• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Aleanca si të shpëtojnë lëkurën!”/ Frrok Çupi flet për koalicionin zgjedhor Meta-Berisha: Ish presidenti ka shitur informacione sekrete për agjenturën ruse

by Java News
04/10/2022 17:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Aleanca si të shpëtojnë lëkurën”, kështu e cilëson analisti Frrok Cupi marrëdhënien Meta-Berisha për zgjedhjet lokale 2023. Në një intervistë për ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, analisti Çupi u shpreh se të dy janë bashkuar se çfarë do të bëjnë për të agresuar Amerikën. Sipas Çupit, të dy kanë lidhje me Rusinë dhe Iranin. Për Metën thotë se për sa kohë mbante zyrën e presidentit, ka shitur informacione sekrete për një qendër spiunazhi në Rusi.

Mendoj se i gjithë strumbullari i kësaj vizite është Amerika. Kjo më dëshmon se SHBA kanë identifikuar rrezik të madh në Shqipëri tek figura e Berishës. Po kaq i rrezikshëm është dhe Meta. Këto janë aleanca sit ë shpëtojnë lëkurën.

Nuk ka asnjë vlerë çfarë do të diskutojnë me njëri-tjetrin, thjesht një fjalë që do jemi bashkë në zgjedhje por çfarë do të bëjmë për të agresuar Amerikën. Do të thotë gjithë edukimi perëndimor në Shqipëri, gjithë demokracinë dhe lidhjen e njëri-tjetrit me Rusinë e Iranin. Sa kohë që Meta ishte në zyrën e presidentit, ka shitur informacione sekrete për agjenturën ruse.

Vetë Berisha e ka demaskuar veten kur tha kisha dhe një ofertë tjetër që më dhanë shumë para. Kemi një fakt që në Shqipëri hyn gazsjellësi e del, por ne nuk marrim dot 1 litër. Por një avion të kalojë në qiellin shqiptar, marrim tarifë siç do shtet tjetër. Meta dhe Berisha takohen në mënyrë sekrete, kështu që kemi diçka shumë sekrete që është punuar dhe do të shohim çfarë do të ndodhë mes tyre”, tha Çupi.

Sa i përket thirrjes së grupit të PD që drejtohet nga Enkelejd Alibeaj të mos futen në zgjedhjet lokale, analisti Çupi u shpreh se nëse ndodh që të mos “zbatojnë” kërkesën, paralajmëron se do të ketë luftë civile.

“Prej kohësh në PD flitet se do të ketë luftë civile dhe ky është një aspekt i luftës civile. Nëse PD që kryesohet nga Alibeaj futet në zgjedhje, do të ketë luftë civile. Këta po ndjejnë se duket sikur qeveria po i lë të lirë. Lufta civile është 1 prej opsioneve. Opsionet e tjera do ti zbulojmë. S’kemi të bëjmë me politikë, por përpjekje e sulme për të thyer rendin civil në Shqipëri”, tha Çupi.

Ndër të tjera shtoi se sa më shumë që ka përçarje brenda PD, aq më i vogël është rreziku i saj për Shqipërinë.

“PD vetëm po t’i studiosh në të gjithë jetën e vet është i helmuar. Vidhen votat, sulmohen, rekrutohen njerëzit. Në PD rekrutohen prej ’91 personat që vjedhin për mua, sulmojnë për mua. E kam thënë dhe e ndjej që sa më shumë ndahet ajo parti, aq më pak e rrezikshme bëhet për Shqipërinë”, tha Çupi./m.j

Next Post
Spitali Infektiv drejt boshatisjes; bien shtrimet, pacientët zhvendosen tek ish-kirurgjia e QSUT

Situata nga Covid 19/ Ministria e Shëndetësisë: 47 qytetarë të infektuar dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë në Korçë! Kirurgu i spitalit arrestohet për ngacmim seksual

E rëndë në Korçë! Kirurgu i spitalit arrestohet për ngacmim seksual

May 11, 2026
53-vjeçari u dhunua barbarisht, Policia e Lezhës sekuestron pamjet e kamerave të sigurisë

53-vjeçari u dhunua barbarisht, Policia e Lezhës sekuestron pamjet e kamerave të sigurisë

May 11, 2026
Ndryshimet demokratike janë të pamundshme me të njëjtën klasë politike…!

Kalo: Hantaviruset janë të pranishme në Shqipëri, por s’ka nevojë për kambana alarmi

May 11, 2026
Putin e ‘rikthen’ fuqishëm në skenën politike, Schröder ende pa asnjë koment

Putin e ‘rikthen’ fuqishëm në skenën politike, Schröder ende pa asnjë koment

May 11, 2026
Plagosen rëndë dy të rinj në Fier, Policia shpall në kërkim 36-vjeçarin. Ja çfarë ndodhi

Plagosen rëndë dy të rinj në Fier, Policia shpall në kërkim 36-vjeçarin. Ja çfarë ndodhi

May 11, 2026
Artan Fuga: Ajo që po vjen është edhe më e rëndë, priten gjëma

“U ngatërrua aktori me njeriun”, analiza e Artan Fugës për puthjen e Ndrenikës për Veliajn

May 11, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Maqedonia e Veriut përballë sfidave serioze eurointegruese

May 11, 2026
Trump në Kinë: A do ta presë Xi si në 2017-ën, apo gjërat kanë ndryshuar?

Trump në Kinë: A do ta presë Xi si në 2017-ën, apo gjërat kanë ndryshuar?

May 11, 2026
Rama: Në qershor aplikojmë për t’u bërë pjesë e zonës së përbashkët për pagesat Euro

Shqipëria me “Një vend në diell”, Rama: Përfaqësim me dinjitet në Bienalen e Venecias

May 11, 2026
Izraeli masakër në Liban, vret 51 persona në orët e fundit

Izraeli masakër në Liban, vret 51 persona në orët e fundit

May 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In