• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Albin Kurti, ose Kryeministri qe zgjedh frikën mbi drejtësinë

by Baton Haxhiu
08/01/2025 11:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Baton Haxhiu

Po lexoja dy raste interesnte ku liderët e shndërrojnë drejtësinë në teatër ose e sfidojnë fort.

Në Budapest, shumë vite më parë, një politikan i ri dhe ambicioz, emri i të cilit tash dihet – Viktor Orban, u shfaq si shpresa e re e një populli të zhgënjyer nga padrejtësitë dhe korrupsioni. Ai premtoi drejtësi, barazi dhe një epokë të re ku ligji do të ishte mbi të gjitha. Por historia e tij mori një tjetër drejtim: sa më shumë rritej pushteti i tij, aq më shumë rritej mosbesimi ndaj institucioneve që dikur kishte premtuar se do të forconte.

Kur drejtësia trokiti në derën e tij, Orban nuk e hapi atë me ndershmëri – ai e mbylli me një rrëfim për komplotin dhe propagandën që, sipas tij, kërkonte të rrëzonte imazhin e tij si lider përmes sistemit të drejtësisë.

Kjo histori u shfaq përsëri, këtë herë në Prishtinën tonë. Në një version të ri dhe të përshtatur për një realitet tjetër politik, Albin Kurti, një tjetër lider që dikur fliste për drejtësi dhe transparencë, po ndjek të njëjtën rrugë. Jo më për të ndërtuar besim në institucione, por për të mbjellë frikë dhe mosbesim ndaj tyre.

Në një studio të improvisuar në zyret e tij po e pranonte nje gazetare për intervisitim. Fitore Rexhepi.

Në studio të ndriçuar ftohtë, me një qëndrim të ngurtë dhe një buzëqeshje të lehtë ironike, Kurti u kthye drejt gazetares dhe tha: “Mos më bëj pyetje nga portalet”. Ishte një moment që, më shumë se çdo përgjigje tjetër, tregonte gjithçka për mënyrën se si ai i percepton mediat dhe të vërtetën – si pengesa që duhen sfiduar, jo si ura që çojnë drejt transparencës.

Në atë çast, ai nuk ishte vetëm një kryeministër në një intervistë, ai ishte një aktor që kishte zgjedhur të luante rolin e liderit të pakapshëm nga drejtësia dhe i paprekur nga kritikat. Gjatë tri intervistave të fundit, përveç në “Rrjedha” që bëri bisedë në një kafe me miq, si në një kafe në periferi të qytetit, në të dy intetvista tjera, Kurti kishte marrë pozën e një njeriu që nuk shpjegon, por që edukon, që nuk bashkëbisedon, por që ligjëron.

Mimika e tij, herë e ashpër e herë përbuzëse, shoqërohej nga një gjuhë që i nxirrte gazetarët si fajtorë për të gjitha paragjykimet që ai ndiente se i bëheshin.

“Pyetjet tuaja janë thjesht pjesë e një fushate për të më paraqitur mua si të korruptuar”, tha ai me një ton të ngarkuar nga ndjenja e superioritetit. Dhe kështu, me një gjest të vogël të dorës, ai e mbylli çdo mundësi për një debat të ndershëm. Ajo që mbeti ishte një monolog i gjatë mbi komplotet imagjinare dhe një kryeministër që refuzon të pranojë se drejtësia nuk pyet për imazhin e askujt – ajo pyet për të vërtetën.

Në këtë lojë fjalësh dhe buzëqeshjesh të ftohta akull, pa shije njerëzore, Albin Kurti po ndërton një imazh të rrezikshëm për një kryeministër demokratik – atë të një lideri që, në vend të ndihmojë drejtësinë, e sfidon atë. Dhe kështu, ai po rreshtohet përkrah atyre që dikur kritikonin të njëjtën gjë që tani ai bën.

Kështu ishte deri vonë Shqipëria dhe Bosnja dhe të mos flasim Serbia. Ka qenë dikur Rumania dhe Bullgaria. Ka mbet në maje vetëm Turqia.

Ironikisht, ky kryeministër që dikur kritikonte këto shtete dhe fliste për drejtësinë si shtyllën e shoqërisë tani e sheh atë si një kërcënim ndaj imazhit të tij. Sepse, sipas tij, dera e prokurorisë nuk është më një derë që hapet për të ndihmuar ligjin, por një derë që çon drejt skenës së madhe të fotografëve dhe kamerave. Dhe këtu, në këtë teatër të menduar nga Kurti, protagonisti nuk është ligji, por frika e tij. Ai nuk është një dëshmitar – është një viktimë e paragjykimeve që ende nuk kanë ndodhur.

Mendoni pak për një qytetar të zakonshëm që merr një ftesë për t’u paraqitur në gjykatë. Si mund të ndihet ai kur sheh kryeministrin e tij të refuzojë drejtësinë me një ironi sfiduese?

Qytetari do të mendojë se edhe ai mund të zgjedhë të mos shkojë? Apo më keq akoma, një kriminel që shikon një udhëheqës të tillë si shembull, a nuk do të ndihet i inkurajuar që edhe ai të shpikë një teori për të mbrojtur veten nga ligji?

Historia na ka treguar shembuj të tillë të shumtë – liderë që në fillim sfidojnë drejtësinë dhe në fund sfidojnë vetë moralin e shoqërisë. A ju kujtohet rasti i Silvio Berlusconit, i cili vite më parë e ktheu procesin gjyqësor në një cirk mediatik. Dilte në rrugë nga gjykata dhe sillej si në cirj. Kjo është një kujtesë e freskët se çfarë ndodh kur liderët i japin vetes të drejtën të jenë mbi ligjin.

Në fund të ditës, drejtësia nuk është një derë që hapet vetëm për të dobëtit. Është një derë që duhet të hapet për të gjithë – për qytetarin e zakonshëm dhe për udhëheqësin e tij. Dhe kur dera e drejtësisë bëhet një teatër frike për një kryeministër, atëherë është shoqëria që humb besimin. Sepse drejtësia nuk ekziston për të ndërtuar imazhe – ajo ekziston për të ndërtuar të vërteta. Dhe një lider që nuk kupton këtë nuk është asgjë më shumë se një aktor në një shfaqje të rrezikshme politike.

Në fund, historia ka vetëm një pyetje për këta liderë: kur dera e drejtësisë troket, a guxojnë ata të hapin? Një pyetje që nuk duhet të mbetet vetëm për Kurtin apo Orbanin, por që vlen po aq për të gjithë ata që në emër të drejtësisë dhe popullit ndërtojnë kulla të autoritetit mbi frikën e institucioneve – nga Berisha e Meta, te Veliaj dhe shokët e tyre.

Sepse në këtë pjesë të Evropës, ku moralit të drejtësisë shpesh i pritet rruga nga pushteti, përgjigjja ndaj kësaj pyetjeje tregon jo vetëm forcën e ligjit, por edhe fatin e një shoqërie.

Next Post
VIDEO/ Ekzekutohet me breshëri plumbash ish-deputeti i opozitës me nënshtetasi franceze

VIDEO/ Ekzekutohet me breshëri plumbash ish-deputeti i opozitës me nënshtetasi franceze

Comments 1

  1. Anonymous says:
    1 year ago

    O spiun,o hajdute,ti i merre te keqen Z Albin Kurtit,ti je nji fundrrine e perbuzur nga shqiptaret.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In