• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aleanca e pa sens e opozitës me Becchetti-n: Si e fshehën gjobën e majmë që Berishës i vuri General Electric

by Ylli Pata
03/04/2021 13:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Ekstaza e qëndrimeve të opozitës në lidhje me çdo lajm që vjen nga studio ligjore të Francesco Becchettit, mbi arbitrazhin që biznesmeni kontravers Italian ka me shtetin shqiptar është totalisht e pakuptimtë.

Ndërkaq, aleanca e PD-së, LSI-së dhe krerëve realë të tyre që janë entuziazmuar dhe e kanë bërë aleat italianin dhe çështjen e tij si pjesë e kauzës politike për zgjedhjet e 25 prillit është krejt e pakuptimtë.

Problemet e Becchettit me shtetin shqiptar nuk kanë nisur me Edi Ramën-Kryeministër, dhe në fund ai nuk ka një çështje të hapur me Ramën, por me shtetin shqiptar.

Ndërkaq, Becchetti, edhe pse hapi një televizion, si degë e një media italiane në Tiranë, e ku punësoi disa gazetarë si Bejtjen, Lubonjën, Meçon e Krastën, ai nuk është as pionieri i medias së lirë dhe kur u mbyll, nuk ishte ai zëri i vetëm i medias antiqeveritare dhe pro-opozitare në vend.

Megjithatë duhet thënë se Becchetti, nuk ka asnjë gjyq me Edi Ramën, as nuk ka pasur problem me qeverinë e Edi Ramës. Në vitin 2015, ka qenë Prokuroria e Shqipërisë, atëherë e drejtuar nga Adriatik Llalla, njeriu i Sali Berishës dhe Ilir Metës, e cila nisi hetimet ndaj biznesmenit Italian për akuza të pastrimit të parave. Prokuroria e Tiranës e çoi çështjen në gjykatë, e cila konfirmoi akuzat e prokurorisë, çështja shkoi në apel, ku sërish në vendim të formës së prerë u vendos të sekuestrohen pronat e Becchettit, e kjo jo vetëm për televizionin e tij, por për të gjithë asetet e tij në Shqipëri.

Gjykata nuk pati asgjë me median, por me asetet ekonomike :  “AgonSet”, shoqëritë “Energji”, Cable System, 400 KV, etj. Të gjitha këto shoqëri administroheshin nga Francescko Becchetti, nëna e tij Liliana Condomitti, Mauro de Renzis dhe Erjona Troplini.

Megjithatë, biznesmeni Italian, edhe pse u rrëzua në gjyq, asnjëherë nuk bëri një betejë me drejtësinë shqiptare, as kundër prokurorisë, e as kundër qeverisë apo Edi Ramës.

Duke përdorur lojërat juridike, ai përdori arbitrazhin që është një gjykatë që gjykon rastet kur qeveveritë ndërpresin investimin e kompanive të huaja në vend.

E këtu bëhet fjalë për një investim që Becchetti e nisi por nuk e mbaroi kurrë si hidrocentrali i Kalivaçit në Vjosë.

Thirrja e Ilir Metës dhe Berishës pro Becchetti-t, ndërsa përkrahin që  të shpallet Vjosa Park Kombëtar, është një non sens, e një kauzë tërësisht pa asnjë bosht politik.

Becchetti, nuk ka pasur problem vetëm me Edi Ramën, por edhe me Sali Berishën, e vetë Ilir Metën. Në vitin 2004, ka qenë Berisha dhe Meta që kudnërshtuan një kontratë konçensionare që qeveria e Fatos Nanos kërkonin të lidhnin me Becchettin për ndërtimin e një impjanti të përpunimit të mbetjeve urbane.

Madje ajo u kthye në betejë politike, ku në fund Nano u tërhoq dhe Beçheti, u cilësua si mafioz i dorës së parë. Madje aq keq shkoi puna sa Koço Kokëdhima, që ishte zëdhënësi i këtij grupimi, e shau live ambasadorin e atëhershëm Italian në Shqipëri, duke i thënë “Va fa n’culo”.

Historia e Becchettit që e ka nisur ndërtimin e hidtrocentralit të Kalivaçit që në vitet 90 e deri sot, në një periudhë gati 25 vjeçare ka qenë një mashtrim total, pasi asnjëherë ajo vepër nuk u ndërtua.

Me marifete ligjore, ai ndryshonte kontratat, duke formuar kompani të reja, gjasme për ta ndërtuar hodtrocentralin, por asnjëherë nuk ndodhi.

Pra me fjalë të thjeshta: Becchetti thjesht firmoste kontrata me qeveritë shqiptare, nuk i realizonte projektet, duke ndryshuar emrat e kompanive operuese. Më pas, kur marrëveshjet janë shfuqizuar nga qeveritë shqiptare, ai është lidhur me operatorë të mëdhenj ekonomikë si Deutsche Bank apo Enel, që ta ndiqnin çështjen në arbitrazh për të përfituar para, ngaqë kanë përvojë më shumë.

