• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Alarmoi” policinë/ Nëna 22 vjeçare arrestohet për vrasjen e vogëlushit: E hodhi në plehra…

by
22/11/2022 19:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Leilani Simon, nëna e cila një muaj më parë kishte pretenduar se i kishin rrëmbyer djalin 20 muajsh, u arrestua të hënën. Nëna e një vogëlushi të zhdukur është akuzuar për vrasjen e tij pasi një trup u gjet në një vendgrumbullim. Departamenti i Policisë së Qarkut Chatham njoftoi  të hënën arrestimin e Leilani Simon, 22 vjeç, pasi djali i saj Quinton u zhduk muajin e kaluar.

“Jemi thellësisht të pikëlluar nga ky rast, por jemi mirënjohës që jemi një hap më afër drejtësisë për të voglin Quinton”, shkruan ata në Twitter.

Vetëm 20 muajsh, Quinton pretendohej i vdekur pasi nëna e tij e raportoi atë të zhdukur nga shtëpia e saj në Savannah, Georgia. Mamaja e tre fëmijëve ndante shtëpinë me djalin e saj trevjeçar, të dashurin dhe nënën e saj. Nëna e Leilanit kishte kujdestarinë e të dy fëmijëve. Shefi Jeffrey Hadley tha: “Këtë pasdite detektivët e Departamentit të Policisë së Qarkut Chatham arrestuan 22-vjeçaren Leilani Simon dhe e akuzuan atë për vrasje me dashje, fshehje të vdekjes së një personi tjetër, raportim të rremë dhe deklarata të rreme në lidhje me zhdukjen dhe vdekjen e djalit të saj.

Vogëlushi u raportua i humbur më 5 Tetor të këtij viti, dhe Simon pretendonte se djali ishte rrëmbyer rreth orës 9 të asaj mbrëmjeje. Dyshimi filloi pasi Diana McCarta, dadoja e fëmijëve, mori një mesazh ku i kërkohej që ditën t’a merrte pushim, pasi mamaja nuk do punonte atë ditë. “M’u duk pak e çuditshme sepse zakonisht, unë i mbaj fëmijët edhe kur mamaja e tyre punon.”, u shpreh dadoja McCarta. Një javë pas zhdukjes së Quinton, policia konfirmoi fillimin e një investigimi.

Shefi Hadley konfirmoi se mbetjet njerëzore ishin gjetur në një vendgrumbullim pas një kërkimi prej një muaji të premten. Një laborator i FBI-së konfirmoi se mbetjet ishin njerëzore. Ai tha: “Testimet shtesë, duke përfshirë analizën e ADN-së, janë duke u kryer dhe ne kemi çdo arsye të besojmë se kjo do të konfirmojë se eshtrat janë të Quentin-it.

“Ky është një zhvillim therës për të gjithë ata që e donin Quinton, për shumë njerëz që e njohën atë pas zhdukjes së tij dhe për departamentin tonë”. Policia tha se Simon tani po transportohet në Qendrën e Paraburgimit të Qarkut Chatham për të pritur një seancë dëgjimore dhe ata “nuk parashikojnë ndonjë arrestim tjetër në lidhje me këtë rast”.  “Ajo nuk e meriton Ditën e Falënderimeve”, shtoi Hadley.

Agjenti special i FBI-së Will Clark shtoi se ajo që ndodhi me Quinton ishte “e paimagjinueshme”, por tha se mund të ishin “ditë përpara se të kemi rezultatet përfundimtare” të testit të ADN-së.

/e.d

Next Post
“Mami u diagnostikua me kancer gjiri 1 vit pas meje”/ Mësuesja: Nuk ia doli dot, ishte goditja ime e dytë

“Mami u diagnostikua me kancer gjiri 1 vit pas meje”/ Mësuesja: Nuk ia doli dot, ishte goditja ime e dytë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
‘Raketat tona janë në pozicion’/ Shtimi i trupave amerikane në terren, kryeparlamentari i Iranit: Kur të vijnë, do t’i vëmë flakën

‘Raketat tona janë në pozicion’/ Shtimi i trupave amerikane në terren, kryeparlamentari i Iranit: Kur të vijnë, do t’i vëmë flakën

March 29, 2026
Alesia Balliu i kundëpërgjigjet Boçit: Opozita nuk mund të jetë antiligjore

“Berisha ka frikë nga gara për kreun e partisë!”, Alesia Balliu reagon pas përjashtimit nga PD e Elbasanit

March 29, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Me mentalitetin e Partisë unike në sistemin shumëpartiak

March 29, 2026
I armatosur, terrorizon lokalin në Kavajë, 28-vjeçari arrestohet pas disa orësh ndjekje nga policia

I armatosur, terrorizon lokalin në Kavajë, 28-vjeçari arrestohet pas disa orësh ndjekje nga policia

March 29, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Netanyahu urdhëron zgjerimin e zonës së sigurisë në jug të Libanit

Tensionet në Lindjen e Mesme, Netanyahu urdhëron zgjerimin e zonës së sigurisë në jug të Libanit

March 29, 2026
Edmondi i kërkon lekët borxh krushkut pas 12 vitesh, Sherifi: Më jep e ca të tjera, se më duhen…

Edmondi i kërkon lekët borxh krushkut pas 12 vitesh, Sherifi: Më jep e ca të tjera, se më duhen…

March 29, 2026
Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

March 29, 2026
Shërbim Prove….

Kush kërkon kaos në Shqipëri?

March 29, 2026
Irani kërkon sovranitet mbi Ngushticën e Hormuzit: Të gjitha vendet duhet të paguajnë taksë

Irani kërkon sovranitet mbi Ngushticën e Hormuzit: Të gjitha vendet duhet të paguajnë taksë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In