• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Albin Kurti ndërhyn mes sherrit: Edhe ti nuk u vrave në luftë, O Ramush

by Java News
24/03/2018 12:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka vazhduar polemikën në rrjetin social Facebook, pas asaj kur në seancën plenare, Ramush Haradinaj e quajti “rrenc”, deputetin e Vetëvendosjes Rexhep Selimi.

Kurti, ka thënë se gjaknxehtësinë që e shfaqi sot Haradinaj, nuk e kishte me Rexhën por me veten e tij që u largua prej Rexhës. Ka theksuar se Haradinaj e ka pasur në dorë Hashim Thaçin derisa nuk ia kishte ratifikuar demarkacionin, por sipas tij, tash janë ndërruar rolet dhe Hashim Thaçi e ka në dorë Ramush Haradinajn.” Po, Rexha nuk është arrestuar nga ‘drejtësitë’ me gjemba vendore e ndërkombëtare të pasluftës dhe nuk u vra në luftë siç nuk u vra as Haradinaj”.

Postimi i plotë i Kurtit në Facebook:

Më drejtohej mua e fliste për Rexhep Selimin. Nuk e kuptova pse. Rexha doli nga salla e seancës plenare, e kryeministri Haradinaj mori fjalën dhe fliste kundër tij. Pasi që ju përgjigj Rexha, m’u bë e qartë shumëçka nga reagimi i dytë i kryeministrit.

Ai kishte humbur toruan dhe gjaknxehtë shfrynte kundër Rexhës. Çka i kishte bërë Rexha? Po, Rexha nuk është arrestuar nga ‘drejtësitë’ me gjemba vendore e ndërkombëtare të pasluftës dhe nuk u vra në luftë siç nuk u vra as Haradinaj. Ndoshta kryeministri s’kishte çka t’i bënte Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Xhavit Halitit me të cilët u bashkua dhe po i sulej Rexhep Selimit? Ç’ishte ky siklet i papërmbajtur i kryeministrit?

Ramush Haradinaj e ka pasur në dorë Hashim Thaçin derisa nuk ia ratifikoi ‘demarkacionin’ pardje. Tash janë ndërruar rolet: Hashim Thaçi e ka në dorë Ramush Haradinajn. Duket që Haradinaj ka besuar se është bërë kryeministër për shkak të ideve të tija zhvillimore në fushën socio-ekonomike dhe edukativo-arsimore. Ai ka harruar se me 10 deputetë nuk bëhesh dot kryeministër, se kryeministër ai është bërë pikërisht për ta kaluar ‘demarkacionin’ në Kuvend.

Thaçi e Veseli e Haliti që kanë shpëtuar pa asnjë therrë nga lufta e paslufta nuk ia kanë më nevojën Haradinajt si para 21 marsit. Haradinaj dikur i kishte rënë gjarpërit në kokë porse tash e kapi për bishti. Dihet pjesa e mbetur e fabulës…

Me fjalë të tjera, Haradinaj nuk e ka me Rexhën, e ka me vetveten e tij. Nuk e ka me Rexhën që e kishte afër në luftë e protesta, por me vetveten e tij që u largua prej Rexhës, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Përmirësim i lehtë i situatës në Shkodër, niveli i ujit bie me 15 cm

Bien prurjet nga lumenjtë, drejt përmirësimit situata në Shkodër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

March 25, 2026
VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

March 25, 2026
Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

March 25, 2026
PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

March 25, 2026
BSH: Turizmi e tregtia mbajnë në këmbë besimin në ekonomi, qytetarët ‘jo’ blerjeve të mëdha

516 mijë turistë të huaj vizituan Shqipërinë në shkurt. Mbizotërojnë vizitorët nga Europa Jugore dhe Perëndimore

March 25, 2026
Gripi i shpendëve, ISHP: Nuk ka infektime në njerëz, gatuani mirë vezët dhe mishin

Gripi i shpendëve/ Shfaqet në Itali rasti i parë te njeriu në kontinentin evropian, ja gjendja e tij

March 25, 2026
“Nëse nuk e puth, ajo nuk ikën”, rrëfimi i Mirit për njohjen me bashkëshorten gjermane

“Nëse nuk e puth, ajo nuk ikën”, rrëfimi i Mirit për njohjen me bashkëshorten gjermane

March 25, 2026
Sulmohen Letonia dhe Estonia, NATO në luftë? Rusia lëshon 1 mijë dronë kundër Ukrainës, shkatërrim e viktima

Sulmohen Letonia dhe Estonia, NATO në luftë? Rusia lëshon 1 mijë dronë kundër Ukrainës, shkatërrim e viktima

March 25, 2026
Flamur Noka e përjashtoi nga PD, Burgija: Nuk ka shans askush të më zerojë kontributet

Flamur Noka e përjashtoi nga PD, Burgija: Nuk ka shans askush të më zerojë kontributet

March 25, 2026
2 vite burg për tjetërsim pronash në Himarë, Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO për ish-kryebashkiakun Goro

2 vite burg për tjetërsim pronash në Himarë, Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO për ish-kryebashkiakun Goro

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In