• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Albin Kurti po sillet si udhëheqës fisi

by Mero Baze
06/07/2023 19:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Në Verën e vitit 1996, Timothey Wirth në atë kohë Nënsekretar shteti për çështje globale, në administratën e Presidentit Clinton, vendosi të vizitoj Shqipërinë pas destabilizimit të zgjedhjeve të 26 Majit dhe kursit antiperëndimor që po merrte administrata e Sali Berishës. Përmes diplomatëve në Tiranë SHBA kishte kërkuar përsëritjen e 40 zonave zgjedhore me qëllim që të riparohej degradimi I procesit që kishte ndodhur më 26 Maj, por Berisha nuk I kishte dëgjuar. AI përsëriti vetëm 13 zona të cilat I rifitoi përsëri.

Në përpjekje për të përsëritur një mesazh të fort, Tim Wirth vendosi të udhëtoj vet drejt Tiranës. Por Presidenti I asaj kohe Sali Berisha, ja refuzoi takimin, duke I rekomanduar që mund të takohej me kryeministrin Aleksandër Meksi.
Duke më arsyetuar refuzimin e takimit, Berisha më tha, se nuk është nevoja ta pres se e di se ¸farë mesazhi ka për të më thënë. Nuk kam pse e dëgjoj.
Por ndërsa prisja që SHBA dhe diplomatët amerikanë të bëheshin agresivë me këtë rast, nuk dukej ndonjë shenjë e tillë në horizont. Ajo që ndodhi ishte se të gjithë diplomatët perëndimorë në Tiranë, e quanin këtë një skandal, pasi Presidenti po tregohej primitive dhe nuk po siullej jo si një udhëheqës evropianë. Dhe kjo në fakt u bë varri politik I tij disa muaj më vonë.

Pra nuk është se u shqetësua SHBA nga refuzimi, por gjithë diplomatët perëndimor, e klasifikuan atë si një kulturë antiperëndimore.
E njëjta gjë po I ndodh sot Albin Kurtit në Prishtinë.
Edi Rama ka bërë sot përpjekje të pamëshirshme për të ekspozuar deri në fund Albin Kurtin, si një lider me formim antiperëndimor, duke bërë sikur I lutet për një takim, që në fakt nuk është se ka ndonjë dëshirë të madhe ta bëj.
Dhe arriti ta ekspozoj si të tillë, jo për shkak të fjalorit nacionalist dhe populist që Albini përdor, jo për nga betejat artificiale për të mbajtur Kosovën nën tension, jo nga teoritë e tij ideologjike antiperëndimore, por thjeshtë nga gjesti I tij primitiv I refuzimit të takimit me të.
Sinjali I parë ishte fakti që ambasadori I SHBA në Prishtinë, ju bashkua takimit të Edi Ramës me Vjosa Osmanin dhe Glauk Konjufcën, për të treguar në fakt se kush është aty zot shtëpie.
Për çdo lider perëndimor, pa I hyrë fare në detaje arsyeve, refuzimi I një takimi me një kryeministër të shtetit fqinj, ndërkohë që e pret Presidenti dhe gjithë infrastruktura politike është primitivizëm.

Nuk po them pastaj nxjerrjen e njerëzve ilegal për ta fyer, ndërsa hynte në takime, apo përpjekjen për ti krijuar pasiguri fizike dhe mjedis armiqësor. Ajo është atavizëm e kohës së tij në ilegalitet.
Ndaj tani nuk ka shumë rëndësi se si do të justifikohet Albini, çfarë do tu thotë militantëve, a do ta përjetojnë ata si një fitore mbi armikun apo jo. Tani ajo që mbetet nga gjithë kjo histori është portreti I një udhëheqësi primitiv të ngujuar në kullën e tij, I cili nuk ka guxim të ballafaqohet me askënd. As me kryeministrin e Shqipërisë, të cilin pavarësisht se e ka shpallur vend armik, e ka të vështirë të armiqësohet me vendin e tij.  Lutja e Edi Ramës për tu takuar me të, “me çdo kusht”, në fakt nuk është çështje malli apo halli. Mes të tjerash është për tu treguar të gjithëve se kë ka në krye Kosova. Vetëm një gjest I ngjashëm u desh më 1996, që Berishës ti vinte vizën gjithë perëndimi dhe për një vit të mos dinte ku te fuste kokën.
Është një gjest që as në fiset afrikane nuk ndodh më. Por Kosova nuk është fis afrikan, është vend perëndimor! Kryeministri ka qejf të jetë kryetar fisi.

Next Post
Copëtimi i PD dhe i ‘skaduari’ Berisha që akuzon Bashën si ‘kartë e djegur’

Kurti ia fali Veriun Vuçiçit, me refuzimin e Ramës preku fundin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Peshku në Akuarium

February 23, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 24 Shkurt 2026

February 23, 2026
Sot nis Kreshma e Madhe e Pashkës, përkujtohet Hierodëshmor Polikarpi i Smirnit

Sot nis Kreshma e Madhe e Pashkës, përkujtohet Hierodëshmor Polikarpi i Smirnit

February 23, 2026
Grupi i PD kërkesë Peleshit: Duam dosjen e plotë për Ballukun. Mungon..

U kallëzua nga PD për bllokim të Këshillit të Mandateve, SPAK nuk nis hetimet për Peleshin: S’ka shpërdoruar detyrën

February 23, 2026
Berisha: Protesta e së shtunës do jetë ndryshe! Kryengritja kalon në fazën e diversifikimit të aksioneve

Berisha: Protesta e së shtunës do jetë ndryshe! Kryengritja kalon në fazën e diversifikimit të aksioneve

February 23, 2026
Sezoni veror, hapen aplikimet për hapësirat e plazheve, kriteret që duhen plotësuar

Sezoni veror, hapen aplikimet për hapësirat e plazheve, kriteret që duhen plotësuar

February 23, 2026
Kryen akte dhune gjatë protestës të opozitës, lirohen nga qelia 18 protestues

Kryen akte dhune gjatë protestës të opozitës, lirohen nga qelia 18 protestues

February 23, 2026
Kinë: Arkëtimet e kinemave tejkalojnë 8 miliardë juanë, të parat në nivel global

Kinë: Arkëtimet e kinemave tejkalojnë 8 miliardë juanë, të parat në nivel global

February 23, 2026
Avokati i Ballukut flet te Këshilli i Mandateve: Zv/kryeministrja e ka zbatuar masën!

Avokati i Ballukut flet te Këshilli i Mandateve: Zv/kryeministrja e ka zbatuar masën!

February 23, 2026
Jeta në pasqyrë, 25 pyetje për sociologun e mirënjohur Fatos Tarifa

Retorika e dhunshme e Berishës nga perspektiva e Psikanalizës

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In