• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Aldi Lleshaj: Në Itali grabisja lehtë, për policin nuk e di si ma dha truri që e qëllova

by Java News
27/12/2016 22:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aldi Lleshaj, 20-vjeçari që u arrestua për grabitjen dhe plagosjen e efektivit të Policisë së Lezhës, vijon të mbahet i shtruar në Spitalin e Traumës, ku po merr mjekim. Ai mbeti i plagosur në këmbë, pasi nuk iu bind thirrjeve të policëve për t’u dorëzuar, duke i detyruar forcat e rendit të qëllojnë ndaj tij. Ndërsa kurohet në spital, të riun e mbajnë në vëzhgim 24 orë dy punonjës Policie, në një prej dhomave që ndodhet në pavijonin e katit të parë, në Spitalin e Traumës. Në dhomën ku mbahet i shtruar Aldi Lleshaj nuk ka pacientë të tjerë, vetëm dy punonjësit e Policisë që e ruajnë çdo minutë. Megjithatë, ne arritëm të futeshim në dhomën e tij dhe ta pyesnim për motivet që e shtynë në plagosjen e efektivit të Policisë së Lezhës, Nikolin Gjergji.

Motive, që në fakt as ai vetë nuk i ka të qarta dhe nuk di të na i thotë. “Nuk e di as vetë pse e bëra. Në fakt, nuk doja dhe nuk kisha ndërmend ta qëlloja policin. Ishte gjëja e fundit që më vinte ndërmend. Por në një moment, ashtu ma dha truri. Nuk e di pse e bëra”, shprehet 20-vjeçari. Më pas përmend edhe Italinë, ku mesa duket ka realizuar vjedhje, por nuk i ka hyrë gjemb në këmbë. “Isha mësuar në Itali. Atje e kisha më të lehtë. Nuk më ndaloi asnjë polic asnjëherë. Këtu, pas asaj që bëra në Laç, më rrethuan”, shprehet Aldi Lleshaj. Ai e ka marrë tashmë masën e sigurisë nga Gjykata dhe pasi të përfundojë mjekimin, do të transferohet në paraburgim, ku do të qëndrojë pa ndonjë afat të përcaktuar. Megjithatë, deri atëherë, 20-vjeçari si qeli do të ketë një prej dhomave të Spitalit të Traumës.
MASA E SIGURISË
Seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj të pandehurit është zhvilluar në spital. Prokurori i çështjes, Behar Dibra, ka kërkuar caktimin e masës “arrest me burg” për të riun Aldi Lleshaj, i akuzuar se qëlloi me armë punonjësin e policisë pas grabitjes së një makine në zonën e Lezhës, katër ditë më parë.

Kërkesa për caktimin e masës së sigurisë ndaj 20¬vjeçarit është dorëzuar dy ditë më parë në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ndërsa seanca është mbajtur në spital, pasi i akuzuari është i plagosur. Autori i akuzuar për ngjarjen është shprehur i penduar për krimin. Ai ka pretenduar se ka qëlluar nga frika dhe me shpresën që policia të tërhiqej dhe mos ta ndiqte më tej, pasi kishte për qëllim të largohej bashkë me automjetin luksoz që kishte grabitur. Sipas akuzës, mëngjesin e datës 22 dhjetor, në qendër të Laçit, nën kërcënimin e armës, ka zbritur nga makina e llojit “Porsche” pronarin e saj, duke ia grabitur mjetin. Pronari njoftoi policinë, që më pas rrethoi autorin, i cili qëlloi me armë dhe plagosi një oficer, por mbeti edhe vetë i plagosur. Gjatë marrjes në pyetje, para seancës për masën e sigurisë ndaj tij, Aldi Lleshaj ka shprehur pendesë për sulmin me armë ndaj policisë. Gjatë deklarimeve para grupit të hetimit në spital, 20-vjeçari ka pretenduar se ishte i trembur dhe nuk kishte si qëllim të vriste efektivët e Policisë.
Panorama/d.i.

Next Post
Nga Gjin Gjoni te Sinojmeri, dhjetë gjyqtarët më të pasur në Shqipëri

Nga Gjin Gjoni te Sinojmeri, dhjetë gjyqtarët më të pasur në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In