• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Albin Kurti ka në dorë vetëm të refuzojë njohjen nga Izraeli

by Mero Baze
01/03/2021 20:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Kryeministri i zgjedhur i Kosovës Albin Kurti, i ka premtuar ambasadorit të Turqisë në Prishtinë, se do të shqyrtojë çështjen e vendosjes së Ambasadës së Kosovës në Jerusalem. Komentet e zotit Kurti pasuan një letër të presidentit Erdogan dërguar atij me rastin e fitores në zgjedhje, ku kjo kërkesë ishte në plan të parë.

Në fakt nuk ka ndonjë debat apo ndonjë mundësi zgjedhje për Kosovën, lidhur me Jerusalemin. Kosova ka në dorë vetëm të pranojë njohjen nga Izraeli, ose të mos e pranojë. Të tjerat janë lojra fjalësh.

Marrëveshja  e Uashingtonit është një zotim i shtetit të Izraelit, për të njohur Kosovën me seli në Jerusalem.

Kosova si shtet i ri, që njihet nga Izraeli, nuk e ka luksin e shteteve që kanë njohur më herët në mënyrë reciproke  Izraelin, për të zgjedhur mes Tel Avivit dhe Jerusalemit, përfshi këtu dhe Shqipërinë.

Izraeli nuk mund të zhbëjë marrëdhëniet me shtetet të cilat e kanë selinë në Tel Aviv, pasi aty ua ka caktuar vetë selinë e Ambasadës kur e kanë njohur njëri- tjetrin.

Shtetet që duhet ta lëvizin selinë në Jerusalem, janë shtete që tregojnë një afrësi më të madhe me kauzën e shtetit izrealit. SHBA e bëri një gjest të tillë me Trump-in, edhe pse vendimi u pasua me kritika të forta. Por ai nuk do të ndryshojë më.

Kosova nuk e ka këtë këtë luks zgjedhje. Kosova është një shtet i ri, që Izraeli e njeh në kushtet e veta, ku ka të përcaktuar si kryeqytet diplomatik Jerusalemin. Kosova mund ta pranojë, ose jo, këtë njohje. Kaq ka në dorë.

Albin Kurti e di mirë këtë. Kjo është një njohje e dhuruar nga SHBA dhe duke e pranuar atë, ke pranuar dhe luajalitetin e fortq me politikën e SHBA.

Duke e kundërshtuar atë për interesa të Turqisë, ke kthyer Kosovën në një krahinë autonome të ish- Perandorisë Osmane.

Njohja e Kosovës nga Izraeli është ndoshta njohja më e rëndësishme, pas njohjeve të javës së parë të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ajo njohje ndërpreu procesin poshtërues të tërheqjes së njohjeve nën ndikimin e Serbisë, apo refuzimin e njohjeve të reja, që kishte disa vite që ishin në vend numëro. SHBA e siguroi këtë njohje në një tavolinë me Serbinë, duke i poshtëruar ata dyfish.

Prandaj përdorimi i fjalive që rrisin pritshmëri edhe për Turqinë, edhe për SHBA, nuk funksionon. Ai mund të gënjejë ndonjë militant trushpëlarë të Vetëvendosjes, por jo SHBA dhe Izraelin.

Albin Kurti ka në dorë të refuzojë njohjen nga Izraeli, ose ta pranojë atë ashtu siç është bërë dhe të shkojë në ceremoninë e inagurimit, ashtu siç e ftoi kryeministri Netanjahu. Nuk i ka dhënë njeri mandat, as ta shqyrtojë, as t’i diktojë kushte Izraelit.

Thjesht duhet të provojë nëse Kosova është në linjën historike të bashkërendimit diplomatik me SHBA, apo do fillojë një erë e re kundër saj.

Albini e ka detyrim ta sqarojë këtë gjë. Për vazhdimin e sqarojnë shqiptarët pastaj, edhe pse është poshtërsi t’i çosh në një referendum pro apo kundër SHBA, vendit që i çliroi.

Next Post
Meta: Amerikanët e Edi Ramës unë i kap prej veshi, e di ai si u flas unë atyre…

Meta: Amerikanët e Edi Ramës unë i kap prej veshi, e di ai si u flas unë atyre...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fluksi turistik në rritje, mbi 1.6 milionë hyrje në Shqipëri gjatë muajit prill

Fluksi turistik në rritje, mbi 1.6 milionë hyrje në Shqipëri gjatë muajit prill

May 27, 2026
I akuzuar për përfshirje në trafikun e drogës, arrestohet 41-vjeçari shqiptar në Itali

I akuzuar për përfshirje në trafikun e drogës, arrestohet 41-vjeçari shqiptar në Itali

May 27, 2026
Spartak Ngjela: Ja frika e Sali Berishës nga SPAK

“26 maji 1996 ishte grabitja më e madhe e votave”, Ngjela sulmon Berishën, paralajmëron publikimin e dokumenteve

May 27, 2026
Përplasja me Berishën, Salianji thërret demokratët në Tiranë: Ndryshimi i Shqipërisë kalon nga ndryshimi i PD-së

Përplasja me Berishën, Salianji thërret demokratët në Tiranë: Ndryshimi i Shqipërisë kalon nga ndryshimi i PD-së

May 27, 2026
OBSH ngre alarmin: Rreth 220 viktima nga Ebola, virusi po fiton terren

OBSH ngre alarmin: Rreth 220 viktima nga Ebola, virusi po fiton terren

May 27, 2026
Kremlini: Putin është i hapur për negociata me Europën! Moska e sheh pozitiv diskutimin për ndërmjetësit

Kremlini: Putin është i hapur për negociata me Europën! Moska e sheh pozitiv diskutimin për ndërmjetësit

May 27, 2026
Krim i rëndë! 46-vjeçari dyshohet se vrau partneren shqiptare dhe i vuri flakën banesës

Krim i rëndë! 46-vjeçari dyshohet se vrau partneren shqiptare dhe i vuri flakën banesës

May 27, 2026
Muçi: Zgjedhjet pa garë në PD po e delegjitimojnë partinë, Berisha është patericë e Ramës

Muçi: Zgjedhjet pa garë në PD po e delegjitimojnë partinë, Berisha është patericë e Ramës

May 27, 2026
Eurojust zbardh operacionin Itali-Shqipëri: 12 të arrestuar për drogë, vrasje dhe pastrim parash

Eurojust zbardh operacionin Itali-Shqipëri: 12 të arrestuar për drogë, vrasje dhe pastrim parash

May 27, 2026
“Merrja deri në 2 milionë dollarë në javë”, trafikanti i armëve që implikoi familjen Berisha në masakrën e Gërdecit flet për fitimet marramendëse

“Merrja deri në 2 milionë dollarë në javë”, trafikanti i armëve që implikoi familjen Berisha në masakrën e Gërdecit flet për fitimet marramendëse

May 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In