• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Albini është i madh…

by Leart Kola
26/08/2023 10:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Leart Kola

Është i madh Albini sepse shkon në Maqedoninë e Veriut në kulmin e debateve për ndryshimet kushtetuese, që do të përcaktojnë rrugëtimin e vendit drejt Bashkimit Europian. E bën mitingje me parti të vogla shqiptare, të cilat i janë bashkuar pikërisht të djathtës pro-ruse, e cila po e pengon integrimin në BE, e nga aty deklaron me të madhe; ‘Mos shihni nga Rusia, por nga Perëndimi’!

As e ka problem fare, që mungon vija logjike dhe as nuk ka njeri afër që t’i thotë, që ky vend  ka ndryshuar emrin për t’u integruar në BE e ti je një kryeministër, që kjo BE dhe  Administrata Amerikane e kanë sanksionuar financiarisht dhe politikisht.

Pas gjithë asaj fanfare nacionaliste pan-shqiptare në Tetovë, një javë më vonë, pa ju dridhur qerpiku fare dhe pa e çarë kokën për të ruajtur një minimum konsistence me gjërat që kishte thënë një javë më parë, në kulmin e debatit mes Shqipërisë dhe Greqisë për çështjen e Himarës ku Kryeministri i Shqipërisë kishte refuzuar kushtëzimet idiote te kryeministrit grek, ky mezi pret të bëj çantën gati e të niset për Athinë (VV ndërkohë ka bërë protesta kundër grekëve në jug të Shqipërisë më shumë edhe se vetë partia çame PDIU).

Më mirë mos të përmendin faktin që, mbasi e shpalli tradhëtar këdo shqiptar që takonte Vuçiçin dhe pasi u përbetua pa i kërkuar askush, që do ta takonte vetëm në Bruksel në formatet e takimeve formale, e gjen veten në darkë informale me të ngrenë e me të pirë si loçkë.

Eshtë i madh fare, se pavarësisht kësaj nuk lëviz në asnjë sondazh asnjë pike, e të mendosh që liderat nacionaliste të shkretët duhet të ruajnë një lloj konsistence mes asaj, që thonë dhe asaj që bëjnë, ndonjëherë e bëjnë një gjë dhe pse e dinë që është gomarllëk, por nuk kanë ku e luajnë sepse e vetmja gjë që kanë është, që bëjnë atë që thonë.

Ky ka arritur të pamundurën, ka martuar në një njeri fleksibilitetin mashtrues të politikanit tipik liberal, me adhurimin popullor të një politikani tipik nacionalist, ka shumë mundësi të jetë magjistar.

Jo, ka mundësi, por garant është, se një politikan t’i mbijetojë një dyvjeçari politik ku nuk ka një projekt të filluar e të përfunduar, ka më shumë para që i ka ngrënë inflacioni se çfarë mund të hante korrupsioni, që lufton me kryeministrin e Shqipërisë, nuk komunikon me zv. kryeministrin e Maqedonisë, e shpall shkja atë të Malit të Zi dhe armik të betuar atë të Preshevës, të gjithë këta shqiptarë, të gjithë këta të luftuar prej tij në emër të shqiptarisë!!!

Albini është i madh, sepse nuk shpall vetëm shumicën e shqiptarëve anti-shqiptar, por i ka shpallë edhe gjithë europianët si njerëz që janë kundër vlerave të Evropës, dhe gjithë amerikanët injorantë të historisë së Amerikës, dhe si pasojë të paaftë për ta kuptuar politikën e tij, tani në fund madje ka shpallur armik dhe KFOR-in që është krijuar për të luftuar armikun e Kosovës.

Sipas proverbës së sapo krijuar dhe shumë logjike, armiku i armikut tim është edhe armiku im (nuk ka nevojë të jetë proverb i kuptueshëm, mesazhi është që jemi të gjithë armiq deri sa Albini nuk thotë të kundërtën).

