• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Alban Bushi: Lista e Kombëtares, më e mira e mundshme. Polakët e kanë frikë Muçin

by E S
21/03/2026 17:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trajneri i Shqipërisë U-21, Alban Bushi, foli në Klan News, me gazetaren Viola Spiro, për listën e Kombëtares A, të bërë publike nga Silvinjo, për ndeshjet “play off” të Botërorit.

Bushi u shpreh se është lista më e mirë e mundshme, referuar lojtarëve që janë në dispozicion. Sipas tij, Manaj do i përshtatej shumë lojës së Silvinjos për duelin ndaj Polonisë.

“Mendoj se është lista më e mirë e mundshme, për arsyen se kemi pasur lojtarë të dëmtuar, si Manaj dhe Daku. Kjo nuk i jepte shumë mundësi zgjedhje Silvinjos. E ka përforcuar shumë mbrojtjen, me Pilos dhe Pllanën.

Mbrojtjen dhe sulmin e kemi të fortë. Mesfusha është stabile. Kanë pasur minuta në ekipet e tyre. Portieriët po ashtu. Strakosha ka bërë shumë mirë. Është një listë e mirë mendoj.

Në ekipet kombëtare, zakonisht nuk prishin shumë punë lojtarët që mungojnë, sepse kemi mundësi zgjedhje. Manaj ka bërë mirë. Ka filluar të shënojë gola. Mendoj se do i përshtatej shumë Polonisë. Është një lojtar që e mbron topin mirë dhe e lodh mbrojtjen”, tha ai.

Bushi theksoi se lojtarët aktualë nuk kanë karakteristikat e Manajt, por shtoi se mund t’i bëjnë dëm polakëve. Po ashtu, ai u shpreh se Ernest Muçi është në formë dhe kundërshtarët e kanë frikë.

“Kur sheh lojtarët si Uzuni, Broja dhe Bajrami, ka karakteristika ndryshe. Nuk është asnjëri si Manaj, për të mbrojtur topin. Por kanë karakteristika të tjera, për të lodhur kundërshtarin.

Muçi i ka karakteristikat për të bërë mirë ndaj Polonisë. Është ndryshe nga Manaj. Do e donte një lojtar me karakteristikat e Manajt trajneri Silvinjo. Kështu mund të përmend Tucin. Muçi është në formë shumë të mirë dhe është entuziast. Polakët e kanë frikë, sepse ka bërë mirë në Turqi. Muçi mund t’i bëjë dëm mbrojtjes polake”, deklaroi Bushi.

Ndeshja Poloni-Shqipëri, do të luhet më 26 mars në Varshavë.

Next Post
Intervista nga Ilva Tare: Sa na rrezikon inteligjenca artificiale dhe si të mbrohemi

Intervista nga Ilva Tare: Sa na rrezikon inteligjenca artificiale dhe si të mbrohemi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arsimi dhe shëndetësia serbe në Kosovë, ambasadori i BE: Duhet të zgjidhet me dialog, është çështje e ndërlikuar

Arsimi dhe shëndetësia serbe në Kosovë, ambasadori i BE: Duhet të zgjidhet me dialog, është çështje e ndërlikuar

March 21, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, BE propozon uljen e objektivit të rezervave të gazit

Tensionet në Lindjen e Mesme, BE propozon uljen e objektivit të rezervave të gazit

March 21, 2026
Tjetërsimi i pronave në Lalëz/ Kërkuan lirimin nga qelia, GjL rrëzon rekursin e vëllait të ‘Rrumit’ të Shijakut dhe Vlash Brahjas

Tjetërsimi i pronave në Lalëz/ Kërkuan lirimin nga qelia, GjL rrëzon rekursin e vëllait të ‘Rrumit’ të Shijakut dhe Vlash Brahjas

March 21, 2026
Dy të vdekur dhe pesë të plagosur nga një ortek në Itali

Dy të vdekur dhe pesë të plagosur nga një ortek në Itali

March 21, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Asgjësimi dhe vetëasgjësimi i opozitës

March 21, 2026
Aksident në Pogradec, makina përplas çiftin e bashkëshortëve që udhëtonte me motor, dërgohen në spital

Aksident në Pogradec, makina përplas çiftin e bashkëshortëve që udhëtonte me motor, dërgohen në spital

March 21, 2026
Meta kërkon lirinë, GJKKO shqyrton të martën kërkesën! Për herë të parë ofron edhe garanci pasurore

Meta kërkon lirinë, GJKKO shqyrton të martën kërkesën! Për herë të parë ofron edhe garanci pasurore

March 21, 2026
Shqipëria prezantohet në MIPIM 2026, një magnet për investitorët dhe arkitektët ndërkombëtarë

Shqipëria prezantohet në MIPIM 2026, një magnet për investitorët dhe arkitektët ndërkombëtarë

March 21, 2026
Intervista nga Ilva Tare: Sa na rrezikon inteligjenca artificiale dhe si të mbrohemi

Intervista nga Ilva Tare: Sa na rrezikon inteligjenca artificiale dhe si të mbrohemi

March 21, 2026
Alban Bushi: Lista e Kombëtares, më e mira e mundshme. Polakët e kanë frikë Muçin

Alban Bushi: Lista e Kombëtares, më e mira e mundshme. Polakët e kanë frikë Muçin

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In