetit tonë.

Qëndresën e asaj “aleance” e kompromentuan rëndë infiltrimi në të dhe shfrytëzimi i saj prej partive opozitare për qëllime politike. Ajo ishte një “aleancë” pa asnjë kauzë dhe, si e tillë, do të kishte të njëjtin fund.

***

A do të shohim “aleanca” të tjera në Tiranë? A do munden dot “lëvizje” të tilla, në emër të “shoqërisë civile”, të pengojnë rritjen, zhvillimin, modernizimin e kryeqytetit tonë dhe përmirësimin e kushteve të jetesës e të miqëqenies sonë në kryeqytet?

Edhe mundet, por aleancat pa kauza s’mundet të jenë veçse përpjekje të dështuara. Në Shqipëri ka shumë probleme, për zgjidhjen e të cilave kërkohen aleanca të njëmendta qytetarësh likeminded, të informuar e të angazhuar, që shohim përtej sheshit, trotuarit apo fasadës së godinës ku jetojnë ata vetë, përtej hundës së tyre, përtej interesave të ngushta të biznesit apo të partisë së tyre, për një të mirë më të madhe, për interesin publik.

Probleme të tilla duhen bërë kauza qytetare dhe kauza të tilla përgjithësisht triumfojnë.

Veç kujdes! Të mos gënjehemi nga ata që flasin në emër të shoqërisë civile, ose që thonë se përfaqësojnë shoqërinë civile.

Shoqëria civile në Shqipëri, fatkeqësisht, është bërë një monedhë shkëmbimi për lloj-lloj interesash, një pjesë e madhe e të cilave nuk kanë të bëjnë as me shoqërinë, as me civilitetin. Me mbi 21,000 shoqata joqeveritare (të cilat zakonisht idenditifkohen me—ose shihen si personifikim—i shoqërinë civile, Shqipëria do kishte sot shoqërinë civile më vibrate në botë, jo “aleanca” si ato per stadiumin, parkun, teatrin apo Astirin. (Dita)

Next Post
Shëngjin/Aksident në punë: Humb jetën një 60-vjeçar

Shëngjin/Aksident në punë: Humb jetën një 60-vjeçar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Koreja e Veriut alarmon botën, lëshon raketa balistike drejt detit të Japonisë!

Koreja e Veriut alarmon botën, lëshon raketa balistike drejt detit të Japonisë!

October 3, 2026
“Po punojmë të kemi edhe sistem AI”- Vaksinimi HPV në të gjithë vendin, Spahiu inspektim në Lushnjë: Mbrojtje më e gjerë, parandalim më i fortë

“Po punojmë të kemi edhe sistem AI”- Vaksinimi HPV në të gjithë vendin, Spahiu inspektim në Lushnjë: Mbrojtje më e gjerë, parandalim më i fortë

October 3, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe shtim gradual vranësirash, pasditja me reshje shiu

Moti sot i kthjellët dhe kushte të qëndrueshme atmosferike! Parashikimi i motit për ditën e sotme, në zonat malore priten…

October 3, 2026
Trump refuzoi planin 7-ditor të Iranit për hapjen e Hormuzit, ç’ndodh më tej?

Tensione në rritje, Trump thërret takim sekret në “Camp David”! Në tavolinë strategjia e ardhshme për Iranin dhe rebelët Huthi

October 3, 2026
Lotë, qirinj dhe dhimbje, Venezuela përkujton mbi 6500 viktimat e dy tërmeteve katastrofikë 100 ditë pas tragjedisë!

Lotë, qirinj dhe dhimbje, Venezuela përkujton mbi 6500 viktimat e dy tërmeteve katastrofikë 100 ditë pas tragjedisë!

October 3, 2026
Financoi dasmën e Trump Jr., kush është miliarderi rus Umar Kremlev! Nga “Ujqërit e natës”, te lidhjet me Putinin

Financoi dasmën e Trump Jr., kush është miliarderi rus Umar Kremlev! Nga “Ujqërit e natës”, te lidhjet me Putinin

October 3, 2026
Vendosi bombë të rremë te karburanti dhe i vendosi gjobë 50 mijë euro biznesmenit, RENEA arreston 21-vjeçarin në Dibër! Ja çfarë e tradhtoi

Vendosi bombë të rremë te karburanti dhe i vendosi gjobë 50 mijë euro biznesmenit, RENEA arreston 21-vjeçarin në Dibër! Ja çfarë e tradhtoi

October 3, 2026
Aksident në Unazën e Fierit, “Toyota” përplaset me murin e një banese, plagoset drejtuesi i mjetit!

Aksident në Unazën e Fierit, “Toyota” përplaset me murin e një banese, plagoset drejtuesi i mjetit!

October 3, 2026
Rama publikon pamje nga punimet për “Urën e Re” të Bahçallëkut: Po merr formë hap pas hapi, investimi lehtëson lëvizjen në hyrje të Shkodrës

Rama publikon pamje nga punimet për “Urën e Re” të Bahçallëkut: Po merr formë hap pas hapi, investimi lehtëson lëvizjen në hyrje të Shkodrës

October 3, 2026
Liga e Kombeve/ Natë me gola dhe kartona të kuq, Italia ndal Francën! Ja të gjitha rezultatet e ndeshjeve

Liga e Kombeve/ Natë me gola dhe kartona të kuq, Italia ndal Francën! Ja të gjitha rezultatet e ndeshjeve

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com