• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Albin Kurti nxjerr anëtarin e partisë së gruas Milosheviçit të protestojë kundër Thaçit

by Kimete Berisha
24/09/2021 19:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kimete Berisha

Nuk janë praktikantë!

1.Praktikantët janë inferiorë.

Është kënaqësi të punosh me praktikantë, sepse për ta dëshmuar veten, ata dëgjojnë, pyesin, këshillohen, punojnë jashtë prarit të punës dhe punojnë edhe punë të të tjerëve.

Në momentin që praktikanti bëhet ‘profesionist’ dhe punësohet ‘me letra’ (pra derisa të të mashtrojë), djallëzohet dhe më nuk e njeh!

Nëse i quan praktikantë – i amniston!

Ata janë profesionistë të së keqes.

Njerëzit kanë vdekur, janë vrarë e vetëvrarë për ta shtruar rrugën e Albin Kurtit me lule!

2.Pasi kanë dështuar t’i kallin Institucionet me granata, Vetëvendosja tash po i kallin Institucionet me mjete ligjore, prej së brendshmi, me zjarr të brendshëm.

Po i përdorin Gjykatat, Policinë, disa ish komandantë të dëshpëruar të UÇK-së, po e rishkruajnë historinë

(me veshët tanë e dëgjojmë sot Sylejman Selimin duke thënë se Albin Kurti ka qenë ushtar i UÇK-së, si Azem Vllasi).

Turp!

Është turp që për shkak të rivalitetit dhe inateve mes komandantëve të shpallen ushtarë ata që nuk ishin ushtarë.

Ne e dimë që Albin Kurti nuk ka qenë ushtar.

Ushtar pa pushkë, midis Prishtine!

Qeveria Kurti e përdorin Presidencën, pandeminë, Fondin e ‘ringjalljes’, Fondin e Diasporës, buxhetin e Kosovës, po e përdorin Tribunalin e Hagës dhe Veriun e Kosovës, për pushtet.

  1. Njeriu i Vetëvendosjes- Ish anëtari i partisë ‘Juli’ të Mira Markoviqit sot proteston kundër Hashim Thaçit;

– Nipi i ish komunistit jugosllav në emër të Vetëvendosjes lyp vota për t’u bërë kryetar i një komune;

– E akuzuara për korrupsion në procesin e privatizimit lyp vota në Gjakovë, por jeton në Prishtinë;

– E shoqja e Kryeministrit jeton në Norvegji (kurrë asnjëherë as një fjalë nuk e ka thënë së paku për gratë dhe vajzat shqiptare),

mban distancë jo veç fizike por edhe emocionale nga Kosova,

kujdeset që të mbaj qëndrim të akullt, të ftohtë ndaj Kosovës.

Për ta promovuar veten në Serbi e ka gjetur momentin ‘perfekt’ (kur pushkët e ruajnë Veriun e Kosovës).

4.Nuk janë praktikanë.

Çdo gjë është e organizuar me kujdes nga Albin Kurti.

– Në Mitrovicë ka gjetur ish anëtarin e partisë së Mira Markoviqit;

– Në Gjilan, ka gjetur memorien komuniste;

– Pra, në secilin qytet (mendja e tij) i u ka përshtatur mentalitetit!

Për shembull ai mendon se Gjilani dhe Prizreni nuk kanë nevojë për kandidatë patriotë!

Se sipas tij, as gjatë luftës ‘nuk ka pasur luftë’ atje!

Albin Kurti e shfrytëzon Titon, Enver Hoxhën, UÇK-në, Ibrahim Rugovën, Ateistët, Sheherlinjtë, Osmannlinjtë, Erdoganistët, Anti-Semitët, Islamistët, Kur’anin, Biblën, Torahun,

i shfrytëzon shqiptarët me komplekse: analfabetët ua lëshon ‘intelektualëve’ (sepse mendon se analfabetizmi ngadhënjen mbi dijen, sepse ai e di se ky popull nuk lexon, prandaj fiton gjithmonë i padijshmi (të jesh i padijshëm nuk do të thotë të jesh i pamemçur. Përkundrazi).

Albin Kurti e shfrytëzon mallëngjimin dhe shprehjet që ngjallin sentiment komunist (kredi, bono, fond, arsim falas, solideritet) i shfrytëzon sidomos personat ambicioz, që kanë pasur shumë qejf të jenë dikushi e nuk janë dikushi.

Veç katundarëve nuk ua ka gjetur vendin ende, ata nuk i do, por s’ka ku i çon se shumë!

P.S. Besnik Bislimi ka thënë sot se gazsjellësi amerikan vjen nga Rusia.

Prandaj po e refuzojnë, sepse amerikanët janë çu kundër vetvetes dhe janë bërë pro rus ndërsa qeveria Kurti është bërë pro amerikane.

Po edhe kallashnikovët që i përdor policia e Kosovës vijnë nga Rusia, o bajat!

Next Post
Shqipëria, anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB, Rama: Jemi vend i vogël, por jemi gati e me ide të qarta

Shqipëria, anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB, Rama: Jemi vend i vogël, por jemi gati e me ide të qarta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lista e Kryetares së Kuvendit

September 10, 2026
Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

September 9, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Përplasjet në protestë: Rama sfidon Demokratët Evropianë: Hajde, ji i guximshëm dhe dënoje! Kjo është dhunë

September 9, 2026
Avokati përplaset me organizatorin e protestës: Ju paguan Sali Berisha o shpellarë, jeni korba e sorra!

Avokati përplaset me organizatorin e protestës: Ju paguan Sali Berisha o shpellarë, jeni korba e sorra!

September 9, 2026
Pagat e magjistratëve, 5 vite përplasje me qeverinë! Si nisi konflikti dhe pse u bllokuan rrogat

Pagat e magjistratëve, 5 vite përplasje me qeverinë! Si nisi konflikti dhe pse u bllokuan rrogat

September 9, 2026
“Fjalim i mësuar përmendësh”/ Përplasje e ashpër në studio mes Valterit dhe Mehmetit: I del krah komunistit të fundit, Berishës!

“Fjalim i mësuar përmendësh”/ Përplasje e ashpër në studio mes Valterit dhe Mehmetit: I del krah komunistit të fundit, Berishës!

September 9, 2026
Putin, Trump dhe Xi në një tryezë? Kremlini zbulon planin për samitin trepalësh

Putin, Trump dhe Xi në një tryezë? Kremlini zbulon planin për samitin trepalësh

September 9, 2026
Eksperti: Lufta në Lindjen e Mesme po prek edhe qytetarët, nafta po arrin rekorde

Eksperti: Lufta në Lindjen e Mesme po prek edhe qytetarët, nafta po arrin rekorde

September 9, 2026
Kaos! Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Elbasanit”, rëndohet trafiku

Kaos! Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Elbasanit”, rëndohet trafiku

September 9, 2026
“Edhe bar do hamë dhe gjak do derdhim”, aktivisti i “Revolucionit Flamingo” paralajmëron reagime ndaj deputetëve (VIDEO)

“Edhe bar do hamë dhe gjak do derdhim”, aktivisti i “Revolucionit Flamingo” paralajmëron reagime ndaj deputetëve (VIDEO)

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com