• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aldo, Edi, Laura, Noka e Kaçi, kaviet që po përdor Berisha kundër çeljes së negociatave

by Java News
24/11/2016 21:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Flogert Muça/

Është e ndarë si drita e diellit klasa politike në Shqipëri sa i takon çeljes së negociatave BE-Shqipëri. Siç nuk ka ndodhur kurrë në 25 vjet, ka ndodhur këtë vit. Opozita është investuar si kurrë më parë për ta parë Shqipërinë larg dyerve të Bashkimit Europian.

E filloi Aldo në Bruksel duke bërë çmos që ta trajtonte Shqipërinë në sytë e BE-së si vendin e krimit dhe drogës, duke mos thënë asnjë fjalë për reformën në drejtësi, të cilin vetë PD e ka bllokuar me “Kushtetuesen” e saj të famshme. Përdorimi i deputetëve si kavie nga ana e Berishës e Bashës për të baltosur Shqipërinë në sytë e Europës, siç s’ka ndodhur kurrë, ishte në fakt vetëm maja e ajsbergut të strategjisë së PD-së për pengimin e çeljes së negociatave.

Për të qenë të drejtpërdrejtë, mund të themi pa drojë se PD ka strategji për pengim që të bëjë BE-në ta shohë Shqipërinë me sytë e saj dhe natyrisht, të krijojë kushtet në Shqipëri që BE të marrë mesazh se Shqipëria është e papjekur për të hapur negociata me BE-në.

E në zbatim të kësaj strategjie, Berisha dhe Basha kanë vepruar në dy rrafshe.

Në rrafshin e shpërdorimit të parlamentit dhe komisioneve parlamentare duke i kthyer ato në arena fizike dhe bordello për nga gjuha e përdorur.

Dhe në rrafshin e lobimit aty ku kanë mundësi, që dikush që vjen nga “jashtë” të përkrahë tezën e saj për mosçeljen e negociatave me BE-në.

Për ta parin, ishte kryetrimi, kryetari i grupit parlamentar Paloka, i cili do “vetëflijohej” i pari në Kuvend, duke u ngritur sy përfaqësuesve francezë që ndiqnin seancën plenare nga salla e Kuvendit dhe duke goditur me grusht ministrin Beqaj. Ishte ky mesazhi i parë që i dhanë BE-së për të mos çelur negociatat. Duke ju thënë se “ne jemi shtazë,jo njerëz, jemi të egër,jo civile, ndaj s’keni c’na doni në gjirin tuaj”, demokratët u duk prekën fundin e përpjekjes për t’i treguar BE-së se ne s’jemi si ju.

Mirëpo ky mesa duket ishte vetëm hapi i parë. Vazhdoi me dhunë verbale flamuri i dalë boje duke i thënë “MUT” kryetari të Komisionit të Sigurisë Kombëtare. Pasoi nga paradoksi i kryeministrit në hije, Kastriot Islamit i cili një ditë pasi ministri i jashtëm gjerman e kishte cilësuar ministrin Bushati si “këshilltar i mirë që njeh thellë çështjet e Ballkanit”, Kaçi del dhe e quan “rrugaç” ministrin në Komisionin e politikës së Jashtme. Ndërsa sot, kavia e radhës e përdorur nga Berisha ishte Dogjani, i cili fyeu rëndë një deputet socialist nga familja.

Por pse kjo dhunë fizike dhe verbale?

Sepse kjo çon eventualisht në përjashtim deputetësh nga punimet e Kuvendit. Këtë Berisha e di mirë, mirëpo kjo është ajo që ai do. Do agravimin e situatës, që t’i thotë perëndimit se Shqipëria nuk ka klimën politike të favorshme për të çelur negociatat.
E dyta dhe pse jo më e rëndësishmja është frika nga reforma në drejtësi. Vetëm tentativa për destabilizim është rruga që Berisha mendon se do e ruaj status quo-në që ai dhe gjyqtarët e tij kanë.

