• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Albi Nako i fiksuar pas balerinave disa vite më të reja në moshë, zbulohet kush ia ka rrëmbyer zemrën koreografit!

by Java News
27/01/2024 16:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Albi Nako i është bashkuar vetëm pak ditë më parë shtëpisë së “Big Brother”-it. Koreografi i mirënjohur, ashtu si edhe vetë është shprehur ka ardhur në këtë lojë për të dalë triumfator. Gjatë qëndrimit në shtëpi, Albi ka ndarë edhe detaje nga jeta e tij private, duke zbuluar se është në një lidhje dashurie, prej katër vitesh.

Balerini zbuloi se prej kohësh bashkëjeton me një vajzë, që ashtu si ai, është balerinë profesioniste. I pyetur për bisedën e fundit me të, Albi u përgjigj: “Më tha fli me kë të duash”, por shtoi se edhe po të ishte beqar, nuk do të krijonte romancë në shtëpinë e “Big Brother VIP 3”.

Për këdo që është pranë rrethit të tij, historia e dashurisë me balerinën është tashmë një fakt i njohur. Ndonëse vetë çifti ka preferuar që ta mbajë këtë histori sa më diskrete, dyshja shfaqet kudo në shoqërinë e njëri-tjetrit, duke konfirmuar kështu se kjo histori tashmë është e konsoliduar.

Partnerja e Albit quhet Dori, dhe është disa vite më e re se koreografi. Duket se pas historisë me Klaudia Pepën dhe Alba Hoxhën, Albi ka zgjedhur sërish një balerinë disa vite më të re në moshë, duke na treguar kështu edhe pëlqimin e tij rreth femrave.

Dori dhe Albi nuk janë vetëm partnerë në jetë, por edhe në skenë, pasi të dy punojnë së bashku në akademinë e kërcimit që Albi drejton, por edhe në projektet e tjera që koreografi merr përsipër.

Dori është një emër i njohur që rrethin e balerinëve, duke u bërë e famshme edhe për këtë histori, që zgjat prej 4 vitesh. Aktualisht çifti po bashkëjeton, duke i bërë gjërat edhe më formale mes tyre.

Në rrjetet sociale të të dyve, mungojnë postimet si çift, por shihet në çdo detaj bashkëpunimi i ngushtë që dyshja ka në karrierat e tyre. Koreografi Albi Nako ka treguar së fundmi disa detaje nga jeta e tij, duke nisur nga dashuria e deri tek titujt e fundit në media rreth ngjarjes në “Just Dance”.

Teksa fliste për “Fit Station” në “News 24”, ai tregoi se dita e tij nis herët dhe pasi konsumon mëngjesin që e përgatit vetë, bën ecje dhe më pas e gjithë pjesa tjetër e ditës kalon në akademi.

“Unë jetoj mirë, por pa u dukur, ashtu brenda asaj botës time. Jeta ime në përgjithësi është edhe një jetë pune. Se për mua kjo është adrenalina. Puna është ‘droga’ ime. Puna është adrenalina ime dhe më pëlqen të punoj sesa të vegjetoj kafeve dhe të merrem me llafe. Kjo është thjesht një kohë e humbur për mua”, u shpreh Albi.Për sa i përket situatës në “Just Dance”, e cila u përfol shumë në media, Albi u shpreh sërish se ishte një keqkuptim dhe opinioni publik është gjithnjë i drejtuar drejt lajmeve të këqija. Albi pranoi se nuk është shumë aktiv në rrjete sociale.

“Nuk ka më privatësi sot. Edhe ne që hyjmë pak a shumë te pjesa e personave publik, të njohur, nuk ka privatësi dhe njeriu ndjehet i cunguar kudo që është. Qoftë në plazh, qoftë në restorant, qoftë në një ambient publik, sepse ndihesh i monitoruar deri diku edhe se si merr frymë, edhe i paragjykuar patjetër, por jetojmë në një shoqëri që na duhet t’i pranojmë të gjitha”, u shpreh Nako për fjalët që dëgjon lart e poshtë për veten.Ndërsa pyetjes së drejtpërdrejtë nëse ai është i dashuruar, koreografi iu përgjigj: “Kam lindur i dashuruar, jetoj i dashuruar dhe do të vdes i dashuruar! Unë jetoj i dashuruar, kjo ka rëndësi dhe unë jam një njeri që di të dashuroj”.

Stairlifts Cheap For Seniors In 2024 (See Prices)Stairlift | Search Ads

This mineral will melt your belly fat fastwell-being-review DietDrops

Sponsored Links

Jeta personale e Albi Nakos ka qenë në qendër të vëmendjes, pasi i dha fund martesës nga balerina e njohur që tashmë jeton në Itali, Klaudia Pepa. Dy artistët treguan se ruajtën marrëdhënie miqësore pas ndarjes dhe secili vazhdoi jetën e tij.Koreografi Albi Nako më pas u përfol për një lidhje me balerinën, Alba Hoxha, e cila ka qenë balerinë e trupës së tij në “Tv Klan”, e ndërkohë prezanton motin në po të njëjtin ekran. Gjithashtu, u raportua se ata i dhanë fund romancës së tyre, pavarësisht se asnjëri nuk bëri deklaratë publike për të mohuar apo pohuar thashethemet që qarkullonin rreth tyre.