E mira është që nuk i beson ato që thotë dhe nuk thotë atë që, sipas mendimit të tij, mund të mos e bëjë të duket interesant. Pra, është në kërkim të vëmendjes së vazhdueshme, si gjithë liderët sociopatë që sot popullojnë botën nga Meksika në Poloni.

Unë personalisht jam i lumtur dhe i çliruar pas ngjarjeve të fundit, sepse kam pasur gjithmonë frikën, që Albini ishte nacionalist, siç thoshte vetë ai me tipare algjeriane, pra një nacionalist anti-kolonialist socialist. Ata janë agjentë të një ndryshimi epokal që jo rrallëherë kanë krijuar çarje historike, shpesh herë katastrofike për shoqëritë e tyre.

Ndërsa kështu, siç po shfaqet së fundmi, narcizist populist me dëshirën për të qenë interesant dhe aspak konsistent, këto janë tipare që më argëtojnë pa fund, mezi pres për kapërcimin logjik të radhës, por deri atëherë καλό καλοκερι.

Next Post
Finalizohet operacioni në rrugën e Barrikadave në Tiranë, arrestohen 4 të rinj që shisnin kanabis me doza

Finalizohet operacioni në rrugën e Barrikadave në Tiranë, arrestohen 4 të rinj që shisnin kanabis me doza

Comments 1

  1. ppa says:
    3 years ago

    Sakte dhe thjeshte, si cdo e vertete.. Jane keta analiste qe i mungojne studiove te pshurrura televizive!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja “Aruba”, Berisha nga SPAK: Pse nuk tregojnë cilët qeveritarë shkuan te trafikantët e drogës?

Dosja “Aruba”, Berisha nga SPAK: Pse nuk tregojnë cilët qeveritarë shkuan te trafikantët e drogës?

July 6, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Maqedoni\ Sfida, mbrojtja e të drejtave të fituara dhe garantues të paqes

July 6, 2026
Pyetje e fortë për von der Leyen: Pse BE nuk vepron për Gazën?

Pyetje e fortë për von der Leyen: Pse BE nuk vepron për Gazën?

July 6, 2026
Klopp për çështjen “Balogun”: Telefonata mes Trump dhe Infantino-s çmenduri, futbolli është loja jonë, jo e atyre!

Klopp për çështjen “Balogun”: Telefonata mes Trump dhe Infantino-s çmenduri, futbolli është loja jonë, jo e atyre!

July 6, 2026
Kriza e re në NATO, rregullat amerikane të vitit 1998 ‘po bien’ një nga një

Kriza e re në NATO, rregullat amerikane të vitit 1998 ‘po bien’ një nga një

July 6, 2026
Ndezi zjarr në tokën e babait, por flakët dolën jashtë kontrollit, arrestohet 20-vjeçari në Drizë

Ndezi zjarr në tokën e babait, por flakët dolën jashtë kontrollit, arrestohet 20-vjeçari në Drizë

July 6, 2026
Hakerët rusë vjedhin kredencialet e zyrtarëve, alarm për sigurinë kombëtare në Britani

Hakerët rusë vjedhin kredencialet e zyrtarëve, alarm për sigurinë kombëtare në Britani

July 6, 2026
Projektet kulturore në Bashkinë e Tiranës miratohen nga Këshilli Artistiko-Kulturor, i krijuar nga Këshilli Bashkiak, dhe jo nga kryetari i Bashkisë

Nis faza e dytë e kredive të buta, afati deri më 31 korrik! Ja dokumentet që kërkohen

July 6, 2026
Si “zhduken” projektet e financuara nga Serbia në Kosovë

Si “zhduken” projektet e financuara nga Serbia në Kosovë

July 6, 2026
Vinte nga Ekuadori/ Policia spanjolle kap 9.5 ton kokainë në kontejnerin me banane: Ngarkesa me e madhe që është kapur ndonjëherë!

Hartat: Shqipëria një nga vendet kryesore të tranzitit të heroinës në Europë, dyfishohet dhe kokaina

July 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In