• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Albin Kurti – Isa Mustafa: Si mund ta kuptojmë këtë dashuri?

by Java News
29/09/2018 12:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Blendi Gashi/

Takimet shpeshta të opozitarëve Isa Mustafa e Albin Kurti, veçanërisht shkuarja e vetëvendosësit në konakun e kreut të LDK-së për bashkim forcash në kundërshtim të Thaçit për idenë e “korrigjimit të kufirit” me Serbinë, por sigurisht edhe rrëzimin e Ramushit nga pushteti, ka ngjallur jo pak reagime, duke ditur armiqësinë mes dy politikanëve dhe akuzave që ata drejtuan mes vete dy vite më parë gjatë qeverisjes së LDK-së, por edhe gjatë bashkëpunimit të pasuksesshëm mes tyre si parti opozitare.

Ky rikthim i miqësisë mes Kurtit e Mustafës nga zyrtarë të partive në fjalë po shihet me syrin e “shpëtimit të territorit”, nga ish-vetëvendosësit po vlerësohet bashkëpunim jo i sinqertë, kurse nga analistët një fije shprese për qytetarët.

Ish-vetëvendosësi Dardan Sejdiu, tani shef i grupit parlamentar të Partisë Socialdemokrate nuk e sheh të sinqertë takimin në fjalë, por më shumë si mobilizim të elektoratit.

“Bashkëpunimi i tyre nuk është i sinqertë, takimet po i bëjnë vetëm për të animuar tifozët e tyre. Kjo nuk është rruga e duhur për të ecur përpara”, ka deklaruar Sejdiu në televizionin Dukagjini.

Faik Krasniqi, njohës i rrethanave politike vlerëson se Vetëvendosje dhe LDK-ja kanë pikëpamje të ndryshme sa i përket ndalimit të presidentit Thaçi rreth çështjes së pazarit me territore.

“Vetëvendosje konsideron që protestat janë rruga e vetme për ta parandaluar Presidentin. Kurse LDK-ja mendon që rruga institucionale është rruga e duhur për ta bërë një gjë të tillë. Prandaj takimi Kurti-Mustafa në një këndvështrim mund të shihet një fije shprese për qytetarët e pashpresë, por qëndrimet e ndryshme që kanë këto dy parti dhe përplasjet e mëhershme e zbehin pak a shumë këtë shpresë”, ka deklaruar Krasniqi për tesheshi.com.

Analisti Haki Abazi, duke vlerësuar takimin mes Kurtit e Mustafës, thotë se bashkimi i opozitës kosovarë është më i domosdoshëm se kurrë më parë, për të parandaluar planet e Thaçit për korrigjim të kufijve.

“Takimi i tyre e ka dërguar një mesazh shprese të qytetarët, sepse është në pyetje interesi i vendit. Mustafa dhe Kurti e kanë pa urgjencën dhe momentin kritik ku jemi, dhe të dytë e kanë ndjerë nevojën dhe fuqinë e bashkimit. Mendoj se takimi përcjell mesazhin për bashkërendim të veprimeve të bllokut opozitar, drejt ndaljes së pazareve për shkëmbim të territoreve”, ka deklaruar Abazi për Telegrafin.

Portali ynë ka tentuar të marrë përgjigje edhe nga deputetë të LDK-së, por ata nuk kanë dashur të flasin rreth takimit të liderit të tyre me Kurtin.

Ndërsa Mustafa e Kurti pas takimit mes tyre kanë deklaruar se do të intensifikojmë bashkëpunimin opozitar në mënyrë që degradimi i qeverisjes dhe rrezikimi i territorit të ndalet sa më shpejtë dhe se vendi ka nevojë për një qeveri të re. /tesheshi.com/ma.me

Next Post
Seanca te Krimet e Rënda, Basha nuk i shkon Ballës në ‘takim’

Balla: Veprat penale në ngarkim të ish-oficerit Emiljano Nuhu, Basha të distancohet!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshime në drejtimin e KESH-it, largohet Viola Haxhiademi. Ja kush e zëvendëson

Ndryshime në drejtimin e KESH-it, largohet Viola Haxhiademi. Ja kush e zëvendëson

November 10, 2026
E pazakontë në Dukat, i riu hyn me hanxhar në lokal dhe kërcënon klientët. Detaje nga ngjarja e rëndë

E pazakontë në Dukat, i riu hyn me hanxhar në lokal dhe kërcënon klientët. Detaje nga ngjarja e rëndë

November 10, 2026
Të pasurit jo vetëm u pasuruan më shumë, por u bënë edhe më të paskrupullt

Të pasurit jo vetëm u pasuruan më shumë, por u bënë edhe më të paskrupullt

November 10, 2026
Gjyqi ndaj grupit të Laert Haxhiut, paraqitet në GJKKO për të dëshmuar babai i Noizy-t

Gjyqi ndaj grupit të Laert Haxhiut, paraqitet në GJKKO për të dëshmuar babai i Noizy-t

November 10, 2026
Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Bordi: Nga sot, nafta 208 lekë dhe benzina 167 lekë/litër

Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Bordi: Nga sot, nafta 208 lekë dhe benzina 167 lekë/litër

November 10, 2026
Hita: 132 mijë fidanë kanabisi u goditën në tentativë kultivimi. Do godasim financuesit dhe përfituesit e drogës

Hita: 132 mijë fidanë kanabisi u goditën në tentativë kultivimi. Do godasim financuesit dhe përfituesit e drogës

November 10, 2026
Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

November 10, 2026
Buxheti 2027 për mbrojtjen, Rama ndan videon: Vijojmë modernizimin e Forcave të Armatosura

Buxheti 2027 për mbrojtjen, Rama ndan videon: Vijojmë modernizimin e Forcave të Armatosura

November 10, 2026
“Nuk eksportojmë thuajse asgjë në BE”, Tabaku nga Brukseli: Integrimi ekonomik kërkon investime

“Nuk eksportojmë thuajse asgjë në BE”, Tabaku nga Brukseli: Integrimi ekonomik kërkon investime

November 10, 2026
Nga subvencionet te bashkëpunimi mes fermerëve, Salla: Çfarë ndryshon në bujqësi në 2027

Nga subvencionet te bashkëpunimi mes fermerëve, Salla: Çfarë ndryshon në bujqësi në 2027

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In