• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Alba e “Big Brother”: Ju rrëfej netët romantike me Diedonin gjatë pushimeve

by
27/07/2015 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Spektakli për dy lojtarët e “Big Brother 8” tani vazhdon në plazhin e Jalës. Edhe pse s’janë martuar ende, duket se shijojnë vetëm muaj mjalti. Të çlirët për të gëzuar e kënaqur njëri-tjetrin në maksimum, Alba dhe Diedoni nuk druhen ta ndajnë me të tjerët lumturinë e tyre të dashurisë. Katër muaj pas njohjes, kanë zgjedhur plazhet e Jugut për të kaluar pushimet e tyre të para çift, që pas daljes nga loja e “BB”. Kësaj here është Alba që na tregon më shumë si po shkon lidhja e tyre në ditë të këqija e të mira Si po i kaloni pushimet e para në çift? Është ky një tjetër realitet i bukur për ju të dy? Pushimet e para po i kalojmë shumë mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe miqve tanë të afërt.

Çfarë hobesh i keni zbuluar njëri-tjetrit në këto ditë kënaqësie dhe relaksi? Hobe të veçanta nuk kemi zbuluar, sepse e dinim se çfarë pëlqenim e jo ta bëjmë bashkë. Edhe pse vetëm katër muaj së bashku, ia dimë gjithçka njëritjetrit tashmë.

Sa kavalier është Diedoni si partner, pasi dukesh gjithmonë si e përkëdhelura e djalit serioz? Diedoni e ka treguar përherë që është kavalier dhe xhentil.

Është ai djali që shpenzon për ty dhe për qejfin bashkë?

Unë nuk mendoj që partneri duhet të paguajë për gjithçka, kështu që ne e kemi ndërtuar lidhjen në shpenzim reciprok për njëri-tjetrin.

I pëlqen atij jeta e natës, ndodh që e gdhini zgjuar?

Po, Diedonit i pëlqen jeta e natës këtu në Jalë, kështu që netët i kalojmë jashtë duke kërcyer, pirë e duke u kënaqur.

Ju kemi parë që keni shkuar çift edhe në dasma. Si ju presin atje ku shkoni?

Në ceremoninë e dasmës që ishim, na pritën si në çdo vend tjetër, pra në mënyrë të përkryer. Nuk gjej fjalë për mikpritjen që na kanë bërë në Kosovë, ka qenë më e mirë se ajo në Shqipëri.

Këto janë pushimet e vetme apo keni planifikuar të tjera për këtë sezon?

Këto janë pushimet e para, por jo të fundit për këtë sezon vere. Të tjerat do t’i kalojmë vetëm ne të dy dhe diku jashtë Shqipërisë besoj. Sekretet tona të përditshme

Sa romantikë jeni në bisedat tuaja intime?

Bisedat tona janë të llojeve të ndryshme, por shumicën e rasteve janë të thjeshta, shprehje ndjenjash, përkëdhelje e dhënie dashurie.

Është Diedoni filozofi plot fjalë të bukura?

Kur dashuron, dashuron, e nuk ke nevojë për shumë filozofi. Më mirë një mashkull si Diedoni që nuk filozofon e vepron, se dikush që ka vetëm fjalë utopike.

Sa e përkëdhelur ndihesh?

Për përkëdheljet mund të them që janë si të një fëmije, se më llaston shumicën e kohës, dhe bashkë flasim si fëmijë (qesh)! Dashuria të bën shumë infantil ndonjëherë! I bëni dhurata njëri-tjetrit dhe çfarë deri tani? I bëjmë dhurata njëri-tjetrit dhe janë të llojeve të ndryshme. Herë shkëmbejmë dhurata materiale, herë bëjmë surpriza të vogla në shtëpi, herë surpriza shpirtërore më shumë, të tipit: përgatitja e ndonjë darke, qirinj, verë ose shkrime të gjata ku shprehim ndjenjat tona dhe ia dërgojmë njëri-tjetrit në mëngjes, që ta lexojmë kur të zgjohemi!

Si të dashur e ke provuar, po si stomatolog? Ke bërë vizitë dhëmbësh te Diedoni?

Diedoni m’i ka kontrolluar dhëmbët për shkak të disa shqetësimeve që kisha, por duke qenë se jam frikacake në këtë drejtim, nuk marr guximin të ulem. Kur të gjej mundësinë, do të merrem seriozisht me dhëmbët.

Next Post

Gjermania: Nëse vazhdojnë kështu, të vendosen vizat me Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Media italiane: Rasti Veliaj, drejtësia shqiptare nën lupë: rasti që vë në vështirësi Melonin

September 28, 2026
Njihuni me sozinë e Ronaldos që ka mbi 400 mijë ndjekës në rrjetet sociale

Njihuni me sozinë e Ronaldos që ka mbi 400 mijë ndjekës në rrjetet sociale

September 28, 2026
Zbulohet shkolla ku mësoi Aleksandri i Madh, arkeologët nxjerrin në dritë kompleksin ku Aristoteli i dha mësime

Zbulohet shkolla ku mësoi Aleksandri i Madh, arkeologët nxjerrin në dritë kompleksin ku Aristoteli i dha mësime

September 28, 2026
213 lekë për litër, çmimi i naftës në Mbretërinë e Bashkuar arrin nivelin më të lartë historik

213 lekë për litër, çmimi i naftës në Mbretërinë e Bashkuar arrin nivelin më të lartë historik

September 28, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Viti i kalit, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së dhe 193 fjalime

September 28, 2026
Hungari| I hiqet imuniteti kryeministrit Péter Magyar dhe dy ish-ministrave të Orbanit, i hapet rruga hetimeve

Hungari| I hiqet imuniteti kryeministrit Péter Magyar dhe dy ish-ministrave të Orbanit, i hapet rruga hetimeve

September 28, 2026
Pa marrëveshje dhe pa seancë, ngërçi politik në Kosovë hyn në fazë të re! Vendi shkon drejt zgjedhjeve të reja?

Asnjë votë kundër! Kuvendi i Kosovës, deklaratë për ish-krerët e UÇK: Kundërshtojmë aktgjykimin e padrejtë

September 28, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 29 Shtator 2026

September 28, 2026
Vendimi i PS, reagon Bardhi: I korruptuari mbron të korruptuarit! Rama zyrtarisht peng i Ballukut

Bardhi ironizon mbledhjen e Këshillit të Sigurisë: Drejtohej nga një kukull

September 28, 2026
PE miraton raportin e progresit për Shqipërinë! Schieder: Integrimi në BE më 2030, objektiv realist

Raportuesi Schieder: Shqipëria është pararendëse e procesit të zgjerimit, jemi në fazën e fundit të garës

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com