• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Albina Kelmendi: “Duje” e sfida e Eurosong, pse shqiptarët duhet të na mbështesin në votim në këtë përfaqësim kombëtar

by Java News
11/04/2023 18:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Albina Kelmendi, një nga zërat më brilantë jo vetëm në hapësirën shqiptare, por edhe më gjerë, në një intervistë për rtsh.al, ka folur për sfidën e përfaqësimit të Shqipërisë në Eurosong 2023, që zhvillohet në Britaninë e Madhe.

Gjatë kësaj interviste ajo flet edhe për pengun e saj që nuk mundi të takojë një prej idhujve të saj, si dhe një prej figrave emblematike të Festivalit në RTSH, Vaçe Zela.

Sipas saj, sikur njerzit ta donin njeri- tjetrin me shumë, ti thonin njëherë në ditë njeri- tjetrit “Duje”, paqja në botë do ishte më e madhe.

Albina ka edhe një mesazh për të gjithë shqiptarët kudo që janë të jenë më aktiv, në çdo formë, që nga ajo e rrjeteve sociale e deri te votimi, me qëllim që në çdo vend ku të jehojë kënga shqipe, në këtë rast edhe kënga “Duje”, të bëjë që ata të ndihen krenarë kudo që ndodhen.

Sapo keni përmbyllur një tur prezantimi të këngës “Duje”, ose siç është etiketuar “Festa e Eurovizion Vazhdon”, nga Polonia deri në Izrael. Cilat janë mbresat nga ky tur? A po shkruani historinë?

Nga ajo qe kemi kaluar nga ky tur na është zgjuar ndjenja e tejkalimit të të gjitha pritshmërive tona në çdo aspekt. “Duje” të këndohet nga të gjithë me plot ndjenjë, na jep të kuptojmë se mesazhi dhe qëllimi me këngën tonë ka depërtuar thellë edhe në publikun jo shqiptar!

Andaj, tani, duke qenë në dijeni të asaj çfarë përjetuam në këto evenimente, po na bën të ndjejmë edhe atë që nuk është vetëm koha që bënë historinë, por janë njerëzit ata që bëjnë historinë.

Të jesh pjesë e një festivali shumë të njohur të muzikës shqiptare, siç është Festivali i Këngës në RTSH, dhe më pas për të përfaqësuar Shqipërinë në një nga ngjarjet më të rëndësishme të muzikës botërore, siç është Eurosong, është njëra anë, kurse sfida reale në Eurosong është diçka tjetër. Cila mendoni se do të jetë pika juaj më e fortë në sfidën në Britani?

Sfidat janë të shumta nga ato burokratike e deri edhe te ato ekonomike. Por, siç kemi besuar deri më tani se, të qënit vetvetja, është arma më e fortë që kemi në dorë.  Do mbesim kështu jo vetëm në këtë eveniment, por pët të tërë jetën.

Karriera juaj kryesisht është e një solistje, ndonëse shumë fansa tuaj në Kosovë dhe Shqipëri e dinë që familja Kelemendi është një familje e apasionuar pas muzikës. Përse zgjodhët që në këtë sfidë komplekse muzikore të bëni pjesë të performancës edhe familjen tuaj?

Po qe se i ktheni, apo hulumtoni nga e kaluara, mund të gjeni se, që nga fillimi i karrierës time nga TheVoice of Albania, jemi deklaruar për dëshirën e pjesëmarrjes apo përfaqësimit të Shqipërisë, por edhe të Kosovës, e cila ende s‘ka arritur të jetë pjesëmarrëse, qe e vetmja mënyrë e i imja për paraqitje që do jetë bashkë me familjen. Kjo është dëshirë dhe vullnet i kahershëm. E gjithë kjo, për faktin se i dimë potencialet tona.

Për publikun duhet treguar se kjo familje, siç jemi paraqitur, është ajo e rrethit të afërt apo më mirë të themi e vogla, pasi ne rrethohemi edhe nga një rreth më i gjerë muzikantësh, të dëshmuar tani edhe si profesor muzike, që kanë lënë gjurmë në historinë e muzikës së Kosovës. Në këtë rast duke veçuar axha im Arsim Kelmendi, i cili është edhe Obo-isti i parë i diplomuar në Kosovë.

Çfarë keni mësuar nga përvoja për të hedhur hapin e duhur në Eurosong?

Jeta është mësim. Asgjë të mirë nuk ta fal askush. Atë duhet ta marrësh dhe kjo nuk është e lehtë! Fillimisht kjo, deri tani ku jam, më ka lënë të kuptoj dhe besoj se me cilat sfida janë ballafaqur kolegët e mi në të kaluarën dhe bashkëndjejmë me ta të gjitha dhimbjet nga ajo shpirtërore, deri edhe te ato subjektive. Rezultatet e arrituara të kolegëve nga e kaluara, nga ky eveniment nuk janë vetëm përgjegjesi e tyre. Tani ne besojmë që kjo do të vijë edhe nga faktorë të tjerë shumë relevant duke filluar nga buxheti e deri te përkrahja e publikut vendor.

