Deputetja demokrate Albana Vokshi u shpreh pro kërkesës së Sali Berishës për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së. Vokshi tha se është për respektimin e statutit të partisë.
“Unë jam për respektimin e procedurave, statutit, në këndvështrimin tim është çështje shumë e rëndësishme sepse nëse nuk zbatohet statuti atëherë përse duhet t’i kërkojmë qeverisë të zbatojë Kushtetutën.
Anëtarësia ka të drejtë të mbledhë Kuvendin, ¼ e anëtarëve të Kuvendit, në cdo kohë që kërkojnë. Nuk duhet miratimi i Kryesisë.
Është një hap përpara për respektimin dhe demokratizimin e partisë. Që kur Basha publikoi vendimin (për përjashtimin e Sali Berishës) e kam thënë mendimin tim se duhen respektuar forumet, mendimi i tyre” tha ajo.
Sali Berisha nuk e ka fshehur ambicien duke deklaruar hapur se do të kandidojë për t’u rikthyer në krye të PD-së. Por a e mbështet Vokshi një rikthim të Sali Berishës? “Është anëtarësia që vendos, jo Albana” tha ajo për ABC./m.j