I ftuar në “Wake Up”, i pyetur rreth këtyre lajmeve, Albi Nako u përgjigj: “Kam pasur raste dhe me mikesha të shkollës, me Hueyda El Saied kemi qenë për darkë dhe nxori një foto me mua e na martuan. Nuk e di pse funksionon kështu!”.

“Pse të martojnë me çdo femër që të shohin?”, iu drejtuan moderatorët. “Sepse nuk kam bërë akoma zyrtare një lidhje, në momentin që e bëj, atëherë gjithçka bie në qetësi”, u shpreh ai.

Ndërkohë, Albi Nako foli edhe për deklaratën e babait të tij, mjeshtrit të baletit, Llaqi Nako, i cili është shprehur se nuk e do nusen e djalit balerinë.“Kur e pyeta pas asaj deklarate, më tha se ishte një moment emocional, por balerinë jo, le të jetë çfarë të jetë, edhe police, kuzhiniere le të jetë, vetëm balerinë jo! Ai e ka jetuar atë profesion dhe është pak e çuditshme, sepse edhe motra ime më e madhe se unë, në profesion piktore, e dashuronte dhe e adhuronte baletin, por babai nuk e lejoi të futej, prej mamasë ndoqi rrugën e pikturës. Duke e njohur atë profesion nga brenda, konjukturat, i tha jo. Gjithsesi, atë e tha babai, por nuk është se…”, shpjegoi koreografi.

Gjithashtu, u rrëfye edhe për sëmundjen që e largoi nga skena, teksa u shpreh se “ndonjëherë i plas shpirti që nuk kërcen dot”.

“Nuk jam në profesion prej 6 vitesh, kam pasur një sindromë në këmbë e gjunjë që më është shfaqur dy herë, duke marrë gjithë mjekimet dhe farmacitë me radhë gjërat përkeqësoheshin dhe u detyrova me mjekime popullore e u riktheva, por është një lloj problemi gjymtyrësh që unë nuk duhet të kërcej, madje as vrap nuk duhet të bëj dhe këto janë kostot e profesionit, quhet sëmundje e moshave të reja profesionale. Kjo më bëri të largohem nga skena, më plas shpirti ndonjëherë që të kërcej, e bëj, por mund të kem kosto nga mbrapa”, përfundoi Albi Nako.

Ndërkohë, sa i takon jetës profesionale, shohim se dhe në këtë aspekt ai sapo ka kaluar një “divorc”./m.j

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

IGJEUM: Vijojnë reshjet e shiut në të gjithë qarqet e vendit, sa do të arrijnë temperaturat

Dita e sotme me vranësira dhe reshje shiu në të gjithë territorin

November 28, 2026
Dita e Pavarësisë, Peleshi: Në shqiponjë jehojnë zërat e brezave që luftuan për liri, të ecim përpara me dinjitet e krenari si shqiptarë

Dita e Pavarësisë, Peleshi: Në shqiponjë jehojnë zërat e brezave që luftuan për liri, të ecim përpara me dinjitet e krenari si shqiptarë

November 28, 2026
Izraeli sulm ndaj klinikës së ‘Mjekëve pa kufij’, vret dy punonjës shëndetësorë në Gaza

Izraeli sulm ndaj klinikës së ‘Mjekëve pa kufij’, vret dy punonjës shëndetësorë në Gaza

November 28, 2026
114-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë | Rubio: Urimet më të ngrohta popullit shqiptar

114-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë | Rubio: Urimet më të ngrohta popullit shqiptar

November 28, 2026
Dita e Pavarësisë, kryeministri Rama uron shqiptarët: Shqipëria më pranë Europës

Dita e Pavarësisë, kryeministri Rama uron shqiptarët: Shqipëria më pranë Europës

November 28, 2026
Binaj: Inspektorët u kërcënuan edhe për familjarët, presione të papranueshme ndaj administratës tatimore

Binaj: Inspektorët u kërcënuan edhe për familjarët, presione të papranueshme ndaj administratës tatimore

November 27, 2026
Beqiri kërkon ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane për dosjen “Partizani”: Të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit

Beqiri kërkon ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane për dosjen “Partizani”: Të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit

November 27, 2026
Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin e Fierit, drejtuesi shpëton pa lëndime

Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin e Fierit, drejtuesi shpëton pa lëndime

November 27, 2026
Himarë/ Rrëshqitje inertesh në Qafën e Vishës, bllokohet përkohësisht qarkullimi, rruga hapet në një korsi

Himarë/ Rrëshqitje inertesh në Qafën e Vishës, bllokohet përkohësisht qarkullimi, rruga hapet në një korsi

November 27, 2026
Meloni paralajmëron aleatët pas përplasjeve në koalicionin qeverisës në Itali: Gati për zgjedhje të parakohshme

Meloni përplaset me Zelenskyn për operacionin në Libi: U shkel sovraniteti libian

November 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In