• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Albin Kurti i shpërblen ushtarët e Millosheviçit!

by Kimete Berisha
08/08/2023 22:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kimete Berisha

I.
Duda është frikësuar shumë kur e ka parë një grua me disa gjinjë të zbuluar në skenën e një festivali të filmit në Prizren.
Ka kujtuar Duda që gruaja i ka përnjëmend gjithë ato sisa.
Ata 5 gjinjë nuk janë ‘risi’, ata simbolizojnë pjellorinë, se pamja e gruas së përhënur në festivalin e Prizrenit është kopje e mjerë e perendeshës Artemisa, statuja me shumë gjinjë e së cilës është një ndër shtatë mrekullitë antike.
Por hajde hiqja ti frikën myslimanëve prej organeve seksuale!
Se frika nga një grumbull sisash nuk shërohet me logjikë.
Për t’u shëruar nga frika prej organeve seksuale vendi që e rekamandoj për ilaç është Kapela Sistina në Vatikan.
Dikush i ka numëruar, aty janë dhjetëra penisë dekorativ, se Mikelangelo i ka parë burrat vetēm si ‘mëkatarë’ cullak, me atë ‘sendin’ në fushë.
E ajo ‘gruaja’ tjetër në festival me mbishkrimin në bluzë që e falenderon Zotin për abortin, atë, siç do të thoshte Donika Gërvalla, e marroftë Zoti, sepse ajo bie në kundërshtim me atë ‘gruan’ me shumë sisa.

II.
Unë e kuptoj frikën e Dudes sepse edhe vet jam mërzitur pa masë kur ka vdekur gruaja e Sandokanit.
Bile vdekja e Çanketës ka lënë vrragë të pashlyeshme në jetën time, ndoshta sepse për Çanketën kam pas lotuar në grup, kurse për Sandokanin (kur mbeti i ve), ah, kam vuajtur në heshtje.

III.
Unë po vuaj shumë pse ju nuk po vuani që Albin Kurti e ka zgjedhur një ushtar të Millosheviçit për zëvendës-ministër të tij.
Albin Kurti tha se ky serbi (anipse nuk e ka asnjë fakt për të) nuk ka vrarë shqiptarë por vetëm i ka ushqyer vrasësit e shqiptarëve.
Është e tmerrshme, jo pse Albin Kurti po i rehabiliton vrasësit e shqiptarëve, por është e tmerrshme pse juve ky gjest i Albin Kurtit nuk po u duket i tmerrshëm..
Pasi e shpalli ‘burrë të mirë’ vrasësin e civilêve shqiptarë (Oliver Ivanoviçin), Albin Kurti e shpalli ‘burrë të mirë’ edhe ushtarin që kishte aq sevda në vrasje, sa që mori pjesë në të gjitha luftërat e Millosheviçit.
Nuk u ngop me vrasjen e gjenocidin në Bosnje, nuk reflektoi si ushtari serb Dušan Vasiljev pas luftës kur tha: ‘Unë kam shkelur në gjak deri në gjunjë, dhe nuk kam më ëndrra’.
Ky ushtari serb i Millosheviçit dhe i Albinit ka ëndrra edhe sot, i pëlqeu shumë gjenocidi i ushtrisë së cilës i shërbeu, prandaj vazhdoi pa pendim t’i mbajë si thitë me ushqim, vrasësit e fëmijëve shqiptarë.
Por Albin Kurtit ushqimi nuk i duket armë: pa armë mund të luftosh, bile edhe ta fitosh luftën, ama pa ushqim nuk mund të luftosh.
Njeriun që i ushqeu me bukë e me zemër vrasësit e shqiptarëve, Albin Kurti pra e bëri zv.ministër të viktimave të tij, dhe juve kjo po ju duket normale!

