• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Albin Kurti paralajmëron “rrjedhje” të mëtejshme gazi në Kuvend

by A R
27/10/2015 08:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Albin Kurti sqaroi ne emisionin Dritare nga Rudina Xhunga, arsyet e gazit në parlament dhe mundësinë e rëndimit të situatës, në vazhdim.

Ai tha se gazi ka bërë që çështja e Zajednicës të kuptohet anë e mbanë në trojet shqiptare në Ballkan dhe më gjerë, por në të njëjtën kohë edhe iu ka treguar atyre deputetëve dhe ministrave e kryeministrit që me aq lehtësi urdhërojnë policinë të ndërhyjnë me gaz lotsjellës kundër protestuesve, që të kuptojnë njëherë se si është të jesh në këpucët e qytetarit të thjesht, i cili i varfër e i papunë kërkon të drejta ekonomike-sociale, por pse jo edhe politike-kombëtare.

“Me një gaz lotsjellës në një hapësirë aq të madhe sa është salla e Kuvendit, ata u lotuan, thanë se kjo është e papranueshme, u alivanosën dy prej tyre dhe kështu me radhë, megjithëse i pamë duke dhënë intervista para dhe pas alivanosjes, e alivanosjen nuk ua pamë. Por, sido që të jetë gazi lotsjellës në Kuvendin e Republikës është rezultat i atyre mbushjeve që nuk kanë shpërthyer në protestat tona kur policia ka hedhur në drejtim të aktivistëve të VETËVENDOSJE!-s. Kemi edhe shumë të tillë. Kemi edhe për seancën e ardhshme. Kemi edhe për të tjera seanca. Do të vazhdojë gazi lotsjellës përderisa vazhdojnë këto seanca që përpiqen ta normalizojnë ‘Zajednicën’”, u shpreh Kurti.

“E kam lexuar kaherë atë shkrim. Ai ashtu është edhe shkrim i kohës së protestave kundër Jabllanoviqit, që patën sukses, që e shkarkuan Jabllanoviqin. Jabllanoviqi pati thënë që nënat e të pagjeturve janë egërsira. I pat quajtur ashtu edhe aktivistët e VETËVENDOSJE!-s. U bënë 15 protesta anembanë Kosovës, dy shumë të fuqishme me 24 dhe 27 janar në kryeqytetin e Republikës, dhe u shkarkua Jabllanoviqi. Për neve kjo është e rëndësishme. Problemi me analizën që bën Blushi është se ai më trajton mua dhe VETËVENDOSJE!-n nga pikëpamja elektorale e votave, por nuk e kupton një gjë se politika e Lëvizjes VETËVENDOSJE! nuk është e parashikuar nga kalkulimet e një kontabilisti. Ai më thotë mua se ti humbet vota me këtë; kemi shpresuar që do të jesh pushtetar tjetërfare e kështu me radhë, mirëpo tërë kohën logjikën e ka brenda kalkulimeve elektorale, brenda përllogaritjeve që i bën një kontabilist. Por, unë nuk jam në politikë për këtë gjë. Politika nuk është kontabilitet. Ne jemi tek përfytyrimi i pallogaritshëm. Ne jemi tek një imagjinatë politike e cila është përtej çfarëdo kalkulimi që mund ta bëjë cilido kontabilist”, tha Kurti.

 

 

Next Post

Skënderbeu në ofensivë kundër medias e Federatës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com