• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Albin Kurti flet për marrëdhëniet me SHBA: Jemi partner, aleatë, miq, por s’mund pajtohemi për gjithçka

by Java News
19/02/2024 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë të mira, edhe pse si aleatë, nuk do të thotë që pajtohen absolutisht çdo herë.

Ai ka shtuar se Qeveria e Kosovës ka për detyrë ta respektojë Rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) që ndaloi përdorimin e dinarit serb.

“Unë nuk e kam thënë qëndrimin e asnjë shteti tjetër por si kryeministër i Republikës së Kosovës kam folur që raportet tona, bashkëpunimi jonë me SHBA-në është shumë i mirë tash ne jemi partner, aleatë, miq, kjo nuk do të thotë që pajtohemi absolutisht çdoherë në çdo vend për gjithçka,” ka thënë Kurti sipas mediave kosovare.

Kurti ka theksuar se do të shkojë në Bruksel nëse do ftohet për nënshkrim të marrëveshjes me Serbinë.

“Nëse na thërrasin për nënshkrim të marrëveshjes padyshim që shkoj. Unë jam treguar konstruktiv dhe i përkushtuar edhe atëherë kur na kanë thirrur në Bruksel e raundi i bisedimeve nuk mund të thuhet që ka qenë i suksesshëm. Unë këtë e bëj për BE-në, por e bëj edhe për shkak se duhet të kemi marrëdhënie normale me Serbinë,” ka thënë ai.

Ai ka folur edhe për marrëdhëniet me Serbinë, duke thënë se ajo nuk po armatoset për t’u mbrojtur, por përkundrazi.

“Ajo e blen për shkak të Kushtetutës së saj agresive dhe projekteve të saj serbomadhe. Në veçanti blen armatim nga Federata Ruse dhe nga Kina për bindjen time ajo dëshiron që t’i dëshmohet sidomos Kremlinit që është në vazhdimësi me politikën e Putinit pikërisht se është agresive ndaj Kosovës,” ka thënë ai.

Ndryshe, ndihmëssekretari Amerikan i Shtetit, James O’Brien, thotë se Shtetet e Bashkuara janë shumë të shqetësuara me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar përdorimin e dinarit.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, O’Brien ka thënë se me këtë qëndrim, Qeveria e Kosovës ka vënë në pikëpyetje partneritetin me Shtetet e Bashkuara.

“Unë nuk bëj kërcënime të vagëta në publik. Unë do të thoja, që nëse ne nuk trajtohemi si partnerë, edhe ne nuk do ta trajtojmë Qeverinë e Kosovës si partnere”, ka thënë ai.

/f.s

Next Post
Tabaku ndjen mungesën e foltores së Kuvendit: Nuk jam dakord me formën e protestës

Tabaku sulmon Çuçin: Skandal! Kreu i grupit të PS di se kur zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për emigrantët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rasti i Vlora Hysenit, Balla: Nuk i komentoj dosjet nën hetim, PS nuk bëhet avokate e askujt

Rasti i Vlora Hysenit, Balla: Nuk i komentoj dosjet nën hetim, PS nuk bëhet avokate e askujt

September 29, 2026
Sarandë/ Shpërthim i fuqishëm në pikën e një karburanti, plagosen 2 persona

Sarandë/ Shpërthim i fuqishëm në pikën e një karburanti, plagosen 2 persona

September 29, 2026
Sonte ndeshja ndaj San Marinos, Shqipëria kërkon fitoren e dytë radhazi

Sonte ndeshja ndaj San Marinos, Shqipëria kërkon fitoren e dytë radhazi

September 29, 2026
Arrestohen 3 persona, 10 vite pas vrasjes së Giulio Regenit: Kush e torturoi dhe e vrau?

Arrestohen 3 persona, 10 vite pas vrasjes së Giulio Regenit: Kush e torturoi dhe e vrau?

September 29, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 30 Shtator 2026

September 29, 2026
Gjendet i pajetë një person në Farkë, dyshimet paraprake

Gjendet i pajetë një person në Farkë, dyshimet paraprake

September 29, 2026
12 vite pas tragjedisë, Stallone rrëfen momentin kur humbi të birin: Nuk ishte njerëzore…

12 vite pas tragjedisë, Stallone rrëfen momentin kur humbi të birin: Nuk ishte njerëzore…

September 29, 2026
Operacion antidrogë në Qafështamë| Dëgjohen të shtëna armësh, dyshohet nga kultivuesit

Operacion antidrogë në Qafështamë| Dëgjohen të shtëna armësh, dyshohet nga kultivuesit

September 29, 2026
VIDEO / Vajza përplaset nga makina gjatë transmetimit LIVE, gazetari po raportonte për një tjetër aksident

VIDEO / Vajza përplaset nga makina gjatë transmetimit LIVE, gazetari po raportonte për një tjetër aksident

September 29, 2026
Salianji i përgjigjet ashpër Berishës: Sali kolltuku, je tmerruar sepse po humb privilegjet

Ankimi në GJK, Salianji akuzon trupën gjykuese: Zvarritën çështjen dy vjet, do të ndjek rrugën në Strasburg

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com