• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

ALBtelecom dhuron çmime për fituesit e “Young Programmers Space”

by Java News
06/06/2019 16:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nxënës të 11 gjimnazeve të Tiranës morën pjesë për të tretin vit radhazi në konkursin për kodimin, organizuar nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës.

“Young Programmers Space” konsiston në konkurrimin në një platformë të aksesueshme online ku ofrohet shkrimi i programeve në gjuhë të ndryshme të programimit. Platforma mundësoi kontrollin e programeve në kohë reale.

Drejtuesit e Fakultetit të Shkencave kërkojnë përmes kësaj nisme të përvitshme të  ofrojnë një mundësi për nxënësit e shkollave të mesme të testojnë aftësitë e tyre në gjuhë të ndryshme të programimit dhe të kontribuojnë në zbulimin dhe orientimin e talenteve në këtë fushë.

Për të dytin vit, ALBtelecom mbështeti fituesit me çmime dhe surpriza.  Çmimin e parë të këtij konkursi e fitoi­­­­­­­­­­­­­­­­­­ Marin Maksutaj, nxënës i  shkollës së mesme “Petro Nini Luarasi”, i cili fitoi një laptop. Për çmimin e dytë fituar nga Klaus Mana nga shkolla “Petro Nini Luarasi” dhe 3 nxënësit që fituan çmimin e tretë përkatësisht Marko Maksuti nga shkolla “ Babë Dudë Karbunara”, Klajdi Shehaj, nxënës i shkollës “Andon Z. Çajupi” dhe Damian Paluca nga shkolla “Ismail Qemali”,  kjo kompani ofroi një vit internet falas për në shtëpitë e tyre.

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, Drejtuesi i Departamentin të Informatikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Prof. Endri Xhina vlerësoi këtë platformë konkurrimi si një mundësi për gjimnazistët për të kuptuar dhe njohur më mirë fushën e studimit që do të ndjekin pas përfundimit të shkollës së mesme.

Profesorë të Fakultetit të Shkencave bien dakort që programimi tashmë duhet të jetë pjesë e kurrikulave që në shkollën e mesme, si pasojë e zhvillimeve ndërkombëtare në këtë fushë dhe kërkesave të mëdha të tregut për programues.

Dekani i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Prof. Spiro Drushku falënderoi të gjithë pedagogët e departamentit të Informatikës për punën dhe përkushtimin për vënien në funksion të kësaj platforme,  nxënësit e shkollave të mesme që morën pjesë dhe mësuesit e tyre që shërbejnë si urë lidhë se mes shkollës së mesme dhe fakultetit.

Gjatë përgatitjeve për të qenë pjesë e platformës “Young Programmers Space“, nxënësit patën mundësi për të qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me universitetin dhe kuptojnë më mirë degët që mund të ndjekin në të ardhmen.

Drejtoresha e Çështjeve të Korporatës, znj. Jonilda Filipi pasi përgëzoi organizatorët për nismën,  shpjegoi se ALBtelecom synon mbështetjen e vazhdueshme dhe fuqizimin e pandërprerë të talenteve në fushën e IT-së dhe i ftoi të rinjtë të aplikojnë në sezonin e ardhshëm të Supergeneration.al, platformës së ALBtelecom dedikuar ideve më inovatore të sipërmarrjes dhe biznesit.

ALBtelecom vazhdon të promovojë dhe mbështesë zhvillimin e mëtejshëm të talenteve të reja, ideve të reja të biznesit në fushën e teknologjisë dhe më gjerë, në funksion të rritjes së kapaciteteve, talenteve dhe inovacionit në vendin tonë.

Next Post
Ambasadori italian: Kemi gati 20 milion euro për të mbështetur Shqipërinë në projektet e zhvillimit

Ambasadori italian: Kemi gati 20 milion euro për të mbështetur Shqipërinë në projektet e zhvillimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com