Albin Kurti fillon vizitën e parë të tij zyrtare jashtë vendit si kryeministër i Kosovës. Takimi i parë i tij zyrtar fillon me Edi Ramën, kryeministër i Shqipërisë.
Ai u prit me ceremoni mirseardhje në Pallatin e Brigadave në Tiranë. Më pas ata do të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Kurti do të qëndrojë deri në mesditë ku do të takojë figura të tjera të larta të politikës shqiptare si Presidentin Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi apo kreun e PD Lulzim Bashën apo kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn. /e.s/