• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Albin Kurti po përdor Bregoviçin, për të fshehur luftën e tij ndaj SHBA dhe BE

by Mero Baze
11/08/2021 19:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Javën që kaloi, Parlamenti i Kosovës hodhi poshtë një rezolutë të Parlamentit, që propozonte detyrimin e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit, nënshkruar mes kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentit të SHBA, Donald Trump.

Marrëveshja ka një sërë detyrimesh dhe të mirash për Kosovën, nën garancinë e SHBA. E mira e parë e madhe, ishte njohja nga Izraeli, të cilën qeveria Kurti tentoi ta sabotojë me disa deklarata të dyshimta, por e gjendur para presionit të opinionit public, u tërhoq dhe e pranoi. Por vetë Kurti e injoroi ceremoninë.

Më tej detyrimet e tjera që rridhnin nga Marrëveshja u injoruan, edhe pse administrata e re e presidentit Biden e konfirmoi atë dhe këmbënguli në zbatimin e saj.

Një prej pikave rekomanduese të Marrëveshjes është përfshirja në procesin e Minishengenit, apo “Ballkani i hapur”, siç quhet tani.

Hedhja poshtë e rezolutës për detyrimin për të zbatuar Marrëveshjen e nënshkruar në Uashington, është ngjarja më e rëndë në historinë e politikës së Kosovës prej vitit 1999, kundër politikës zyrtare të SHBA.

Në këto 22 vjet mund të ketë pas fërkime apo keqkuptime, por nuk ka pasur kurrë rezistencë zyrtare kundër SHBA.

Ky është rasti i parë, dhe për ta mbuluar gjëmën e rëndë që ka ky rast mbi Kosovën, “një tufë patriotësh” kosovarë janë ngritur në protesta për Bregoviçin, që të mos shihet pas mali i krimit mbi Kosovën që prodhon refuzimi zyrtar i një marrëveshje me Uashingtonin.

Tani Gjermnaia, si nismëtare e procesit të Berlinit, ku përfshihet dhe “Ballkani i hapur”, ka këmbëngulur që në këtë proces duhet të përfshihen gjithë vendet e rajonit. Kosova jo vetëm që po kundërshton, por po akuzon dhe Shqipërinë për tradhti, pse është e përfshirë në këtë proces.

Biles në gjithë këtë proces të kundërshtimeve nga Kosova, po shmanget fare debati se çfarë dëmi sjell për Kosovën izolimi nga nismat rajonale të mbështetura nga SHBA dhe BE, dhe po ngrihet miti se këto nisma nuk janë të BE dhe SHBA, por të Edi Ramës për të dëmtuar Kosovën.

D.m.th Albin Kurti dhe partia e tij hedhin poshtë zyrtarisht Marreveshjen e Uashingtonit, hedhin poshtë zyrtarisht ofertën e Berlinit, dhe që të mos kuptohet krimi i rëndë që po bëjnë mbi Kosovën, kanë gjetur Edi Ramën si armik në dispozicion për çdo debat kombëtar. Dhe ai natyrisht që ua plotëson dëshirën me qejf.

Por puna është se kush mban përgjegjësi për pasojat që do të ketë Kosova nga ky izolim. Tani Serbia ka të drejtë t’i kërkojë Izraelit tërheqjen e njohjes, meqë Kosova e ka hedhur poshtë Marrëveshjen, dhe SHBA të ndjehet e poshtëruar nga lobimi i saj për të forcuar sovranitetin e Kosovës.

E gjithë kjo nuk mund të mbulohet me zhurmën për ardhjen e Bregoviçit në Korçë. Ai do të vijë, do të këndojë e do ikë, por kjo as e zgjidh krizën ku po fut Albin Kurti, Kosovën me Perëndimin, as e dëmton Edi Ramën, siç ëndërron Albin Kurti.

Kjo varros vetëm Kosovën, me duart e një njeriu që ka vendosur të vetizolohet nga SHBA e BE, dhe po e maskon gjithë këtë si një betejë kundër Edi Ramës.

Ai i ka lënë Serbisë vendn e nderit në rajon, si luajale e Perëndimit, vetëm e vetëm që të ketë një foto të Edi Ramës, Vuçiçit e Zaevit, pa veten e tij në mes, që t’ua hedh si ushqim turmave fanatike që shpreson se do ta mbajë në pushtet me gënjeshtra të tilla.

Atë luftë që Serbia  e humbi me avionë bombardues me SHBA-në,  Albin Kurti po ja dhuron duke bombarduar shqiptarët me gënjehstra kundër Shqipërisë dhe Edi Ramës. Siç i duhet Serbisë.

Next Post
Poshtë votimet, sidomos ato që humbim!

Kohë të vështira

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, temperaturat priten deri në 21 gradë Celcius

March 3, 2026
Kampi Ashraf 3: Pretendimet për sulm me raketa nga Irani, propagandë. S’ka kapacitet për të goditur Shqipërinë

Kampi Ashraf 3: Pretendimet për sulm me raketa nga Irani, propagandë. S’ka kapacitet për të goditur Shqipërinë

March 3, 2026
A e rrit prania e MEK-ut rrezikun për Shqipërinë mes tensioneve me Iranin?

A e rrit prania e MEK-ut rrezikun për Shqipërinë mes tensioneve me Iranin?

March 3, 2026
GJK zbardh vendimin: Zgjatja e “arrestit shtëpiak” për Sali Berishën, masë antikushtetuese

GJK zbardh vendimin: Zgjatja e “arrestit shtëpiak” për Sali Berishën, masë antikushtetuese

March 3, 2026
Drejtori i Mjedisit sherr brenda institucionit me zyrtarin e IKMT/ Inspektorati i Përgjithshëm i pezullon nga detyra: Asnjë incident nuk do të kalojë pa përgjegjësi

Drejtori i Mjedisit sherr brenda institucionit me zyrtarin e IKMT/ Inspektorati i Përgjithshëm i pezullon nga detyra: Asnjë incident nuk do të kalojë pa përgjegjësi

March 3, 2026
E rëndë në Itali, 10-vjeçari shqiptar ndërron jetë pasi u rrëzua në park

E rëndë në Itali, 10-vjeçari shqiptar ndërron jetë pasi u rrëzua në park

March 3, 2026
Mburojë digjitale për familjet, fillon funksionimi i regjistrit të personave të përjashtuar nga lojërat e fatit

Mburojë digjitale për familjet, fillon funksionimi i regjistrit të personave të përjashtuar nga lojërat e fatit

March 3, 2026
Protesta e PD-së, Ervin Salianji: Jam i zhgënjyer, molotovët i shkojnë në favor Edi Ramës

Protesta e PD-së, Ervin Salianji: Jam i zhgënjyer, molotovët i shkojnë në favor Edi Ramës

March 3, 2026
“PD duhet të ndryshojë, kemi 13 vite që vetëm humbim”, Salianji nga Berati: Lidershipi të mbajë përgjegjësi!

A do garoni përballë Berishës? Ironizon Salianji: Kemi një muaj që jemi në “kilometrin e fundit”, s’do ketë garë se bie Rama

March 3, 2026
Sulltanët osmanë, vinë sëbashku në shqip

Sulltanët osmanë, vinë sëbashku në shqip

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In