• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Albin Kurti merr pjesë në Paradën e Krenarisë në Kosovë: Dashuria është dashuri, krenarë për të festuar diversitetin…!

by Java News
08/06/2024 18:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Dashuria është dashuri” dhe “Krenarë për të festuar diversitetin e Kosovës”, kanë qenë vetëm disa prej mbishkrimeve që janë parë në Paradën e Krenarisë që ka nisur të shtunën në Prishtinë, dedikuar të drejtave të komunitetit LGBTIQ+ (lesbike, gei, biseksual, transgjinor, ndërgjinor, etj.

Parada e Krenarisë shënon aktivitetin e fundit në kuadër të Javës së Krenarisë, e cila ka nisur prej 3 qershorit.

Java e Krenarisë u dedikohet pjesëtarëve të komunitetit LGBTIQ+. Përgjatë kësaj jave, në shumë vende zhvillohen marshe e protesta, me kërkesën për njohjen e të drejtave ligjore për martesa mes personave të gjinisë së njëjtë.

Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë edhe figura politike e pjesëtarë të misioneve diplomatike në Kosovë.

Në mesin e tyre ka qenë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, i Shëndetësisë, Arben Vitia, shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Mimoza Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në Kuvendin e Kosovës, ka bërë thirrje për pranim të pjesëtarëve të këtij komuniteti në shoqëri, dhe që ata të jenë të hapur të deklarohen për orientimin seksual.

“Mund të them se cdo vit Parada e ka një perspektivë dhe qasje tjetër, përmes së cilës synohet që përfaqësuesit e komunitetit të ndihen të lirë, të jenë ata që me të vërtetë janë”.

Në një raport të publikuar në mars të këtij viti, nga Spartacus Gay Travel Index, Kosova renditet si vendi më pak mikpritës për personat e komunitetit LGBTI+ në mesin e vendeve të Ballkanit dhe më keq se vendet e Bashkimit Evropian.

Next Post
Doda: Opozita të reformohet që të fitojë. Të zgjedhin një kandidat për kryeministër përtej palëve, të mbizotërojë interesi i …!

Doda: Opozita të reformohet që të fitojë. Të zgjedhin një kandidat për kryeministër përtej palëve, të mbizotërojë interesi i ...!

Comments 1

  1. Salike Manxuras says:
    2 years ago

    Kjo Hajdute(Kusari) Lila, ka vëllain penderast femër, të martuar me një amerikan, prandaj na çan menderen që ti pranojë shoqeria këta LGTB e CO……
    U shoftë rraca e tyre.

    Reply

Leave a Reply to Salike Manxuras Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dëshmia tronditëse e një prej të mbijetuarave të Epstein: Filloi të më prekte me forcë

Dëshmia tronditëse e një prej të mbijetuarave të Epstein: Filloi të më prekte me forcë

February 15, 2026
Përdhunuesi i 14-vjeçares para gjykatës angleze: Mos më ekstradoni në Shqipëri, vuaj nga depresioni

Përdhunuesi i 14-vjeçares para gjykatës angleze: Mos më ekstradoni në Shqipëri, vuaj nga depresioni

February 15, 2026
U shfaq në videon e Trump si majmun, Barack Obama thyen heshtjen

U shfaq në videon e Trump si majmun, Barack Obama thyen heshtjen

February 15, 2026
Shembet muri pritës në aksin Maliq–Lozhan, qarkullohet vetëm me një korsi

Shembet muri pritës në aksin Maliq–Lozhan, qarkullohet vetëm me një korsi

February 15, 2026
Kishte përshtatur lokalin e tij për organizimin e lojërave të fatit, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

Kishte përshtatur lokalin e tij për organizimin e lojërave të fatit, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

February 15, 2026
Vizita e Edi Ramës më 19 shkurt në Uashington me ftesë të Trump “jehonë” dhe në media të huaja

Vizita e Edi Ramës më 19 shkurt në Uashington me ftesë të Trump “jehonë” dhe në media të huaja

February 15, 2026
Bisedë me Volterin

Bisedë me Volterin

February 15, 2026
Nesër projektligj i ri në Kuvend, Berisha: Rama i tmerruar nga protesta, po kërkon mburojë ligjore për veten

Nesër projektligj i ri në Kuvend, Berisha: Rama i tmerruar nga protesta, po kërkon mburojë ligjore për veten

February 15, 2026
Trump dhe Netanyahu bien dakord për strategji të re kundër Iranit, në shënjestër nafta që shkon në Kinë

Trump dhe Netanyahu bien dakord për strategji të re kundër Iranit, në shënjestër nafta që shkon në Kinë

February 15, 2026
Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit arreston ish-ministrin ukrainas të Energjisë, ndalohet në tentativë për të kaluar kufirin

Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit arreston ish-ministrin ukrainas të Energjisë, ndalohet në tentativë për të kaluar kufirin

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In