• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

AlbTelekom dhe Eagle­Mobile prezantojnë shërbimin 4G LTE

by
17/09/2015 11:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

­ 4G/LTE, IPTV, shërbimet fikse dhe celulare të ALBtelecom dhe Eagle Mobile u promovuan me një ceremoni gala të zhvilluar në Tiranë. Zv. kryeministri

Niko Peleshi, anëtarë të kabinetit qeveritar, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, emra të njohur të biznesit, qeverisjes lokale, medias, artit dhe sportit morën pjesë në këtë super aktivitet festiv të ALBtelecom dhe Eagle Mobile.

Drejtori i Përgjithshëm i ALBtelecom dhe Eagle Mobile Dr. Erkan Tabak, mirëpriti të ftuarit dhe u shpreh se kjo është një epokë e re për kompaninë. “Jam shumë i lumtur të prezantoj teknologjinë tonë ultra të shpejtë 4G/LTE sëbashku me ato që ne i quajmë shërbime VIP për të plotësuar kërkesat e klientëve tanë. Po, biznesi ynë ka të bëjë me teknologjinë. Por pasioni ynë është diçka tjetër. Pasioni ynë është të prekim jetën e njerëzve dhe ta ndryshojmë atë për mirë. Në këtë udhëtim tonin, shteti shqiptar na ka dhënë një suport të madh. Dhe unë dëshiroj të shpreh mirënjohjen tim për këtë fakt”, tha Dr. Tabak.

Giuseppe Farina, Kryetari i Bordit Drejtues të ALBtelecom dhe Eagle Mobile dha mesazhin e aksionarëve, duke thënë se mbështetja e fuqishme për këtë kompani do të vazhdojë. Ai tha se fusha e telekomunikacionit është një sektor strategjik i ekonomisë për zhvillimin e mëtejshëm të Shqipërisë. ALBtelecom dhe Eagle Mobile është këtu për të mbështetur këtë zhvillim dhe për të dhënë kontributin e vet në rrugën e integrimit të Shqipërisë drejt BE. Z. Farina gjithashtu theksoi se Çalik Holding, aksioneri më i madh në ALBtelecom, i cili ka investuar në më shumë se 17 shtete të botës, do të vijojë të mbështesë fuqimisht kompaninë për të sjellë infrastrukturën më të mirë në vend.

eagle

Zv/Kryeministri Niko Peleshi theksoi se është fat i madh qe prania e ALBtelecom dhe Eagle Mobile i kanë dhënë një shtysë teknologjisë dhe shërbejnë si një indikator i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik. “Por mbi të gjitha kjo risi mbart vlerën morale dhe patëriotike e të qënit në një hap me vendet e zhvilluara të Evropës. Para dy­tre vjetësh ¾ e vendeve evropiane nuk kishin qasje në 4G ndërkohë që në SHBA 90 përqind e popullatës kishte” tha Zv/Kryeministri.

“Padyshim që rrugëtimet drejt qëllimeve madhore nuk janë të lehta. Ndaj marr të mirëqenë çdo peripeci tuajën për të kurorëzuar sukseset tuaja. Për këtë ju përgëzoj dhe ju inkurajoj duke shprehur çdo mbështetje të qeverisë dhe të Kryeministrit për të qenë përkrah jush dhe çdo sipërmarrjeje që me ndershmëri zhvillon aktivitetin në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe është një zë i fuqishëm në zhvillimin e vendit tonë.”
“Kompania ALBtelecom është po aq e hershme sa edhe vetë Shteti Shqiptar, datuar menjëherë pas Pavarësisë së Shqipërisë, dhe licencuar për shërbimet e telefonisë fikse dhe internetit në vitin 1992 nga Enti Rregullator i Telekomunikacionit, ajo është të jetë pjesë e rëndësishme e komunikimeve të shqiptarëve, duke
u bërë pjesë e historisë së vendit.” shtoi ai. “Ne u jemi mirënjohës dhe shprehim përgëzimet për ju që punoni në emër të ALBtelecom dhe Eagle Mobile, e që më punën tuaj të përditshme, dhe risitë që prezantoni në tregun shqiptar, krijoni mundësi të reja, duke e përfshirë Shqipërinë në një aventurë të re teknologjike që e afron me çdo vend të zhvilluar kudo në botë” përfundoi fjalën e tij Zv/Kryeministri Peleshi.

peleshi

ALBtelecom dhe Eagle Mobile është e vetmja kompani që ofron të gjithë gamën e shërbimeve moderne të telekomunikacionit në vend. Duke filluar nga telefonia fikse, telefonia celulare dhe interneti 4G/LTE, interneti me bandë të gjerë, televizioni IPTV, internet publik WiFi dhe shërbimeve Cloud, ALBtelecom dhe Eagle Mobile është e vetmja kompani që mund të ofrojë për çdo pjesë të shoqërisë shqiptare, institucionet publike, bizneset, mediat, OJQ­të dhe për çdo individ në vend.

eagle 2 4g

Next Post

FOTO-GALERI/ Një shetitje drithëruese në shtegun më të rrezikshëm në botë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndikime të forta planetare dhe mundësi të arta

Astrologu Jorgo Pulla zbulon parashikimin e yjeve për 12 shenjat e zodiakut

May 26, 2026
Në prag të Kurban Bajramit, thirrja e kreut të KMSH-së: Të jemi më pranë njëri-tjetrit!

Në prag të Kurban Bajramit, thirrja e kreut të KMSH-së: Të jemi më pranë njëri-tjetrit!

May 26, 2026
Rama flet për “Corriere Della Sera”: Jemi vend me shumë fat! Turistët nuk kërkojnë vetëm detin, por edhe përvoja…

Rama flet për “Corriere Della Sera”: Jemi vend me shumë fat! Turistët nuk kërkojnë vetëm detin, por edhe përvoja…

May 26, 2026
Zgjedhjet paraprake në Kosovë/ 105 mijë votues me postë, më 6 qershor hapen përfaqësitë diplomatike

Zgjedhjet paraprake në Kosovë/ 105 mijë votues me postë, më 6 qershor hapen përfaqësitë diplomatike

May 26, 2026
Sulmet amerikane në Iran, rritet përsëri çmimi i naftës, shkon drejt 100 dollarëve për fuçi

Sulmet amerikane në Iran, rritet përsëri çmimi i naftës, shkon drejt 100 dollarëve për fuçi

May 26, 2026
“Fundjava sjell rritje të temperaturave”, Ja deri në çfarë date do të vazhdojë ‘i nxehti i ferrit’

“Javë përvëluese, temperatura deri në 36 gradë”, meteorologia tregon kushtet atmosferike

May 26, 2026
Tatimet nisin kompensimet nga DIVA edhe për individët pa zbritje shpenzimesh për fëmijët

Tatimet nisin kompensimet nga DIVA edhe për individët pa zbritje shpenzimesh për fëmijët

May 26, 2026
“Ore, a është me Suel Çelën ky?”, Salianji ironi me Berishën: Unë çdo njeri e kam takuar për llogari të doktorit…

“Ore, a është me Suel Çelën ky?”, Salianji ironi me Berishën: Unë çdo njeri e kam takuar për llogari të doktorit…

May 26, 2026
Dosja “Toyota Yaris”, GJKKO shpall fajtore avokaten Erida Lazimi për ndikim të paligjshëm

Operacion në Shqipëri e Itali/ SPAK godet grupin kriminal, lëshohen 14 masa sigurie

May 26, 2026

Mandatet parlamentare, nëse do të votohej sot

May 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In