• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Albania e Vogël” e Bronx-it

by A R
18/08/2018 18:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Muhamet Mjeku, New York

Në Bronx, lagje e New York-ut, me më shumë se 2 milionë banorë, ndodhet “Arthur Avenue” një ndër më të frekuentuarat në këtë hapësirë gjeografike.

Kjo avenue është shumë e njohur për gravitimin e shqiptarëve, më shumë se në çdo vend tjetër në SHBA.

Të shtunën dhe të dielen këtu dëgjon larmërinë e shqipes si në Prishtinë, në Tiranë, në Ulqin dhe në krahina të tjera shqiptare. Të them kushtimisht, shumëkush e ndjen veten si në atdhe, me ushqime tradicionale shqiptare që, pak ose hiq, s’i gjen në pjesët tjera ku jetojnë shqiptarët në SHBA.

“Arthur Avenue” ose “Little Italy” siç e quajnë italianët, apo “Albania e Vogël”, siç i thonë shqiptarët, gjendet në një vend impresiv të Bronx-it, përballë Universitetit Fordham, jo larg Kopshtit Botanik, i cili është i njohur për botën bimore, llojshmërinë e luleve dhe bimëve që rritën në të, si dhe Kopshtit Zoologjik që përngjan me Parkun Nacional të Kenias afrikane.

Lidhjet mijëvjeçare mes italianëve dhe shqiptarëve kanë afruar këto dy komunitete, që në mesin e tyre ka edhe arbëreshë të ardhur nga Kalabria.

Kjo afërsi jetese, me gjasë, do të ketë ndikuar që shqiptarët në fillim të jenë përafruar me pronarët italianë, e më vonë të kenë hapuar bizneset e tyre në “Arthur Avenue”, në këtë qendër, e njohur edhe si Mercata italiane (1940) për xhirimin e shumë filmave amerikan me artistë të famshëm si Robert Denire, Al Pacino, Kirk Dougllas etj.

Brenda një viti xhirohen tre katër filma artistik e dokumentarë. Jo fort larg kësaj avenuje në vitet e 70-ta lindi repi, muzika hip-hop.

Në “Albania e Vogël” shqiptarët sot mbajnë shumë biznese, duke filluar nga restorantet me ushqime tradicionale shqiptare, shumë kafene, bisnese të fuqishme për shit-blerje (Really State), dyqane me artikuja të ndryshëm ushqimorë nga Ballkani, zyre biznesi, Albanian Yellow Pages, shoqata dhe zyre avokatësh.

Këtu nisi botimi i gazeta “Illyria” dhe tash në këtë zonë botohet gazeta “Dielli” dhe ajo “Malësia”. Më prë janë botuar edhe revista të ndryshme, të cilat sot interneti i ka qitur jashtë.

Shqiptari i parë që hapi biznesin në “Arthur Avenue” ishte z. Ëngjëll Zagreda, me origjinë nga fshati Reç i komunës së Ulqinit. Ai në qendër të kësaj avenue-je në vitin 1972 hapi një mishtore. Në vitin 1975 Hasan Goranca bëhet themelues i një agjensie udhëtimi, pasi kishte vërejtur se numri i shqiptarëve në Bronx po shtohej prej viti në tjetrin.

Tani, emigracioni ynë kur udhëtonte për atdhe, blente bileta në këtë agjensi dhe në dy agjensitë e tjera që u hapën ndërkohë nga partnerët Vuksanaj- Grisha, dhe tjetra nga Luigj Shkreli. Me hapjen e këtyre bizneseve fillestare, shqiptarët, që jetonin në Bronx, nisën t’i afrohen gjithnjë e më shumë “Arthur Avenue-s”.

Meqë Bronx-i, me kalimin e viteve bëhet tërheqës, në Pelham Park Way, u formua lagjja me vendbanimin më të madh të shqiptarëve në New York.

“Albania e Vogël”, bëhet edhe vend punësimi për emigracionin shqiptarë. Derisa ata që vinin nga Kosova dhe Mali i Zi-malësorët, përqëndroheshin kryesisht në Bronx, shqiptarët nga Maqedonia dhe Ulqini u vendosen në Staten Island, Brooklyn etj.

