• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Alban Dudushi merr çmimin për kontributin në media: Kjo puna e çmimit është pak e ngatërruar ëë…

by Java News
22/02/2020 14:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Universiteti Marin Barleti, i ka akorduar gazetarit të njohur, Alban Dudushi, çmimin Barleti. Ky çmim vjen për kontributin e vyer në media dhe komunikim.

Dudushi u vlerësua me këtë çmim për dy virtyte të rëndësishme të komunikimit, ndershmërinë dhe pozitivitetin që përcjell tek teleshikuesit.

Ndërsa në fjalën e tij, Dudushi u shpreh se vazhdon të jetë i njëjti ndonëse shtoi se pasqyra u thye në dysh kur kolegia e tij, Eni Vasili e ftoi të ndante opinionet e veta në emisionin e saj.

“Kjo puna e çmimit është pak punë e ngatërruar ëë…? Vetëm të kujtoni dy muaj më parë gurgulenë që u bë me çmimin e parë të këngës në tvsh: Elvana Gjata, apo Harilena Ara? Kush duhet të shkojë në Eurosong? U ngritën dallgët e u përplasën njerëzit si mos më keq. Të shkretat Elvana dhe Harilena nga konkurrente e shemra, u kthyen në bashkëvuajtëse për shkak të komenteve të njerëzve….

Në të tilla raste, (të paktën mua kështu më ndodh), i sheh të gjitha këto dhe i thua vetes: faleminderit shumë që nuk u bëra këngëtar. Me gjithë dashurinë për muzikën, zgjodha një zanat tjetër që të lë jashtë këtyre andrrallave.

Të them të drejtën, që kur kam filluar të drejtoj Top Show-n, E Diell, Top Show Magazinë e shumë emisione të tjera gjatë kësaj kohe në Top Channel, publiku ndaj meje ka qenë konsensual. “Sa i mirë është Dudushi! Është shumë i ëmbël Dudushi. Është shumë i ekuilibruar Dudushi, nuk merret vesh hiç me kë është.” E kështu me rradhë. Dilja në rrugë dhe merrja aq shumë komplimenta sa m’u desh të bleja makinë. Futesha në facebook dhe shpërthente një llavë dashurie komplimentuese. Zgjohesha në mëngjes dhe isha një homo erectus i vërtetë. Dilja para pasqyrës dhe shikoja veten me sytë e dashurisë që më shikonin të gjithë ata që më ndiqnin në ekran.

Pastaj pasqyra u thye më dysh… para një viti, i ftuar prej koleges Eni Vasili, fillova të merrja pjesë në debate të nxehta politike. Me që moderimin e emisionit e bënte Vasili,  unë duhej të thoja mendimet e mia. Dhe ja që mendimet e mia, e çanë publikun tim në mes dhe i vunë njerëzit e shkretë në pozicionin e atyre që përplaseshin për Elvana Gjatën apo Harilena Arën. Pra publiku im u nda në akuzatorë dhe në mbrojtës. U trondita…

Natyrisht nuk jam aq i i ri dhe i papërvojë sa të mos e di që kur thua mendimin tënd, do bësh dhe armiq. E di gjithashtu cila është gjuha e belbacukëve dhe deledashëve të facebook-ut, instagram-it, komenteve në youtube etj etj ku ka hapësirë që, siç thotë Eco, “Idioti i fshatit ta thotë mendimin e tij botërisht”. Asgjë nga këto nuk më trondiste. Më tronditi fakti që akuzatorët, apo detraktorët e mi më kërkonin çmimin. Të gjithë këta e dinin që unë isha shitur. Por donin çmimin. E paske dhe ti një çmim. Cili është çmimi? Çmimi? Madje dhe disa miq të mitë më pyetën: ore mirë që del e llap tek Eni Vasili, po a ke një çmim? Kjo më tronditi vërtetë shumë sepse, deri në atë moment nuk e dija që unë e paskam një çmim….

