Në Gjirokastër është rishfaqur sëmundja e antraksit, apo plasjes siç njihet ndryshe.
Në spitalin rajonal të këtij qyteti janë paraqitur tri raste pas konsumimit të mishit të bagëtive.
Antraksi është një sëmundje e sektorit veterinar, por transmetimi i sëmundjes nga kafsha tek njeriu përbën një nga shqetësimet më të mëdha të ekspertëve të shëndetit.
Në një vit ne vendin tonë 30-40 persona preken nga Antraksi.
Transmetimi i antraksit tek njerëzit ndodh kur konsumohet mishi i kafshëve të sëmura me antraks.