E treta janë zgjedhjet e 2017-tës. Në kushtet kur PD nuk ka alternativë qeverisëse për shqiptarët dhe nuk ju ofron atyre shpresë, në kushtet kur në 3 vjet kanë thënë vetëm fjalët Drogë dhe “check-up”, PD gjendet përballë disfatës. Humbja e thellë në Dibër që pasoi me një tjëtër humbje të thellë në Kolonjë, flasin për një humbje akoma më të thellë që pritet të marrë PD në 2017. Të paktën, ky është trendi, për sa kohë PD nuk ka as alternativë, as fytyra frymëzuese veç atyre që dje u përzunë me votë nga shqiptarët.

Pra e gjithë kjo dhunë që ka 3 frikë-arsyet që thashë më lart, kanë një qëllim, mosçelje negociatash dhe pse jo, më pas moshyrje në zgjedhje për të shmangur shkërrmoqjen e partisë.
Por siç thamë, për të plotësuar strategjinë e pangimit të hapjes së negociatave është edhe rrafshi i lobimit nga PD në BE . Pikërisht sot, një mik i Laura Vorbsit nga partia e Merkelit, Gunther Krichbaum, deklaroi se Shqipëria nuk i ka përmbushur kushtet për çelje negociatash. Pra, i gjithë lobimi i PD-së konkludoi me një deklaratë të një deputeti i cili përballë Merkelit zor se fiton dot brenda CDU-së.

Siç duket, strategjia është e thjeshtë. Kamikazë në parlament në sy të të huajve dhe mediave për të thënë me çdo kusht se “Nuk jemi gati”. Lobimi në territoret ekstremistëve anti Shqipëri për të përforcuar këtë mesazh.

E në mos i shërbeftë për të penguar çeljen negociatave Shqipëri-BE, Berisha do i përdorë për të mos hyrë në zgjedhje, për të penguar reformën në drejtësi e ç’ti dalë para. Sepse fundja, ai nuk ka se çfarë humbet më në këtë histori./Lexo.al

Next Post
Moti i keq, veriu i Italisë përfshihet nga përmbytjet, evakuohen banorët

Moti i keq, veriu i Italisë përfshihet nga përmbytjet, evakuohen banorët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Begaj uron Fitër Bajramin nga xhamia e Golemit, mesazh për besimtarët myslimanë

Begaj uron Fitër Bajramin nga xhamia e Golemit, mesazh për besimtarët myslimanë

March 20, 2026

120 mijë për Bajramin. Sa për Berishën?

March 20, 2026
“U luftua korrupsioni!”/ Shqipëria përzgjidhet për partneritet me Korporatën Sfida e Mijëvjeçarit, marrëveshja synon rritjen ekonomike

“Fitër Bajrami”, Ambasada Amerikane: Festë të bekuar të gjithë besimtarëve shqiptarë

March 20, 2026
“Ke intelektin e një gjinkalle”, Kokalari sulmon Nokën: Ikja jote dhe e Berishës është pa kthim!

“Ke intelektin e një gjinkalle”, Kokalari sulmon Nokën: Ikja jote dhe e Berishës është pa kthim!

March 20, 2026
Revolucion në mjekësi: Biznesmeni shpëton qenin e tij nga kanceri me ndihmën e ChatGPT

Revolucion në mjekësi: Biznesmeni shpëton qenin e tij nga kanceri me ndihmën e ChatGPT

March 20, 2026
Nga energjia te mbrojtja, çfarë diskutoi Hoxha me homologun kroat

Nga energjia te mbrojtja, çfarë diskutoi Hoxha me homologun kroat

March 20, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 21 Mars 2026

March 20, 2026
I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

Përplasi qëllimisht me makinë çiftin në Fier, arrestohet pas 1 muaji 29-vjeçari

March 20, 2026
“Konflikti vdekjeprurës mund të dalë nga kontrolli”, OKB i bën thirrje Iranit për përmbajtje maksimale dhe kthim te diplomacia

OKB: ‘Baza të arsyeshme’ për krime lufte në përplasjen SHBA-Izrael me Iranin

March 20, 2026
Von der Leyen: BE do ta garantojë huanë për Kievin në një mënyrë ose tjetër!

Von der Leyen: BE do ta garantojë huanë për Kievin në një mënyrë ose tjetër!

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In