Kur i ra telefonit Arbi Agalliu dhe më tha “të mora për çmimin”, u trasha fare. Por pastaj mora vesh që çmimi im ishte Marin Barleti. Kështu që i falenderoj të gjithë stafin dhe drejtuesit e Universitetit Marin Barleti që treguan çmimin tim. Mund të thonë që qenkam shitur pak, por me siguri nuk e njohin Marin Barletin….

Kaq kisha për të thënë. Të tjerat janë histori, e cila natyrisht që duhet mësuar, pasi siç thotë Umberto Eco në letrën dërguar nipit të tij; kur lind në këtë botë je si spektatori që hyn në kimema kur filmi ka filluar. Kanë ndodhur tashmë shumë gjëra. Është e rëndësishme të mësosh atë që ka ndodhur përpara se të lindje që të kuptosh atë që është duke ndodhur”, përfundoi fjalën Alban Dudushi.

Çmimi ‘Barleti’, është çmim honorifik për  personazhe të rëndesishme me kontribut në jetën publike. I pari e ka marrë Armando Duka, ndërsa Alban Dudushi është i dyti që e ka marrë brenda këtij viti.

Gazetari dhe moderatori Alban Dudushi është drejtues i emisionit të përjavshëm “Top Show” në Top channel.

g.kosoavri

Next Post
FOTO/ Dy makina përfundojnë njëra mbi tjetrën në kanal në aksin Rinas-Fushë Krujë

FOTO/ Dy makina përfundojnë njëra mbi tjetrën në kanal në aksin Rinas-Fushë Krujë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Në videot e protestave po shtohet numri i pjesëmarrësve, ja si bëhet manipulimi

Aktori nxjerr prapaskenat: Protesta e kreu misionin e saj, tani është marrë në dorë nga PD!

July 6, 2026
Operacion antidrogë në Korçë, një i arrestuar. Aksidentohen dy policë gjatë ndërhyrjes

Konflikt mes disa personave në Tiranë, një i plagosur me thikë

July 6, 2026
Debat për protestat/ Analisti kritikon simbolin e arkivolit, Kalemaj i përgjigjet me shembuj nga Europa

Debat për protestat/ Analisti kritikon simbolin e arkivolit, Kalemaj i përgjigjet me shembuj nga Europa

July 6, 2026
Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

Qytetarët ndjekin ndeshjet e Botërorit, Rama ndan pamjet dhe ironizon protestën: Kjo osht Tirona jon, Tirona kontradiktës!

July 6, 2026
Pamje me dron! Protestuesit nisin xhiron në Tiranë, ja sa është pjesëmarrja

Pamje me dron! Protestuesit nisin xhiron në Tiranë, ja sa është pjesëmarrja

July 6, 2026
Dalin mesazhet, organizatorët pranojnë rënien e protestës: Ta ndërpresim… (FOTO)

Dalin mesazhet, organizatorët pranojnë rënien e protestës: Ta ndërpresim… (FOTO)

July 6, 2026
Kontaktet sekrete mes vendeve arabe dhe Iranit izolojnë Trumpin, SHBA përballë udhëkryqit për luftën në Lindjen e Mesme

Deklarata e fortë e Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është pranë

July 6, 2026
Çoçoli: Mënyra si u pasqyrua protesta jashtë vendit mund të dëmtojë ekonominë dhe investimet

Çoçoli: Mënyra si u pasqyrua protesta jashtë vendit mund të dëmtojë ekonominë dhe investimet

July 6, 2026
Spahiu: Forca të errëta po përdorin protestën për përçarje dhe destabilizim

Spahiu: Forca të errëta po përdorin protestën për përçarje dhe destabilizim

July 6, 2026
Protesta në Tiranë, fotoja nxjerr “zbuluar” PD-në të përfshirë në tubim

Protesta në Tiranë, fotoja nxjerr “zbuluar” PD-në të përfshirë në tubim

July 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In