• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Albin Kurti nis takimet dypalëshe me liderët në SHBA

by Os De
25/09/2025 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur takimet në Shtetet e Bashkuara, teksa po merr pjesë në javën e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), njoftoi zyra e tij të enjten. 

Kurti do të zhvillojë “takime dypalëshe me liderë në kuadër të javës së nivelit të lartë të sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”, u tha në njoftim. 

Kurti i nisi takimet me kongresistin republikan, Keith Self, në Konsullatën e Kosovës në Nju Jork, me të cilin, sipas njoftimit, bisedoi për raportet Kosovë-SHBA, për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë si dhe për rolin aktiv të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara. 

Kurti foli me Self për investimet në fushën e mbrojtjes, përfshirë pajisjet dhe armatimin e blerë nga SHBA-ja për Forcën e Sigurisë së Kosovës. 

“Ndër të tjera, ai theksoi vendimet e Qeverisë për pranimin dhe zhvendosjen e përkohshme nga SHBA-të të shtetasve të vendeve të treta dhe, së fundmi, heqjen e tarifës doganore ndaj të gjitha produkteve me origjinë nga ShBA, si dhe vazhdimin e programit Kompakt të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit për Kosovën nga administrata e re amerikane, si shprehje dhe dëshmi e partneritetit të besueshëm”, u tha në njoftim. 

Kryeministria më herët gjatë ditës tha se “përmes pjesëmarrjes në javën e nivelit të lartë dhe takimeve të parapara synohet thellimi i raporteve bilaterale me vende partnere, fuqizimi i mëtejmë i subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit tonë në raport me vendet mosnjohëse dhe prezantimi i mundësive dhe përparësive që Kosova ofron për investitorë të huaj”. 

Gjatë qëndrimit në Nju Jork, Kurti gjithashtu do të takojë pjesëtarë të komunitetit shqiptar në ShBA dhe përfaqësues të shoqatave të diasporës, sipas njoftimit. 

Udhëtim i Kurtit në Nju Jork vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara pësuan një goditje në fillim të këtij muaji. 

Uashingtoni njoftoi më 12 shtator për pezullimin e Dialogut të planifikuar Strategjik për shkak të veprimeve të Qeverisë në detyrë të Kosovës, që tha se kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë në vend. 

Ambasada amerikane në Prishtinë tha se veprimet e Qeverisë së udhëhequr nga Kurti kanë “rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta”. 

“Fatkeqësisht, veprimet dhe deklaratat e fundit të kryeministrit në detyrë Kurti kanë paraqitur sfida për progresin e arritur ndër vite”, tha ajo, pa shpjeguar se për çfarë deklaratash dhe veprimesh bëhet fjalë saktësisht. 

Kurti tha më vonë se Qeveria në detyrë ka “disa” dallime në qëndrime me SHBA-në, por nguli këmbë se raportet mes dy vendeve nuk janë prishur. 

Ai tha se dallimet mes tij dhe Shteteve të Bashkuara “shpesh kanë të bëjnë me qëndrimet tona në raport me Serbinë dhe veprimet ndaj strukturave ilegale të saj në Kosovë”. 

Ndërkohë, në Nju Jork këtë javë ndodhet edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila ka zhvilluar disa takime deri tani. 

Të mërkurën, Osmani u takua me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, me të cilin tha se pati bisedë “përmbajtësore”. 

Ajo i vijoi takimet me përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, të cilës ia përsëriti kërkesën e Kosovës për heqjen e masave ndëshkuese të BE-së./ REL 

 

Next Post
U zgjodhën deputetë më 11 Maj/ Qeveria liron nga detyra 3 zv.ministrat, Ilva Gjuzi, Ceno Klosi dhe Romina Kuko!

Zbardhen vendimet e qeverisë për emërimin e 3 zv.ministreve, Silva Caka, Eugena Tomini dhe Edona Bilali. Ja cilët lirohen nga detyra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

LIVE! Nis seanca maratonë në Kuvend! Do vendoset për buxhetin, Avokatin e Popullit dhe raportin e ODIHR

Kuvendi mblidhet nesër në seancë plenare, në fokus diskutimet mbi problematikat e ngritura nga qytetarët

March 2, 2026
Deklaratat e Ramës për kontrollin e territorit, Bardhi: Nga satelitët fantazmë tek dronët luftarakë, i njëjti mashtrim si në 2022

Molotovët në Vilën 31, Bardhi si Berisha: S’e dinim që ishte nën menaxhimin e fondacionit francez

March 2, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Nura: Nuk do të mbarojë shpejt. Irani i mirëorganizuar ushtarakisht

Tensionet në Lindjen e Mesme, Nura: Nuk do të mbarojë shpejt. Irani i mirëorganizuar ushtarakisht

March 2, 2026
Shqiptarët e bllokuar në Dubai nga sulmet e Iranit, sipërmarrësja shqiptare: Na këshillojnë të mos dalim, ja kur do të nisin fluturimet!

Shqiptarët e bllokuar në Dubai nga sulmet e Iranit, sipërmarrësja shqiptare: Na këshillojnë të mos dalim, ja kur do të nisin fluturimet!

March 2, 2026
Gara për kreun e ri të Policisë, nesër firma e kryeministrit

Gara për kreun e ri të Policisë, nesër firma e kryeministrit

March 2, 2026
Balla mesazh nga Brukseli: PE mbështet fuqishëm anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian

Balla-opozitës: Kur SHBA godiste Iranin, ju i vinit zjarrin godinave

March 2, 2026
Irani kërcënon Shqipërinë? Mediat: Mund të godasë kampin e muxhahedinëve në Manzë

Irani kërcënon Shqipërinë? Mediat: Mund të godasë kampin e muxhahedinëve në Manzë

March 2, 2026
Vajza dhe dhëndri i Berishës rekurs në Gjykata e Lartë, kërkojnë heqjen e sekuestros së pasurive

Vajza dhe dhëndri i Berishës rekurs në Gjykata e Lartë, kërkojnë heqjen e sekuestros së pasurive

March 2, 2026
Braçe-ministres Ibrahimaj: Të rishikohet skema e kompensimit për pensionistët e lënë jashtë

Braçe-ministres Ibrahimaj: Të rishikohet skema e kompensimit për pensionistët e lënë jashtë

March 2, 2026
Deputetja e PS: Dhuna e PD ndaj vilës të Enver Hoxhës me artistë e papranueshme, po dëmtoni imazhin e Shqipërisë

Deputetja e PS: Dhuna e PD ndaj vilës të Enver Hoxhës me artistë e papranueshme, po dëmtoni imazhin e Shqipërisë

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In