Këtu Becchetti, natyrisht që është treguar i shkathët, por edhe nëse fiton përfundimisht, çështja është se humb shteti shqiptar, pra të gjithë dhe jo Edi Rama.

Dalldia e opozitës këtu është pa kuptim, se edhe nëse vjen në qeveri, sërish do të derdhë lekët e buxhetit tek italiani.

Nga ana tjetër, ky qëndrim është totalisht një standard i dyfishtë dhe duket “çudi” që nuk përmendet nga ata panelistë që e shtrojnë këtë çështje.

Qeveria e Sali Berishës, pasi erdhi në pushtet, rrëzoi kontratën që kompania prestigjoze botërore General Electric kishte lidhur me qeverinë e Fatos Nanos për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës.

Kompania e hodhi qeverinë në Arbitrazh, fitoi gjyqin për ti marrë një shumë të madhe qeverisë shqiptare.

Por lajmi u mbajt i fshehtë dhe nuk u publikua në asnjë media, me ndërhyrjen e Berishës.

U desh vetëm rrjedhja e kabllogrameve të ambasadës amerikane nga Wikileaks që çështja të dilte në ditë.

Në atë kohë Eurokontrolli i mbajti qeverisë shqiptare 14 milionë dollarë duke ja ngrirë.

Asnjë fjalë për këtë skandal nuk u fol atëherë as nga qarqet mediatike pranë PD-së, e as nga opozita e atëhershme. E cila kur erdhi në pushtet, është marrë me këtë çështje, ose duke e paguar ose duke e ndjekur në mënyrë ligjore…

TemA

Next Post
Manastirliu ju bën thirrje pensionistëve: Çdo i moshuar plus 70 vjeç të paraqitet për vaksinën, pa pritur t’i thërrasë mjeku i familjes!

Manastirliu ju bën thirrje pensionistëve: Çdo i moshuar plus 70 vjeç të paraqitet për vaksinën, pa pritur t'i thërrasë mjeku i familjes!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“I shpëtojnë vettingut sepse lëvizen nga detyra”/ Kërkohet ndërhyrje në ligj për zyrtarët e policisë

“I shpëtojnë vettingut sepse lëvizen nga detyra”/ Kërkohet ndërhyrje në ligj për zyrtarët e policisë

September 13, 2026
“Tavani për çmimin e naftës duhet të ishte më i ulët”, Fatos Çoçoli: Jemi vonë, duhet të ndihmohen ata më në nevojë

Puç institucional i ‘Republikës së Magjistratëve’?

September 13, 2026
Droni rus godet trenin në Ukrainë, pak minuta pasi kaloi treni me Boris Johnson dhe zyrtarë evropianë

Droni rus godet trenin në Ukrainë, pak minuta pasi kaloi treni me Boris Johnson dhe zyrtarë evropianë

September 13, 2026
Debate në takimin e Ramës në Berat, Egla Ceno tregon përplasjen: Më tha të dilja jashtë!

Debate në takimin e Ramës në Berat, Egla Ceno tregon përplasjen: Më tha të dilja jashtë!

September 13, 2026
Flakët pranë stallave të lopëve në Gjirokastër, zjarrfikësit neutralizojnë zjarrin në kohë

Flakët pranë stallave të lopëve në Gjirokastër, zjarrfikësit neutralizojnë zjarrin në kohë

September 13, 2026
Trump paralajmëron Zelenskyn: Ndaloni sulmet ndaj naftës ruse, po dëmtoni ekonominë botërore

Trump paralajmëron Zelenskyn: Ndaloni sulmet ndaj naftës ruse, po dëmtoni ekonominë botërore

September 13, 2026
Pagat e gjyqtarëve/ Avokati: Debati duhet të jetë për ndarjen e pushteteve, jo për shifrat

Pagat e gjyqtarëve/ Avokati: Debati duhet të jetë për ndarjen e pushteteve, jo për shifrat

September 13, 2026
“Anëtarësim i asociuar në BE”/ Carney sfidon Trumpin, Kanadaja kërkon afrim historik me Europën

“Anëtarësim i asociuar në BE”/ Carney sfidon Trumpin, Kanadaja kërkon afrim historik me Europën

September 13, 2026
“Ne kemi qesen tonë të buxhetit”/ Rama ironizon gjyqtarët: E pabesueshme si e kupton një gjykatës pavarësinë

“Ne kemi qesen tonë të buxhetit”/ Rama ironizon gjyqtarët: E pabesueshme si e kupton një gjykatës pavarësinë

September 13, 2026
“Respektoni gjykatën”/ Shasivari për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Ademi shpërthen: Palo-ministër!

“Respektoni gjykatën”/ Shasivari për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Ademi shpërthen: Palo-ministër!

September 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com