Pas rënies së komunizmit shumë shqiptarë të Shqipërisë erdhën në Bronx. Në “Arthur Avenue”, të shtunën dhe të dielen, numër i madh i shqiptarëve vijnë për pazar apo për të takuar ndonjë mik nga Staten Island, Manhattan-i, Brooklyn-i, Long Island, New Jersey, Connecticut, Waterbery e pjesët tjera të rrethinës.

Në “Albania e Vogël” u zhvilluan shumë aktivitete në ndihmë Kosovës, në ditët më të vështira të saj për liri dhe pavarësi.

Nga këtu, për gjendjen e luftës në Kosovë, duke biseduar me shqiptarë, raportuan CNN, Fox News, New York Times, New York Post, Daily News dhe midia të tjera amerikane.

Next Post
“Martohu me mua”, ky është propozimi më i bukur në botë

“Martohu me mua”, ky është propozimi më i bukur në botë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama ndërpreu intervistën me gazetarin amerikan në Tiranë, “Channel 5” paralajmëron publikimin e plotë javën e ardhshme!

Rama ndërpreu intervistën me gazetarin amerikan në Tiranë, “Channel 5” paralajmëron publikimin e plotë javën e ardhshme!

October 8, 2026
“Një dhuratë e vogël me shpresë”, Maduro shfaqet nga burgu, publikon mesazhin e parë pas disa muajsh

SHBA i shton akuzat e reja Nicolas Maduros dhe bashkëshortes së tij, shkak tortura e amerikanëve në burgjet venezueliane

October 8, 2026
“Nder i jashtëzakonshëm, krenare”- U zgjodh në krye të vendit, Justina Shiroka-Pula merr mesazhin e veçantë nga e bija: Mami im, Presidentja e Kosovës!

“Nder i jashtëzakonshëm, krenare”- U zgjodh në krye të vendit, Justina Shiroka-Pula merr mesazhin e veçantë nga e bija: Mami im, Presidentja e Kosovës!

October 8, 2026
U bë e njohur si gruaja më e vjetër në botë, Qeveria i lidh pension të posaçëm 117-vjeçares shqiptare!

U bë e njohur si gruaja më e vjetër në botë, Qeveria i lidh pension të posaçëm 117-vjeçares shqiptare!

October 8, 2026
Aksident dramatik në Peshkopi, dy makina përplasen “kokë më kokë”! 7 persona përfundojnë në Spitalin e Traumës, 5 prej tyre familjarë

Aksident dramatik në Peshkopi, dy makina përplasen “kokë më kokë”! 7 persona përfundojnë në Spitalin e Traumës, 5 prej tyre familjarë

October 8, 2026
Fundjavë me mot të paqëndrueshëm! Temperaturat ulen me 3 gradë celsius

Sot mbani çadër me vete! Parashikohet mot i paqëndrueshëm me reshje shiu dhe shtrëngata në veri e qendër të vendit!

October 8, 2026
Rikthehen tensionet me Iranin, Pentagoni bëhet gati për luftë të re dhe urdhëron ushtrinë amerikane: Përgatituni për sulme të tjera!

Rikthehen tensionet me Iranin, Pentagoni bëhet gati për luftë të re dhe urdhëron ushtrinë amerikane: Përgatituni për sulme të tjera!

October 8, 2026
Rusia kryen sulm të pamëshirshëm me dronë dhe raketa ndaj Ukrainës! Raportohet për të paktën 20 civilë të vdekur, 4 prej tyre fëmijë!

Rusia kryen sulm të pamëshirshëm me dronë dhe raketa ndaj Ukrainës! Raportohet për të paktën 20 civilë të vdekur, 4 prej tyre fëmijë!

October 8, 2026
Trump: Evropa do të lirojë rezerva të mëdha nafte -

Dyshime se Rusia po përdor Murtajën si një armë biologjike, Trump: Do ta zbulojmë së shpejti, thonë se situata është nën kontroll!

October 8, 2026
Vdes Maricarmen Abascal, 87-vjeçarja që i vuri “zjarrin” Spanjës dhe u kthye në simbol të krizës së strehimit!

Vdes Maricarmen Abascal, 87-vjeçarja që i vuri “zjarrin” Spanjës dhe u kthye në simbol të krizës së strehimit!

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com