IV.
Si ia doli Albin Kurti që shqiptarët t’i bind të çohen kundër vetvetes, të bëhen anti-shqiptarë e pro-serb?

V.
Pa qenë i poshtër, i ultë, pa qenë i shantazhuar dhe i frikësuar nuk pranon të jesh në një qeveri të sanksionuar nga SHBA dhe në një qeveri që u jep rroga kriminelëve serbë të ‘Mbrojtjes Civile’ (të cilët Albin Kurti i ka shpallur terroristë).
Nuk është problemi që Albin Kurti i paguan me pare të shtetit terroristët serbë që të vrasin shqiptarë dhe ushtarë të KFOR-it, problemi është
pse juve u duket nornale, që terroristët serbë të ‘Mbrojtjes Civile’ paguhen – marrin rroga nga buxheti i Kosovës për ta terrorizuar Kosovën!

VI.
Juve po u duket normale që një grafit i UÇK-së në një fshat shqiptar të Kosovës u gjykua nga policia shqiptare e Kosovës si ‘provokim i madh’.
S’di çka ju ka gjetur që jeni çmendur!

VII.
Albin Kurti po sillet si krye-terroristi.
Në shtatë gazeta u shkrua se shokut të tij bukëpjekës, i ka dhënë pare n’dorë, për të blerë armë shkart nga Turqia.

VIII.
Bukëpjekêsi i mori 300 mijë euro në dorë nga Albini për ‘të blerë’ zeytin nga Polonia! Nuk e bleu.

IX.
Ushtarët serbë të Millosheviçit i ka punësuar në qeveri.
E Lulzim Hetemi, vëllai i dëshmores, e ka zgjedhur për këshilltar një ushtar serb të Rashkës, për ta këshilluar Lulzimin se si duhet të punojë për shqiptarët.
Albin Kurti, ushtrinë serbe po e inkuadron në Institucione,
terroristëve serbë po u jep paga, armët shkart nga Turqia po ‘ia blen’ bukëpjekësi.
– Tash, kë do ta luftojë Albin Kurti me ushtarët e Millosheviqit dhe me paramilitarët e tij serbë të Arkanit dhe me armët shkart të Turqisë?

X.
Këshilltaren e Kurtit nga Presheva qe dy herë po e ndalon policia serbe, derisa t’i del fjala se është ‘patriote’, pasi që u pa në një foto e lumtur pranë shefit të BIA-s serbe, Aleksander Vulin.
Albin Kurti i shfrytëzon gratë bionde për t’ia kryer punët me kriminelët serbë! Biondet i përdorë si zbutëse…
Që i përdorë gratë bionde për spiunazh- le t’i përdorë, por që juve ju duket normale që Mimoza Kusari u mor vesh me kriminelin serb Milan Radojçiq – kundër ushtarëve të UÇK-së, kjo s’është nornale!
Që Mimoza i çoi kuvendarët në pauzë për të folur tinëz me kriminelin serb Milan Radojçiq, nuk është normale!
– Të tranohet një kryeministër është krejt nornale, por të tranohet një popull – nuk është normale.

XI.
Sipas një dëshmitari që doli publikisht, Bukëpjekësi i Albinit ka kërkuar edhe dëshmitarë të rremë kundër Hashim Thaçit, me arsyen se Evropa u beson katolikëve (pa pasur nevojë për fakte).
Albin Kurti e ka shndërruar furrën e bukës në ‘dhomë të sekreteve shtetërore’ ku flitet për armë, vrasje, për dëshmitarë të rremë…
Pse bash 4 dëshmitarë i ka kërkuar bukëpjekësi? Pse jo 5 a 6?
Bukëpjekësi i kërkoi katër dëshmitarë, me mendësi islame, se ashtu e lyp ligji islam, thuajse ‘luftëtarët e UÇK-:së, po akuzohen për Zina.