Çfarë do të thotë pjesëmarrja në Eurosong për karrierën tuaj muzikore?

Përfaqësimi kombëtarë është përgjegjësi, dhe një faqe e historisë në karrierën time, e cila konsiderojmë se do të shndrit gjithë jetën për ne!

Rrethanat botërore bënë që eurosong të mos zhvillohej në Kiev, por të zhvendosej në Britani. Si do ndjeheshe nëse do këndoje në Kiev? A do ishte më emocionuese edhe në kontekstin e rrethanave atje?

Në çdo vend ku jehon kënga shqipe, në këtë rast edhe kënga jonë, do ndjehem krenare. Sikur njerëzit ta donin njeri- tjetrin më shumë, ti thonin një herë në ditë njeri- tjetrit “Duje”, paqja në botë do ishte më e madhe. Paqe për Ukrainën.

Shumë kritikë në fushën e muzikës, ju konsiderojnë si një pasuese mjaft të denjë të disa prej zërave më të mirë të muzikës në Kosovë dhe Shqipëri si Pagarusha, Vaçe Zela etj. Ndjeheni e përkëdhelur nga ky kosntatim apo ndjeni më shumë përgjegjësi?

Të krahasohesh me dy divat më të mëdha të kombit tonë është ndjenjë e madhe. Jam rritur me këta zëra, kam arritur edhe të këndoj para të madhes Nexhmije Pagarusha. Do mbetet nje grop e madhe për mua që s’mu dha rasti ta takoj Vaçe Zelën. Mbetet synim i imi të bëhem, Albina Kelmendi.

Të përfaqësosh shqiptarët kudo janë në eventin e Eurosong është përgjegjësi për ty, po përgjegjësia e shqiptarëve, në raport me ty dhe Eurosng, cila do të duhet të jetë?

Siç e theksova më sipër, në pika shumë të shkurta nga ajo që kam parë në këtë tur koncertesh në vende të ndryshme, lirisht mund të konstatoj dhe besoj që përkrahja institucional dhe e popullit mungon shumë. Prandaj edhe rezultatet shpesh s’janë të kënaqshme, përkundër faktit se kemi pas dhe këngë të mira! Të shpresojmë që institucionet të japin më shumë mbështetje, sidomos ne sferën financiare, dhe publiku shqiptarë të jetë më aktiv, në çdo formë, që nga ajo e rrejteve sociale e deri te votimi. Intervistoi: Armando Meta/rtsh.al

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHOKOHET BAYERN/ Lille përmbys bavarezët në vetëm 3 minuta, fiton 2-1 në Champions League

SHOKOHET BAYERN/ Lille përmbys bavarezët në vetëm 3 minuta, fiton 2-1 në Champions League

November 25, 2026
PS propozon shtyrjen e rivlerësimit të banesave deri në vitin 2027, mbetet në fuqi taksa 5%

PS propozon shtyrjen e rivlerësimit të banesave deri në vitin 2027, mbetet në fuqi taksa 5%

November 25, 2026
Merz ngre alarmin pas raketës në Poloni: Rusia është e gatshme për përshkallëzim edhe me Evropën

“Rusia po zgjeron kërcënimet”, Merz paralajmëron Evropën: Synimet e Putinit shkojnë përtej Ukrainës

November 25, 2026
Lufta Rusi-Ukrainë shtrihet në Mesdhe, Neziri: Kievi mund të përdorë një platformë detare të padukshme

Lufta Rusi-Ukrainë shtrihet në Mesdhe, Neziri: Kievi mund të përdorë një platformë detare të padukshme

November 25, 2026
U përjashtua apo jo Spiropali? Deputetja e PS: S’ka vendim, kur të ketë një të tillë do bëhet publik

Përplasja Spiropali-Rama, Gjyli: Reagim pas përjashtimit, nuk besoj se mund të krijojë një lëvizje

November 25, 2026
As sondazhe, as primare, Alimehmeti propozon një tjetër mënyrë për zgjedhjen e kandidatit të opozitës

As sondazhe, as primare, Alimehmeti propozon një tjetër mënyrë për zgjedhjen e kandidatit të opozitës

November 25, 2026
Ukraina godet një tjetër anije iraniane pranë Libisë, dyshohet se transportonte pajisje për dronë

Ukraina godet një tjetër anije iraniane pranë Libisë, dyshohet se transportonte pajisje për dronë

November 25, 2026

Kur nuk të mjafton më partia, sepse të mungon karrigia

November 25, 2026
“Berisha e ka çuar PD-në nga humbja në humbje”, Balliu: Rama nuk mund të mposhtet prej tij

“Berisha e ka çuar PD-në nga humbja në humbje”, Balliu: Rama nuk mund të mposhtet prej tij

November 25, 2026
U plagos me thikë në Korçë, zbardhen detajet: 30-vjeçari ishte prezantuar si polic

U plagos me thikë në Korçë, zbardhen detajet: 30-vjeçari ishte prezantuar si polic

November 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In