• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Alarmi nga provokimi i ri i Penianit/ SHBA reagon ashpër pas lëshimit të raketës balistike mbi Japoni

by
04/10/2022 10:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një provokim i ri, i rrezikshëm nga Pheniani erdhi pasi Koreja e Veriut lëshoi ​​një raketë balistike që fluturoi mbi Japoni të martën. Kjo është hera e parë që ndodh që nga viti 2017.

Shtabi i Përgjithshëm ushtarak i Koresë së Jugut raportoi se koreano-veriorët lëshuan një raketë balistike me rreze të mesme veprimi, e cila fluturoi mbi pjesën lindore të arkipelagut japonez duke arritur një distancë prej 4500 kilometrash, përpara se të përfundonte në Oqeanin Paqësor.

Gjatë natës Tokio lëshoi ​​një alarm ajror. Banorët e Hokkaido dhe Aomori u zgjuan nga sirenat dhe atyre iu kërkua të qëndronin brenda ndërtesave ose të shkonin në strehimoret më të afërta.

Operatori kryesor hekurudhor japonez ndaloi shërbimet e trenit të shpejtë Shinkansen në veri të arkipelagut si një masë paraprake. Një alarm u ngrit gjithashtu në hapësirën ajrore të prekur nga trajektorja e raketës.

Dënimi i kryeministrit japonez, Fumio Kishida, për veprimin ishte i menjëhershëm, duke e cilësuar lëshimin e raketës një “akt të egër”.

“Kam dhënë udhëzime për të kontrolluar për çdo dëmtim të mundshëm, për të mbledhur dhe analizuar informacione dhe për të bashkëpunuar me aleatët”, shtoi kreu i qeverisë në Japoni.

Sekretari kryesor i kabinetit dhe zëdhënësi i qeverisë japoneze, Hirokazu Matsuno, tha se “veprimet e Koresë së Veriut, duke përfshirë lëshimet e përsëritura të raketave balistike, kërcënojnë paqen dhe sigurinë e Japonisë , rajonit dhe komunitetit ndërkombëtar”.

Premtimi për një përgjigje “të fuqishme” ka ardhur nga Shtetet e Bashkuara. Ministri i Jashtëm japonez Yoshimasa Hayashi dhe sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken folën në telefon pas lancimit te raketes, të cilin e quajtën “një kërcënim serioz dhe i pashmangshëm për sigurinë e Japonisë dhe një sfidë e qartë dhe serioze për komunitetin ndërkombëtar”.

Përshkallëzimi vjen në një kohë kur Japonia, Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut po punojnë për të forcuar mbrojtjen e tyre në përgjigje të kërcënimit të paraqitur nga Pheniani.

Javën e kaluar të tre vendet kishin kryer stërvitje të përbashkëta detare për herë të parë që nga viti 2017.

Veprime që shihen nga udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un si provë se armiqtë e tij po përgatiten për luftë.

Programi raketor dhe bërthamor i Koresë së Veriut është i ndaluar nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara , i cili ka vendosur për sanksione të reja ndaj vendit.

/e.d

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Binaj: Inspektorët u kërcënuan edhe për familjarët, presione të papranueshme ndaj administratës tatimore

Binaj: Inspektorët u kërcënuan edhe për familjarët, presione të papranueshme ndaj administratës tatimore

November 27, 2026
Beqiri kërkon ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane për dosjen “Partizani”: Të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit

Beqiri kërkon ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane për dosjen “Partizani”: Të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit

November 27, 2026
Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin e Fierit, drejtuesi shpëton pa lëndime

Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin e Fierit, drejtuesi shpëton pa lëndime

November 27, 2026
Himarë/ Rrëshqitje inertesh në Qafën e Vishës, bllokohet përkohësisht qarkullimi, rruga hapet në një korsi

Himarë/ Rrëshqitje inertesh në Qafën e Vishës, bllokohet përkohësisht qarkullimi, rruga hapet në një korsi

November 27, 2026
Meloni paralajmëron aleatët pas përplasjeve në koalicionin qeverisës në Itali: Gati për zgjedhje të parakohshme

Meloni përplaset me Zelenskyn për operacionin në Libi: U shkel sovraniteti libian

November 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Patriotizmi dhe frika prej tastierës

November 27, 2026
Përmbytjet në Vlorë, disa rrugë ende nën ujë, bllokohet qarkullimi në “Albano dhe Romina”

Përmbytjet në Vlorë, disa rrugë ende nën ujë, bllokohet qarkullimi në “Albano dhe Romina”

November 27, 2026
Nurellari: Shqipëria më pranë BE-së se kurrë, anëtarësimi do të jetë një “lokomotivë zhvillimi”

Nurellari: Shqipëria më pranë BE-së se kurrë, anëtarësimi do të jetë një “lokomotivë zhvillimi”

November 27, 2026
Paketa Fiskale 2027, kush fiton dhe kush paguan më shumë?

Paketa Fiskale 2027, kush fiton dhe kush paguan më shumë?

November 27, 2026
Më shumë para për shpërblimet e fundvitit për pensionistët/ Rishikimi i buxhetit, fondi rritet në vlerën e 97 mln Euro..

Më shumë vite punë për të përfituar pension? FMN propozon reformim të skemës

November 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In