XII.
Veç unë prej të gjithë atyre që u kërcênuan me jetë nga mërgimtarët, u bëra budallaqe dhe ‘e fala’ kërcënuesin shqiptar nga Austria (i Shipolit të Mitrovicês),
i cili përveç vrasjes sime, paralajmëronte se do t’i përdhunonte edhe të vdekurit ‘e m’i, nëse vazhdoj të shkruaj kundër Albinit.
P.S.
Sa herë të kam sharë
Aq herë të kam qarë
ta kam prerë këmishën me gërshërë
copë-copë ta kam bërë
në lum e kam hedh
Dikush më ka parë
Duke ta prerë këmishën, në vend të trupit tënd
E kam shikuar xhepin kah largohet nga mënga
jakën kah ndahet nga shpina
gjoksin kah ndahet nga zemra
Të gjitha i kam parë
Të kam parë të vogël
Të keq
të shenjtë
Të trishtuar
Të humbur
Të braktisur
Edhe vet të kam braktisur s’disa herë
sidomos në vjeshtë
kur bija si shiu i ftohtë
Të kam parë cullak
Dhe, prap të kam dashur
Por, nuk të dua më.

Next Post
Pritet ndëshkim dhe për ekipin tonë/ Kaosi e dhuna gjatë Tirana-Beshiktash, UEFA vendos: Supergjobë për klubin turk

Pritet ndëshkim dhe për ekipin tonë/ Kaosi e dhuna gjatë Tirana-Beshiktash, UEFA vendos: Supergjobë për klubin turk

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Drejtësia që do gjyqe popullore, por jo gjyqe të hapura për popullin

August 4, 2026
Sa ndihmojnë 114 milionë eurot e Gjermanisë në tre projekte energjitike?

Sa ndihmojnë 114 milionë eurot e Gjermanisë në tre projekte energjitike?

August 4, 2026
Masakrat serbe në Kosovë, zbulohet zona e tretë me varre masive në Zubin Potok

Masakrat serbe në Kosovë, zbulohet zona e tretë me varre masive në Zubin Potok

August 4, 2026
Dita e 66-të e tubimit/ Protestuesit kërkojnë Qeveri teknike, nisin fjalimet para Kryeministrisë

Dita e 66-të e tubimit/ Protestuesit kërkojnë Qeveri teknike, nisin fjalimet para Kryeministrisë

August 4, 2026
Tragjike në kufirin shqiptaro-grek, humb jetën 20-vjeçari nga Kili! Shkak dyshohet i nxehti ekstrem

Tragjike në kufirin shqiptaro-grek, humb jetën 20-vjeçari nga Kili! Shkak dyshohet i nxehti ekstrem

August 4, 2026
Policia forcon kontrollet në Gjirin e Vlorës, 32 mjete të bllokuara dhe dy gjoba nga 500 mijë lekë gjatë korrikut

Policia forcon kontrollet në Gjirin e Vlorës, 32 mjete të bllokuara dhe dy gjoba nga 500 mijë lekë gjatë korrikut

August 4, 2026
Detaje nga vrasja e 24-vjeçarit shqiptar në Itali/ Autori pa Nurian Dalipajn duke biseduar me ish-të dashurën e tij dhe u konfliktuan

Detaje nga vrasja e 24-vjeçarit shqiptar në Itali/ Autori pa Nurian Dalipajn duke biseduar me ish-të dashurën e tij dhe u konfliktuan

August 4, 2026
Mbi 56 sulme në minutë, Shqipëria nën presionin e sulmeve kibernetike! Eksperti i IT: Sulmet prekin edhe qytetarët e bizneset

Mbi 56 sulme në minutë, Shqipëria nën presionin e sulmeve kibernetike! Eksperti i IT: Sulmet prekin edhe qytetarët e bizneset

August 4, 2026
Zjarri në masivin pyjor të Mallakastrës mbetet aktiv, evakuohen 6 familje

Zjarri në masivin pyjor të Mallakastrës mbetet aktiv, evakuohen 6 familje

August 4, 2026
Dy turistë gjermanë të bllokuar në malin e Çikës, nisin kërkimet nga terreni dhe ajri pas lëshimit të sinjalit SOS

Dy turistë gjermanë të bllokuar në malin e Çikës, nisin kërkimet nga terreni dhe ajri pas lëshimit të sinjalit SOS

August 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com