• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Tendencë

Albano Bogdo flet për problemet me depresionin: Kisha frikë të shkoja në psikiatri…

by A M
27/01/2024 12:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aktori i humorit, Albano Bogdo ka folur sërish për përballjen me probleme të shëndetit mendor, ku ka treguar se vuante nga sulmet e atakut të panikut.

Albano Bogdo është shprehur producenti i emisionit atëherë “Apartamenti 2XL”, Turjan Hysko e kishte dërguar tek psikologia për të marrë ndihmë dhe më pas tek spitali i 5-sës.

Ai ka rrëfyer se fillimisht refuzoi të hynte në spital pasi kishin frikë se do ta mbyllnin brenda dhe se herën e parë mjeku e vizitoi në makinën e Turjan Hyskos. Aktori u shpreh se herën e dytë që shkoi u fut brenda ambienteve të spitalit, teksa shtoi se “m’u mbushën sytë me lot, kuptova sa me fat jam, kisha sëmundjen më të lehtë nga të gjithë”.

“Më çoi Turi tek 5-sa. Fillimisht më çoi tek një psikologe, ajo e kuptoi që nuk me ndihmote dote me fjalë. E kutoi që më duheshin medikamente dhe i tha Turit që duhet ta çosh tek një psikiatër. Dhe më thotë Turi që ne nesër në mëngjes do shkojmë tek 5-sa.

Tek kush 5-së i them unë? Nuk shkoja.

Herënë e parë që më ka vizituar doktori, ka zbritur poshtë dhe më ka vizituar tek makina e Turit. Futem aty brenda thoja? Të më mbyllni brenda dhe të mos më lini që të dal? Se isha me të vërtetë keq dhe thash se po më mbyllnin brenda me stil.

I thoja Turit se sa e kanë ngrënë kështu, por nuk njihja asnjë njeri.

Përpara se të dilnim dhe të flisnim në njerëzit që dalim në ekrane, 5-sa ka qenë e anatemuar, e demonizuar, aty brenda të lidhnin dhe unë kam qenë ndër të parët që pasi u vizitova në makinë se nuk doja që hipja lart nga këto gjëra që kisha dëgjuar për 5-ën që të rrahin, të lidhin, dhe këtu del 40-vjeç.

Herën e dytë që shkova, se kam bërë disa vizita që më diagnostikuan tamam, pashë që ishte spital si të tjerët. Pavioni ku ishin të shtruarit, nuk kishin ata që në kimi parë nëpër filma. Ishin njerëz me sëmundje mendore që duheshin kuruar në pavion dhe duheshin mbajtur 24 orë nën mbikëqyrjen e mjekut. Ishin njerëz fatkeq, që kishin tentuar vetëvrasjen apo njerëz me depresion të thellë.

Më tha mjeku që të futeshin në pavion për ta parë dhe mendova se mos ishte me të futur se dera e pavionit ishte me çelës. I thash ka njerëz brenda? Më tha ka 20-njerëz brenda dhe e mbyllim derën se ku i dihet, se del ndonjëri jashtë dhe lëndon veten. Se të jetë ndonjëri nga këta që të kafshojnë, ne s’do linim kolegët brenda.

Kur u futa brenda pavionit, kuptova se sa me fat isha dhe mu mbushën sytë me lot. Kuptova që kisha sëmundjen më të lehtë nga të gjithë. Kisha depresion të thelluar, kisha bipolaritet dhe një kombinim sëmundjesh, që të japin atakët e panikut dhe ankthit.

Aty e kuptova që isha një kategori më e lehtë se të tjerët. Se ka disa faza që mund t’i kesh këto”, deklaroi Albano.

/a.d

Next Post
‘Nga matjet e bëra, rezultoi se Shqipëria u ndot shumë nga radio-aktiviteti i Çernobilit’, dëshmitë e rralla të 2 profesorëve të njohur

‘Nga matjet e bëra, rezultoi se Shqipëria u ndot shumë nga radio-aktiviteti i Çernobilit’, dëshmitë e rralla të 2 profesorëve të njohur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

October 22, 2026
“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

October 22, 2026
“Jam misionar, nuk dorëhiqem” / Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Vasili-protestuesve: Shkoni po ua mbajti të godisni një efektiv në SHBA!

October 22, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Qori dhe Feraj janë zogj të Albin Kurtit” / Çupi: Vetëvendosje erdhi e armatosur në Shqipëri, pas dhunës qëndrojnë idetë e saj

October 22, 2026
Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

October 22, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve, Mazniku mohon lidhjen me protestat: Ishte një plan i mëparshëm i qeverisë

October 22, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën”: Të përfshihen socialistë dhe protestues…

October 22, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Rama dorëheqje? Klosi iu përgjigjet prerë protestuesve: Nuk është kërkesë që negociohet!

October 22, 2026
Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

October 22, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Aleanca e dy ekstremeve për rrëzimin e qeverisë”/ Meçe: Qori financohet nga e majta ekstremiste, Berisha pjesë e lëvizjes

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In