• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Alarmi për mishin e kuq, tronditet industria shqiptare miliona euroshe

by Java News
30/10/2015 17:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

REPORTAZH JAVANEWS / Klaudio është një djalë nga Gramshi, i cili çdo ditë ngrihet që në 5 të mëngjesit për të shpërndarë me makinën frigoriferike në dyqanet e Tiranës produktet e një firme të njohur në fushën e përpunimit të mishrave si sallam, kremvice, salçiçe, etj. Ai ka ardhur nga Gramshi në përpjekje për të ndërtuar një jetë më të mirë së bashku me familjen e tij dhe me të fejuarën. Por ditët e fundit ai po vërente një dukuri që s’i kishte ndodhur më parë. Ai tregon për Javanews se tregtarët e dyqaneve nuk po merrnin më sasinë që merrnin thuajse çdo ditë. Brenda dy ditësh ata i kishin përgjysmuar kërkesat e tyre. Nuk iu desh shumë të mësonte se cili ishte shkaku. Tregtarët i thonin se prej disa ditësh kishte rënë ndjeshëm numëri i blerjeve të produkteve të mishit të përpunuar nga ana e klientëve, pasi, siç u thonin, OBSH kishte lajmëruar se mishi i kuq i përpunuar në nënprodukte si sallam, proshtë, etj., shkaktonte kancer. Duket se këto ishin shenjat e para që tregonin se pas këtij njoftimi industria e mishit të përpunuar, ku janë investuar sipas raportit të Bankës së Shqipërisë afro 325 milion euro, nuk do të kalonte ditë të lehta. Dhe në fakt treguesit e shitjeve kanë filluar të ulen me shpejtësi duke krijuar vështërsi të jashtëzakonshme për biznesin e sallamerisë, i cili edhe për shkak të krizës ekonomike po përballet me shumë probleme.

JavaNews bëri një vrojtim në disa pika kryesore të shitjes së produkteve të sallamerisë, duke marrë kontakte me shitësit dhe klientët. Arta T., një kliente prej disa vitesh në një prej dyqaneve të përpunimit të mishit në kryeqytet, shprehet se e ka rrudhur shumë dorën në blerjen e produkteve të sallamit. “Djali i madh më thotë që të mos blej me salçiçe dhe kremviçe se ato shkaktojnë kancer. I them që ka një jetë që i ham e nuk na ka gjetur gjë. Por ai më thotë që të mos i marr. Seç dëgjova dhe në lajme. Se marrim më vesh të keqen nëna se çfarë po hamë. Po nuk i hëngri djali unë kot që i blej” rrëfen Arta. Ndërsa një klient tjetër shprehet se kur ky është një problem për vende të zhvilluara që kanë dhe masa kontrolli, imagjino se çfarë bëhet në Shqipëri “ku përpunohet dhe derri dhe dosa bashkë”, ku mungon thuajse tërësisht kontrolli.

Ndërsa Agimi një shitës mishi prej vitesh te Pazari i Ri shprehet se biznesi i tij nuk ka pasur ndonjë ndikim nga çfarë thuhen për mishin e kuq. “Mesa kam dëgjuar ky problem është vetëm për mishin e përpunuar jo për mishin e gjallë. Unë kam të njëjtat ritme shitje si muajt e kaluar. Ajo që kam ndryshuar është fakti se mishin e grirë e bëj në sy të klientit dhe nuk e gri siç bëja më parë”, shprehet ai.

Por pjesa më e vështirë është që të bësh të flasësh shitësit e dyqaneve kryesore ku shitet mishi i përpunuar. Kur i pyet sesi po ecin shitjet ata të përgjigjen “shumë mirë”, “si çdo ditë”. Por ajo që vihet re lehtësisht është fluksi i ulët i klientëve që blejnë krahasuar me shumë ditë më parë. Ndërkaq vështërsi serioze duket se janë shfaqur dhe për disa restorante që e mbështesin aktivitetin e tyre tek birra dhe sallameria. Prej disa ditësh ata vënë re se është ulur goxha numëri i klientëve që frekuentojnë lokalet e tyre. “Shumë produkte ne i marrim nga importi. Nuk janë produkte vendase. I marrim kryesisht nga Gjermania dhe Italia. Por siç ndodh në Shqipëri kur hapet fjala për diçka, siç u bë për qumshtin disa vite më parë, “e merr dreqi” atë punë”, shprehet menaxheri i një lokali në zonën e ish- bllokut.

Vetëm pak ditë më parë “International Agency for Research on Cancer” (IARC) e Organizatës Botërore të Shëndetësisë lëshoi alarmin e kuq se “mishi i kuq i përpunuar përmban substanca kancerogjene”. Deklarata tronditëse e OBSH-së, rrezikon të dëmtojë seriozisht biznesin e “fast food”-eve dhe industrinë e mishit. Në mishin e përpunuar, përfshihen shumë konservantë dhe sasi të mëdha kripe. Në listën e mishrave kancerogjenë, përveç salsiçeve e proshutës, përfshihen edhe “hot dog”-ët, pançeta dhe sallami. Është pikërisht ky alarm, i cili falë dhe rrjeteve sociale të përhapjes, ka filluar të japë ndikimet e veta edhe në Shqipëri. Efektet kanë filluar. Përmasat pritet të ndjehen në ditët në vazhdim, duke vënë në vështërsi serioze industrinë miliona euroshe të përpunimit të mishit. (javanews.al / Me. Ar).

Next Post

Sindi Arifi, shqiptarja që shkoi në finalet e “Miss Zvicra 2015” (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

September 19, 2026
Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

September 19, 2026
Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

September 19, 2026
Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si “Agjenti 007” personal i tij

Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si Agjenti 007 personal i tij

September 19, 2026
Trump i hap rrugë sanksioneve ndaj Rusisë, DASH miraton në parim shitjen e pajisjeve ushtarake për Ukrainën!

Trump publikon 25 “arritjet” e mandatit të tretë, nga emigracioni te bllokimi i armëve bërthamore të Iranit

September 19, 2026
Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave,  kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave, kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

September 19, 2026
Nis dita e 110-të e protestës, qytetarët mblidhen pranë Kuvendit, një grup i vogël shkon para SPAK-ut: Lironi çunat!

Protestuesit paralajmërojnë tubim më 8 tetor para Kuvendit: Të ndalim shkrirjen e bashkive

September 19, 2026
Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

September 19, 2026
Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

September 19, 2026
Hysni Zela rrëfen në “S’e Luan Topi”: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

Hysni Zela rrëfen në Se Luan Topi: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com