Njëra ndër banoret më të famshme të edicionit Big Brother 8, Alba, këto javët e fundit ka qenë njëra ndër femrat më të përfolura të show bizit.
Pas ndarjes nga i dashuri i saj Diedoni me të cilin ishin lidhur gjatë kohës sa ishin brenda shtëpisë ajo u komentua jashtë mase nga mediat, madje vet Alba kishte qenë ajo e cila kishte pranuar ndarjen përmes një postimi në Facebook.
Kjo e fundit gjithashtu menjëherë pas kësaj kishte vendosur që të bëjë edhe një ndërhyrje kirurgjike në hundë. Ajo kishte thënë gjithashtu që “Nuk ka asgjë të keqe të duash të përmirësosh veten”, dhe se kjo ishte një ëndërr e Albës.










