Albin Kurti, ish lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, aktualisht deputet në Kuvendin e Kosovës po i ruan kursimet e tija në bankat komerciale në Oslo të Norvegjisë. Në formularët e deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit Kurti ka deklaruar se në bankat norvegjeze ka të depozituara 85 mijë euro, raporton zeri.info. Përveç shumës së mjeteve Kurti nuk ka deklaruar nëse ka në pronësi të vetën, apo të familjes, shtëpi, banesë, apo edhe makinë.
Përndryshe paga vjetore të cilën vetë Kurti e ka deklaruar është 18,719.39 euro.