• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aleanca me SHBA do ta ngrejë Shqipërinë në vendin e vet historik

by Spartak Ngjela
25/07/2016 15:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter


Nga Spartak Ngjela

Kurrë nuk duhet menduar që Reforma në Drejtësi, që sapo u bë pjesë esenciale e Kushtetutës shqiptare, është një akt i veçantë, ose një çast teorik që i takon vetëm drejtësisë.

Ajo erdhi sak në kohe, pikërisht atëherë kur ristrukturimi modern i tregut ballkanik, do ta gjejë shtetin shqiptar me sistem perëndimor. Kurse aleanca e madhe me Amerikën, me seriozitetin tonë profesional, mund të na kthejë në qendër të tregut ballkanik.

Është kjo që domosdoshmërisht kërkon një ristrukturim me reformë perëndimore institucionale të shtetit shqiptar. Prandaj duhet të fillojë reforma institucionale e shtetit shqiptar, sërish me ekspertë të huaj.

Por, me ekspertë që janë aktualisht personalitete në rrafsh botëror. Administrata shqiptare është mbushur me injorantë të diplomuar në pseudouniversitetin Kristal; ajo tani duhet të kthehet me fytyrë nga Perëndimi.

Zoti Kryeminister! E dini që aktualisht Reforma në Drejtësi është preludi i Reformës Institucionale të shtetit shqiptar?

Reforma aktuale është realisht momenti i madh historik, kur shteti shqiptar duhet të fitojë personalitetin e vet, në ndihmë të të gjithë botës shqiptare në Ballkan.

Shqiptarët e kanë ndierë rëndë mungesën e një shteti të drejtë shqiptar. Mungesa e këtij shteti ka lënë pa atdhe pesë milionë shqiptarë të shpërndarë në mënyrë diskriminuese nëpër katër shtete ballkanike.

Shteti i drejtë shqiptar me Shqipërinë në Bashkimin Europian, krijon njëherësh aspiratën e re të shqiptarit. Erdhi koha që historinë reale të Shqipërisë ta mësojë çdo europian, ashtu siç ka qenë.

Nuk kane lënë gjë pa thënë kundër nesh gjymtuesit tanë, me një shtet memec si ky yni. Ishte memec se ka qenë gjithmonë një shtet i padrejtë. Pushtetarët kanë grabitur shqiptarët, dhe kundërshtarët tanë kanë shpifur kundër nesh. Një lojë e shëmtuar njëqindvjeçare kjo.

Aleanca amerikano-shqiptare, e rritur në maja tani, ështe garancia jonë që, pasi të vendosim drejtësinë në Shqipëri, pasi të strukturojmë institucionalisht shtetin shqiptar, me frymë krejt e krejt perëndimore; dhe, pasi të hyjmë në Bashkimin Europian, të fillojmë njëherësh të ristrukturojmë botën tonë shqiptare në Ballkan.

Dhe kjo nuk është më një utopi…

Next Post

Partizani sfidon Salsburgun në Elbasan, ja masat e sigurisë nga policia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In