• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Alberto Sordi; 200 filma në gjysëm shekulli

by A R
26/02/2017 12:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Thuajse 200 filma për gjysëm shekulli…! Alberto Sordi i cili ndërroi jetë më 25 shkurt të vitit 2003, ka qenë ndoshta aktori, tek i cili, më shumë se tek kushdo tjetër,  kanë gjetur veten italianët e thjeshtë.
U lind në Romë më 15 qershor 1920 dhe para fillimit të luftës zëri i tij bas, kumbonte në veshët e publikut italian që ndiqte filmat me Oliver Hardin, të dubluar nga ai.  Talenti i tij komik filloi të shfaqej në emisionin radiofonik “Vi parla Alberto Sordi”, nga i cili dolën personazhe të tillë, si Mario Pio.  Pas një “stazhi” të dendur në filma të dorës së dytë, takimi me kolosin italian të regjisë, Federiko Felini, në fillim të viteve ’50, i hapi dyert e kinemasë së vërtetë.
Nga filmi “Lo Sceicco bianco” (1952), tek “Vitelloni” (1953) ai filloi të krijonte një fizionomi, nga e cila nuk do të çlirohej veçse në raste të rralla. Dhe pikërisht ai do të shfaqej si italiani provincial, në dukje sentimental, por cinik në thelb, individualist dhe oportunist, shpesh herë hileqar, por edhe i aftë për vepra që kërkojnë kurajo të madhe.
“Për vdekjen mendoj, si të gjithë, por pa dhimbje. E di që një ditë do të ndahem nga kjo botë, megjithatë vazhdoj të jetoj me të njëjtin entuziazëm , si të isha i ri. Jeta është një dhuratë shumë e çmuar, për ta jetuar,” thoshte shpesh  Sordi, i cili nuk u martua kurrë.

Të parët që mbërritën për t’i dhënë lamtumirën Sordit, ishin banorët e thjeshtë të Romës së tij të dashur. Sapo morën vesh lajmin qytetarë iu drejtuan shtëpisë së tij. Thuajse të gjithë mbanin në duar buqeta me lule, të cilat pushtuan kangjellat e vilës. Për bashkëkombasit e tij jashtë vendit të tij , Alberto Sordi ishte simboli i madh i Italisë dhe veçanërisht i asaj që emigronte, së cilës diti t’ia këndonte hallet, dhimbjet dhe sakrificat.
Dhjetëra mijëra italianë më 26 shkurt , u grumbulluan për t’i dhënë lamtumirën legjendës së filmave komikë italianë. Simpatizantë, të vjetër dhe të rinj, të famshëm dhe jo, pritën me orë të tëra në sheshin e projektuar nga Mikelanxhelo para Bashkisë së kryeqytetit italian, Romë, për të bërë homazhe para arkivolit të hapur, me trupin e Alberto Sordit.
Një ekran, ku luheshin filma të Sordit, ishte vendosur në shesh për pritjet e gjata të atyre që donin të bënin homazhe. Ceremonia mortore   u zhvillua në katedralen e Romës, ku sipas medias italiane, morën pjesë afro 800 000 vetë.

Next Post
Opozitari rus shpallet i pafajshëm pas 15 muajsh burg

Opozitari rus shpallet i pafajshëm pas 15 muajsh burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

February 6, 2026
Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

February 6, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Kryeministri hungarez Orbán hedh sytë në Kili

February 6, 2026
Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

February 6, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Kërkesa për pezullim/ Kushtetuesja del barazim për Ballukun

February 6, 2026
Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

February 6, 2026
“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

February 6, 2026
“Epsteini” ynë

“Epsteini” ynë

February 6, 2026
Nga përndjekja e Zef Brozit, te Sollaku, Ina Rama e Dumani, Lamallari i kujton Berishës sulmet ndaj drejtësisë: Me ligjin 7501 futët Shqipërinë në vëllavrasje

Kush janë 447 personat që do lirohen pas amnistisë? Flet Ministri Lamallari

February 6, 2026
Debati për pagat e gjyqtarëve, Ndreca: Deklaratat e Ramës janë opinione, jo ndërhyrje

Debati për pagat e gjyqtarëve, Ndreca: Deklaratat e Ramës janë opinione, jo ndërhyrje

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In