• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Albini, Moisiu i rremë i shqiptarëve

by Stefano Marcelli
12/06/2023 10:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Stefano Marcelli

Tashmë kryeministri kosovar Albin Kurti duket se po jeton në një botë fantazie: sheh dhe mendon gjëra që ekzistojnë vetëm për të. Për shembull, ndërsa në skenën ndërkombëtare ziejnë akuzat dhe ultimatumet që vijnë nga të gjitha fuqitë dhe mediat ndërkombëtare, ai deklaron sinqerisht se marrëdhëniet e tij me Perëndimin janë të shkëlqyera dhe se ka pasur vetëm disa keqkuptime, jo me qeveritë (SHBA-të dhe BE-në), por vetëm me emisarët e tyre.

Sipas shumë analistëve politikë, megjithatë, me veprimet e tij të fundit dhe përgjigjet e tij krenare për përfaqësuesit e huaj, Kurti i ka prishur përfundimisht marrëdhëniet e tij me Perëndimin.

Në javët e fundit një hipotezë e ngritur nga njëra prej partive opozitare për një mocion mosbesim kundër kryeministrit qarkulloi në media. Por hipoteza perëndoi para se të lindte, sepse ekstremizmi nacionalist i Kurtit (një politikan i vërtetë sovranist) gëzon mbështetje të gjerë popullore që do ta konfirmonte atë sërish në pushtet në afatin e parë elektoral.

Ndërkohë ringjallja e protagonizmit politik nga Kuvendi i Kosovës, ajo po, do të ishte një nismë e mirë në favor të rivendosjes së dialektikës demokratike në një vend ku kryeministri e ka zëvendësuar me populizëm të bazuar në protagonizmin e tij.

Gjithsesi në Prishtinë duhet ta dinë se, nëse Kurti mbetet në pushtet dhe vazhdon politikën e tij izoluese dhe destabilizuese, arma e vetme në duart e NATO-s dhe BE-së për të stabilizuar situatën do të ishte vendosja e Kosovës nën kontrollin ushtarak të KFOR-it.

Sovranistët priren të izolojnë vendet e tyre nga pjesa tjetër e botës, në mënyrë që të jenë në gjendje të ushtrojnë pushtetin e tyre absolut të patrazuar dhe të mos kenë nevojë t’i përgjigjen ndonjë rregulli mbikombëtar.

Por Kurti harron megjithatë, se Kosova është ende një territor i vendosur nën mbrojtje nga vendet që e krijuan si shtet të pavarur dhe se kontingjentet ushtarake të pranishme kanë për detyrë të parandalojnë çdo përpjekje për pushtim serb dhe të ruajnë paqen në zonë.

Sipas komandantit të KFOR-it, ka qenë vetë Kurti që ka vënë në rrezik paqen në kufirin me Serbinë.

Ndërkohë në ditët e fundit të një ultimatumi të vendosur nga i dërguari amerikan Gabriel Escobar, një litar shpëtimi qeverisë së Prishtinës ia hedh kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili qartë është i investuar nga bashkësia ndërkombëtare me rolin e përcjelljes së Kosovës drejt marrëveshjes me Beogradin dhe rrjedhimisht drejt anëtarësimit në BE.

Rama, dërgoi ai vetë një projekt draft për Asociacionin e komunave me shumicë serbe presidentit francez Emannuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz, projekt draft i cili po pritej prej kohësh nga kryeministri kosovar.

Diplomacia evropiane tani po vlerëson projektin e Ramës, gjë që sërish i ofron qeverisë së Prishtinës pak kohë për të gjetur një rrugëdalje politike nga kjo situatë që e sheh atë me shpatulla në mur.

Megjithatë, Kurti dhe njerëzit e tij në Kosovë e Shqipëri duket se nuk e kanë marrë mirë këtë ndërhyrje të vendit simotër.

Në botën e fantazisë së zotit Kurti nuk ekziston asgjë nga këto.

Në imagjinatën e tij është vetëm ai që dominon vendin e tij dhe e udhëheq popullin e tij kundër të gjithëve: amerikanëve, evropianëve, shqiptarëve, ushtarëve, gazetarëve…

Një mesia, një profet, një udhëheqës karizmatik që, si Moisiu, marshon për të pushtuar… Çfarë ama?

Dikush le t’i shpjegojë Moisiut të Prishtinës se ai dhe njerëzit e tij tashmë e kanë marrë tokën e premtuar dhe se nëse vazhdojnë kështu, rrezikojnë vetëm ta humbin atë.

Tani për tani, strategjia e Kurtit duket se çon vetëm në një marshim të gjatë nëpër shkretëtirë.

Next Post
George Soros zgjedh pasardhësin, i dorëzon të gjithë pasurinë

George Soros zgjedh pasardhësin, i dorëzon të gjithë pasurinë

Comments 1

  1. ppa says:
    3 years ago

    Analize realiste objektive, edhe stili mjaft i goditur!

    Reply

Leave a Reply to ppa Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, urë konkrete mes arsimit universitar dhe punësimit në administratë

Rama: Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, urë konkrete mes arsimit universitar dhe punësimit në administratë

February 4, 2026
Pas publikimit të dokumenteve të reja të dosjes Epstein, Mbreti përzë vëllain nga Londra

Pas publikimit të dokumenteve të reja të dosjes Epstein, Mbreti përzë vëllain nga Londra

February 4, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

Rama, një udhëtar që preku folenë e grerëzave

February 4, 2026
Arrestohet 35-vjeçari në Tiranë, akuzohet në Itali për trafik droge

Arrestohet 35-vjeçari në Tiranë, akuzohet në Itali për trafik droge

February 4, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 5 Shkurt 2026

February 4, 2026
Rama: 1600 të punësuar në administratë nga Programi Kombëtar i Praktikave të Punës

Rama: 1600 të punësuar në administratë nga Programi Kombëtar i Praktikave të Punës

February 4, 2026
Ndihmoi autorët të largohen, 24 vite burg për bashkëpunëtorin në vrasjen e Gentjan Bejtjes

Ndihmoi autorët të largohen, 24 vite burg për bashkëpunëtorin në vrasjen e Gentjan Bejtjes

February 4, 2026
Lidership tregu: 2025, viti i Albsig Jetë

Lidership tregu: 2025, viti i Albsig Jetë

February 4, 2026
Tare mendon gjatë për Milanin: Ja pse dështoi transferimi i yllit të Premier League

Tare mendon gjatë për Milanin: Ja pse dështoi transferimi i yllit të Premier League

February 4, 2026
“Jetimore qokash”, pas kritikave të Ramës ikën kreu i “Illyrian Guard”! Ish-deputeti i PS merr drejtimin

“Jetimore qokash”, pas kritikave të Ramës ikën kreu i “Illyrian Guard”! Ish-deputeti i PS merr drejtimin

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In